SHPËRNDAJE

Apple ndertesaNuk ka rendësi a pajtoheni apo jo me renditjen. Fjala “inovativ” është një fjalë që shumë shpesh po përdoret kur përshkruhet kompania Apple, dhe si duket ketë vit portali Fast Company në përzgjedhjen e 50 kompanive më inovative në botë, kompaninë Apple e ka vendosur në pozitën e dytë, më të cilën nuk është keq, duke marrë parasysh se vitin e kaluar kjo kompani ishte në vendin e 14-të.

Pra, pse Fast Company konsideron se Apple duhet të jetë në vendin e dytë si kompania me inovative në botë? Si duket përmirësimet që Apple ka bërë në versionin e platformës së saj iOS 8, ishte arsye që i ndihmoi kompanisë për të arritur ketë pozitë. Fast Company kanë përmendur se si Apple ka përfshirë karakteristika të reja në iOS 8, e që e kanë bërë më të lehtë dhe më të mirë platformën për zhvilluesit e palës së tretë për të krijuar aplikacione interesante dhe të dobishme për përdoruesit.

Kompanitë e tjera që përfshinë listën Top 10 janë kompania e syzeve Warby Parker në pozitën e parë, Alibaba për tregti në pozitën e tretë, Google e katërta, Instagram e pesta e kështu më radhë. Po përmendim disa, por çfarë mendoni ju, a e meriton Apple pozitën e dytë? /ameble

SHPËRNDAJE