SHPËRNDAJE

Data CenterApple ka njoftuar për një investim të madh në qendrat e të dhënave për Evropë, ku kompania ka në plan të investojë rreth 1.7 miliardë €. Një nga këto qendra do të jetë e vendosur në County Galway të Irlandës dhe tjetra do të jetë në Jutland të Danimarkës, që të dy këto do të funksionojnë nga energjia e rinovueshme.

Apple, këto qendra evropiane do t’i përdorë për të fuqizuar shërbimet e tyre online të cilat përfshijnë iTunes, App Store, iMessage, Maps dhe Siri.

“Ne jemi mirënjohës për suksesin e vazhdueshëm të Apple-it në Evropë dhe jemi krenar që investimet tona mbështesin komunitetin në të gjithë kontinentin,” ka thënë krye-shefi i Apple-it, Tim Cook. “Ky investim i ri dhe i rëndësishëm është një ndër projektet më të mëdha të Apple-it në Evropë deri më tani. Ne jemi të përkushtuar të zgjerojmë punën tonë duke krijuar qindra vende punë lokale.” ka thënë ai. /ameble

SHPËRNDAJE