SHPËRNDAJE

Archos sot ka prezantuar tre tablet të ri që vijnë nga seria e tyre e re Neon të quajtur Archos 90 Neon, Archos 97 Neon dhe Archos 101 Neon.


Të tre tableta nga Archos janë të pajisur me procesorë 4-bërthamor nga 1.4GHz ose 1.6GHz, 1GB RAM, 8 GB memorie internet e cila mund të zgjerohet nëpërmes portës microSD.

Tableta Archos 90 Neon është i pajisur me ekran 9 inç që ofron rezolucion të dobët prej 800 x 480 pikselë. Archos 97 Neon është i pajisur me ekran 9.7 inç me rezolucion 1024 x 768 pilselë dhe i fundit Archos 101 Neon vjen me ekran 10.1 inç që ofron rezolucion 1024 x 600 pikselë. Të tre tabletet posedojnë platformën Android dhe versionin 4.2 Jelly Bean dhe blerësit do të kenë qasje të plotë në Google Play Store.

Ende nuk ka informacione për disponueshmërinë e tyre dhe çmimin. Për më shumë detaje rreth pajisjeve, mund të informoheni nga uebfaqja e tyre Archos./ameble