SHPËRNDAJE

Asphalt 8 AirborneAsphalt 8 Airborne është një lojë shumë e njohur për gara nga Gameloft dhe gjendet në top listat e lojërave në Google Play Store dhe AppStore. Kohët e fundit, ajo është lansuar edhe për pajisjet Blackberry Z10 dhe Z30, dhe gjithashtu është në dispozicion për pajisjet që posedojnë platformën Microsoft Windows Phone 8.

Nëse jeni tifoz i flaktë i këtyre lojërave dhe posedoni pajisje me platformën Windows Phone 8 atëherë Gameloft ketë lojë nga sot e ka kthyer falas.

Asfalt 8 posedon grafikë mahnitëse. Me ketë lojë mund të luhet kundër lojtarëve të tjerë nga e gjithë bota, gjithashtu posedon skena të veçanta për karrierë, të cilat përbëhen nga 8 sezone dhe mbi 180 evente të ndryshme.

Asphalt 8 Airborne deri më tani nga Windows Phone Store ka kushtuar 0.99 $ kurse tani është pa pagesë. /ameble

SHPËRNDAJE