SHPËRNDAJE

Kemi parë sistemin operativ Chrome në laptop Chromebook, mirëpo diçka që nuk kemi parë deri më tani dhe që pritet t’a shohim është pajisja e re ASUS Chromebox. Kjo pajisje është e dizajnuar nga Chrome OS, por ndryshe nga laptopi Chromebook ky nuk posedon monitor, tastierë apo miun kompjuterik. Thjesht thirret Mini PC. Chromebox pritet të ofrojë qasje në produktet të Google-it, si dhe në shërbime të tilla si YouTube, Hulu Plus, dhe Netflix. Asus Chrome

Chromebox është i pajisur me procesorë Intel të gjeneratës së katërt dhe posedon rrjetin WiFi për qasje në internet. Gjithashtu vjen me katër porte të USB 3.0, Bluetooth 4.0 dhe një lexues për kartelat SD për transferim të të dhënave nga pajisje të tjera. ASUS Chromebox gjithashtu posedon portën HDMI dhe DisplayPort për mbështetje të dyfishtë të monitorëve.

Karakteristika tjera përfshinë 100GB hapësirë në Google Drive që është e vlefshme për 2 vjet, pas së cilës përdoruesit do të duhet të vazhdojnë atë. ASUS Chromebox do të jetë në dispozicion nga muaji Mars, për 179 $. /ameble