SHPËRNDAJE

Asus ka prezantuar në Tajvan modelin e ri të formës PadFone E (smartphone plus tablet), duke ofruar një ekran me madhësi të plotë me karakteristika të mesme dhe me çmim për rreth 560 $ pa kontratë. Nuk janë dhënë detaje nëse apo kur ky model i ri mund të shitet edhe jashtë shtetit të Tajvanit.

Asus PadFone E

Ashtu edhe si modelet e mëparshme, PadFone përbëhet nga një smartphone që mund të ngjitet në pjesën e pasme të një tableti. Këtë herë forma e tabletit vjen me ekran 10 inç me rezolucion 1280 x 800 pikselë kurse smartphone-i vjen me ekran 4.7 inç 720p. Brenda pajisjes gjendet procesori 4-bërthamor Snapdragon 800, 1GB RAM , 16GB memorie e brendshme, fuqia e baterisë në smartphone 1820 mAh kurse në tabletë 5000 mAh  e cila e mbush baterinë e smartphone-it gjatë lidhjes me tablet. Ende nuk dihet për sa i përket versionit të Android-it. /ameble

SHPËRNDAJE