Asus më në fund ka konfirmuar thashethemet e deri tanishme, duke zbuluar kështu një uebfaqe dhe një video të shkurtër në Youtube, dhe më ketë ka promovuar modelin e ri të përditësuar PadFone Infinity. PadFone-i smartphone-tablet i rifreskuar pritet të lansohet javën e ardhshme me datë 17 Shtator në një ngjarje të veçantë të organizuar nga shefi ekzekutiv Jerry Shen në Taipei.

[youtube id=”pDd6gINBv3s” width=”600″ height=”350″]

Falë një serie të imazheve që kanë rrjedhur muajin e kaluar, tanimë kemi detaje të asaj çfarë mund të presim nga kjo pajisje e re. PadFone-i i ri ka të ngjarë se do të jetë i pajisur me procesorë Snapdragon 800, dhe pritet të shfaqet më ngjyrë të zezë dhe të bardhë. Pak është e çuditshme se pse kompania nuk e  ka zbuluar ketë pajisje gjatë ngjarjes IFA 2013!

Modeli i rifreskuar A86 ofron të njëjtat dimensione dhe design si modeli i tanishëm A80 dhe do tëshfaqet ngjashëm bashkë me tabletin e tij shoqërues. Si do që të jetë të jetë interesante të shohim se çfarë dp të prezantoj kompania tajvaneze në javën që vjen. |ameble|