SHPËRNDAJE

Asus SmartwatchThashethemet e fundit janë se kompania Asus po planifikon të lansoj një smartwatch me Android Wear me një çmim të lirë. Sipas një raporti nga TechCrunch, ky smartwatch pritet të lansohet në Shtator dhe do të jetë me ekran Amoled dhe çmimi i tij do të jetë ndërmjet 99$ (72) dhe 149$ (108).

Emri i njohur @evleaks nuk mund të jap detaje më shumë, por përmend duke thënë se kjo orë e mençur nga Asus është koduar Robin dhe synon të jetë pajisja më e hollë e kësaj kategorie.

Nëse lajmi është i vërtetë, atëherë me çmimin e spekuluar ky model mund të jetë një konkurrues i madh ndaj Samsung Gear Live, Motorola Moto 360, dhe LG G Watch të cilët u prezantuan në ngjarjen Google I/O gjatë kësaj jave. /ameble

SHPËRNDAJE