SHPËRNDAJE

Kur është fjala për pajisje që ndihmojnë femrat në shmangien e sulmeve apo ngacmimeve seksuale, ekzistojnë aksesorë si sprej e gjë sende tjera. Gjithashtu sulmet mund të parandalohen edhe më bilbila apo alarme që kanë për qëllim të tërheqin vëmendjen e tjerëve, me shpresë që pak a shumë të trembët sulmuesi.

Athena është një pajisje e re e krijuar nga Roar, e cila vendoset në veshje të femrave, ku për qëllim ka ti ndihmoj ato që t’ju shmangen sulmeve seksuale.

Rëndësia e kësaj pajisje të vogël është së mund të ngjitet në veshje si një gjerdan, aty ku personi që e mbanë mund të ketë qasje të lehtë. Kjo për arsye se, nga pajisja mund të dërgohet një alarm normal apo i heshtur tek dikush i afërm, pa e kuptuar sulmuesi. E ngjashme mund të përdoret edhe në rastet e dhunës në familje.

Sipas bashkë-themelueses së kompanisë Yasmine Mustafa, për krijimin e një pajisje të tillë ajo është frymëzuar kur kishte dëgjuar së si një fqinj e saj kishte dal jashtë për të lexuar dhe më pastaj ishte rrahur dhe sulmuar seksualisht. Kur kam lexuar historinë e saj të nesërmen, më ka lindur ideja, ka thënë ajo për Mashable.

Nga kjo pajisje e vogël, pas shtypjes së butonit që posedon, dërgohet një tekst mesazh së bashku me vendndodhjen tek njerëzit e paracaktuar, që tregon se ku jeni, ose mund të informoj edhe autoritetet policore.

Pajisja aktualisht është në Indiegogo ku ka tejkaluar qëllimet e tyre të financimit që është 40.000$. /ameble

SHPËRNDAJE