SHPËRNDAJE

Kur është fjala për kufje (headphones) që përdoren kryesisht për lojëra, fansat e këtyre ndoshta me shumë i njohin markat si Turtle Beach, Razer dhe Steelseries. Megjithatë, dy apo tri vjet më parë prodhuesi australian i pajisjeve audio, Audio Technica kishte hyr në tregun e kufjeve, ku tani edhe ka prezantuar dy modele të reja.

Këto modele vijnë në formën ADG1x dhe AG1x. Mund t’ju vije çudi se pse emërtimi i këtyre modeleve duket pak a shumë i njëjtë me disa modele më herët (dikush mund t’i njoh), kjo është për shkak se kanë përmirësuar versionet e kaluara, kufjet ADG1 dhe AG1 nga 2013-ta. Kështu që, nëse dikush i ka blerë modelet e më hershme dhe i ka pëlqyer ato, apo ndoshta nuk keni qenë të kënaqur me kualitetin, atëherë shpresojmë se këto të tashmet do të jenë më të mira.

Të dy kufjet posedojnë tipare të reja, përveç kualitetit, posedojnë mbushësin së bashku me Pad-in që duket të jetë me i rehatshëm, kabllo bazë e kufjeve është bërë më e gjatë, 1.2m dhe gjithashtu do të kenë një telekomandë që mund të rritet dhe ulët zëri.

Të dy modelet pritet të dalin në treg më datë 3 Dhjetor, me çmim rreth 290$. /ameble

SHPËRNDAJE