bmbi

Si ta bëni TV-në tuaj Smart?

Si ta bëni TV-në tuaj Smart?

Sot, gjithçka rreth nesh po bëhet Smart duke përfshirë pajisjet e ndryshme sikurse smartphone, smart-kamera, smart-TV dhe shumë pajisje të tjera. Viteve të fundit tek ne janë shitur shumë televizor standard që nuk i takojnë kategorisë smart. Dhe nëse ju keni një TV standard dhe dëshironi ta bëni smart, me ç’rast nuk dëshironi të shpenzoni një shumë të konsiderueshme të hollave për pajisjet e reja, ne u prezantojmë një zgjidhje ideale për ju.

Produktin mund të gjeni në www.gjirafa50.com (kliko)

Pra, TV-në tuaj standard mund të shndërroni në Smart TV duke vendosur në të, vetëm një pajisje shumë praktike e quajtur Mini TV Android stick.

Për çfarë pajisje bëhet fjalë, video e më poshtme ju shpjegon të gjitha.

Videot zyrtare: https://ameble.gjirafa.com

Pra, në thelb është një plug-in pajisje në formë të një memorie USB e cila mundëson shndërrimin e një TV-je të thjeshtë në një Smart TV me Android. Pajisja Mini TV me Android (modeli MK808B) që ne kemi prezantuar në videon më lartë, është një pajisje që vjen me tastierë që ka të integruar miun (mouse), si dhe kabllot shtesë që mundësojnë lidhjen e pajisjes me TV.

Mini TV Android stick është e fuqizuar me procesorë 2-bërthamor 1.6 GHz, platformën Android 4.1 Jelly Bean (me mundësi përditësimi), 1GB RAM dhe 8 GB ROM (hapësirë e brendshme për ruajtje) me mundësi zgjerimi nëpërmes portës USB apo slotes micro SD. Karakteristika të tjera të Mini TV android stick janë lidhjet WiFI, Bluetooth, porta HDMI, porta mini USB, mini USB porta për furnizim me rrymë, porta standarde USB, slota micro SD, drita LED për lajmërim për kyçje në rrymë dhe butonin fizik që shërben për përditësimin e softuerit. Për ketë pajisje gjithsesi ju duhet ta keni portën HDMI në TV-në tuaj.

Nëse jeni të interesuar për të shndërruar TV-në tuaj standard në atë Smart dhe njëkohësisht dëshironi të blini një Mini TV Android stick, mos hezitoni të na kontaktoni nëpërmjet email-it info@ameble.com me ç’ rast do të njoftoheni për detaje më të hollësishme për çmimin dhe mundësinë e porosive.|ameble|

Microsoft mund të investoj në sistemin operativ Cyanogen

Microsoft mund të investoj në sistemin operativ Cyanogen

Cyanogen ModPara disa ditëve nga Cyanogen është njoftuar se është duke punuar në një version të ri të ndarë nga Android-i. Versioni i ri i OS-it do të jenë më pak i varur nga Google, ku menjëherë pas këtij lajmi thuhet së Microsoft është e interesuar të investoj në ketë kompani.

Sipas një raporti të fundit nga Wall Street Journal, Cyanogen Inc aktualisht ka ngritur një financim prej 70 milionë dollarësh, në të cilën Microsoft mund të jetë njëri prej investitorëve. Microsoft edhe pse posedon sistemin operativ mobil të vetin Windows Phone, dhe në anën tjetër dihet se Android i Google-it është sistemi dominant për momentin në pajisjet mobile, në ketë rast Microsoft mund të përdor ketë investim si përpjekje për të dobësuar dominimin e Google në tregun e telefonisë mobile.

Version Android i Google-it shumë herë është kritikuar nga prodhuesit, për arsye se ata kanë të para-instaluar aplikacionet e Google-it, si Google Play Store, YouTube, Google Search etj.

Të dyja edhe Microsoft edhe Cyanogen kanë refuzuar të komentojnë për një investim të mundshëm. /ameble

Microsoft në janar do të prezantoj karakteristikat e reja të Windows 10

Microsoft në janar do të prezantoj karakteristikat e reja të Windows 10

Windows-10Sipas disa burimeve ende të pa konfirmuara Microsoft pritet të mbajë një ngjarje në muajin janar ku do të prezantoj karakteristikat e reja të Windows 10, si dhe do të flasin për planet e tyre për smartphones dhe tablet. Gjiganti i programeve kompjuterike pritet që këtë ngjarje të shfrytëzoj gjithashtu për lansimin e parë të Windows 10, si test për përdoruesit.

Microsoft paraqitjet e para për Windows 10 na tregoj shkurt në një ngjarje të vogël në San Francisko në muajin shtator. Kjo ngjarje kishte zgjatur vetëm një orë dhe kështu Microsoft nuk ka pasur mundësi që t’i shpjegoj të gjitha të rejat e versionit të ri të Windows-it. Por tani po thuhet se kompania ka shumë më shumë për të na treguar vitin e ardhshëm.

The Verge ka raportuar se “Microsoft ka një numër të madh të karakteristikave për të diskutuar, duke përfshirë edhe ndërfaqen e re me prekje të quajtur Continuum”.

Sipas raportit, kjo ngjarje nuk do të zhvillohet në Consumer Electronics Show (CES) në Las Vegas, edhe pse Microsoft do të marr pjesë atje, mirëpo kjo do të jetë një ngjarje e veçantë e cila do të mbahet nga fundi i janarit. Përveç kësaj kompania pritet të njoftojë planet e saj edhe për pajisje tjera, duke përfshirë smartphone, tablet, dhe ndoshta edhe Xbox One. /ameble

Përmbledhja Javore: 08 Shtator – 13 Shtator

Përmbledhja Javore: 08 Shtator – 13 Shtator

Permbledhja-javore-post

Si zakonisht, fundjava është e rezervuar për më të rejat nga teknologjia, për ata të cilën nuk kanë pasur mundësi t’i përcjellin.

Këtë javë, si top lajm ishte ngjarja e organizuar nga Apple apo lansimi i pajisjeve të tyre, iPhone 6, iPhone 6 Plus dhe Apple Watch. Pajisjet të cilat lansohen nga gjiganti Apple gjithmonë vijnë me plot spekulime, thashetheme, pritje dhe në fund paksa dëshpërohem. Pse?

Është spekuluar shumë që do të ketë risi të mëdha nga modelet që kompania pritet t’i lansoj ketë vit, është thënë të vijnë me karakteristika tejet të larta, me ndonjë tipar ndryshe nga të tjerët, dhe e vetmja çfarë ka bërë Apple është se ka lansuar iPhone me madhësi të ndryshme më të mëdha e që kjo nuk jap ndonjë rendësi të madhe, duke pasur parasysh se kemi pasur qysh që disa vite smartphone me ekran të mëdhenj. Gjithashtu vlen të përmendet që karakteristikat e këtyre modeleve që ka nxjerr Apple ketë javë, janë 100% të ngjashme p.sh. me modelin LG Nexus 4 i cili u lansua 2 vite më parë.

iPhone 6s

Mirëpo, ne nuk do të thotë që mund të bazohem në karakteristika që kanë këto modele. Këtu bie ndesh edhe ana softuerike e cila është e zhvilluar asisoj sa që iPhone-t e ri të Apple-it më këto karakteristika që kanë mund të jenë shumë me të përshtatshëm dhe stabil se sa disa modele të reja të vitit 2014. Sido që të jetë ta mbyllim ketë përshkrim duke përmendur edhe pajisjen Apple Watch (orën e mençur) të cilin kompania po ashtu e ka lansuar ketë javë mirëpo edhe kjo pajisje me plotë dëshpërime dhe pa risi të mëdha për fansat e vet.

Si gjithmonë, vetëm pak ditë pas lansimit të këtyre smartphone-ve kompania Apple ka konfirmuar se ka arritur me të vërtetë një numër rekord të para-porosive për iPhone 6, mirëpo është ende e paqartë deri më tani se cili model është më i suksesshëm.

Përveç të rejave nga Apple, gjatë javës edhe rrjetet sociale ishin aktive duke paralajmëruar disa të reja në shërbimet e tyre. Twitter është duke menduar për të futur shitblerje online nëpërmes rrjetit të tyre. Kompania të hënën ka thënë se me partnerët e saj është duke testuar një opsion të ri “Buy” (blej) që në fakt iu mundëson përdoruesve të blejnë direkt ndonjë produkt të caktuar përmes një cicërime (tweet). Nëse, për shembull, një kompani reklamon një veshje apo diçka të tillë, përdoruesit do të keni mundësi ta blejnë atë aty për aty. Për momentin, opsioni “Buy” është në dispozicion vetëm në një përqindje të vogël të përdoruesve të SHBA-ve.

Facebook ScheduleNdërsa në anë tjetër, Facebook është duke testuar një funksion të ri që mund të fshij statusin e postuar vetvetiu. Një pjesë e vogël e përdoruesve e kanë vënë re ketë opsion të ri, që iu mundëson të zgjidhin periudhën kohore të statusit për tu fshirë. Koha është e caktuar nga një orë deri në shtatë ditë. Nuk është ende e sigurt se çfarë është qëllimi i këtij funksioni tek përdoruesit e thjesht, por ky opsion duket shumë funksional për ato kompani që ofrojnë dhurata apo bëjnë lojëra.

Për deri sa u përmenden lojërat, duhet të cekim se loja Destiny është “loja më e suksesshme e re që është lansuar ndonjëherë”. Loja e re Destiny e zhvilluar nga Bungie dhe publikuar nga Activision ka kushtuar 500 milionë dollarë për tu dizajnuar, zhvilluar dhe shitur. Activision ka bërë të ditur se shitjet e lojës Destiny vetëm në ditën e parë kanë mbuluar shpenzimet e bëra. Ata kanë thënë se janë gjeneruar më shumë se 500 milionë $ të ardhura në mbarë botën.

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble

Gjirafa.com mundëson orarin e filmave dhe pamjet drejtpërdrejt për DokuFest 2014

Gjirafa.com mundëson orarin e filmave dhe pamjet drejtpërdrejt për DokuFest 2014

Gjirafa.com, makina e parë kërkimore shqip, për të gjithë të interesuarit e DOKUFEST 2014, ofron orarin e filmave, lajmet si dhe postimet nga mediat sociale që kanë të bëjnë me dokufest 2014, nëpermes faqes www.gjirafa.com/doku, si dhe DokuKam, live kamerën nga qendra e DokuFest ne Prizren.

Për të parë orarin e filmave te DokuFest mjafton të shkoni ne gjirafa.com/doku, nuk është e domosdoshme të jeni te regjistruar, kjo faqe thjeshtë është e hapur për të gjithë, ndërsa për përdoruesit qe kanë regjistrim, orarin mund ta gjejnë duke kërkuar me fjalët kyçe “dokufest” apo “doku”. Kjo faqe duket sikurse në pamjen vijuese.

Gjirafa dokufest

Përveq versionit për desktop, faqja është e dizajnuar edhe për versionin mobil, ku në orar janë të shfaqur filmat sipas orës dhe kinemasë. Kjo pamje duket si vijon:

Gjirafa dokufest1

Për të parë grupin e filmave që do të shfaqen brenda një periudhe të caktuar kohore, p.sh. brenda një orë, ju duhet te kaloni miun kompjuterik në pjesën ku janë shfaqur filmat, me ç’rast zmadhohet pamja duke shfaqur listën e filmave, ndërsa kur klikon në njërin prej filmave, atëherë hapet dritarja ku tregohen te gjitha informatat kryesore të atij filmi, kjo është ilustruar në pamjen vijuese.

Gjirafa dokufest2

Përheq orarit te filmave, dhe lajmeve në lidhje me dokufest, përdoruesit do të kenë mundësi të përcjellin postimet nga mediat sociale në lidhje me DokuFest, si Tweeter apo Instagram.

Gjirafa dokufest3

E fundit por jo me pak e rëndësishme është edhe DokuKam, kamera e cila ju përcjellë atmosferën drejtpërdrejt nga qendra e DokuFest ne Prizren./ www.gjirafa.com /ameble.com

DokuKam

 

 

Gjirafa.com – hapet, por jo për të gjithë

Gjirafa.com – hapet, por jo për të gjithë

herët ju kemi njoftuar për projektin Gjirafa.com – makina kërkimore për të gjithë shqiptarët. Gjirafa tanimë ka lansuar versionin Beta të saj, duke ofruar qasje ekskluzive vetëm për ata të cilët janë regjistruar apo regjistrohen për qasje të hershme. Ftesat e para për të testuar dhe përdorur Gjirafa.com janë dërguar, ku ndër përdoruesit e parë dhe ekskluziv ishte edhe ameble. Përshtypjet tona të para janë mbresëlënëse, si nga pamja e faqes ashtu edhe nga efektiviteti i kërkimit. Në vazhdim do të ndajmë me ju disa pamje dhe shërbime të cilat mund t’i gjeni në www.gjirafa.com.

GJirafa Homepage

“Gjirafa” faqja e parë

Siç mund ta shihni dizajni i faqes është i pastër dhe intuititv, ku lehtësisht dallohen shërbimet e ofruara. Në menynë kryesore sipër pjesës së kërkimit janë vendosur dy opsione të rëndësishme të kërkimit të cilat janë: kërkimi në shqip dhe opsioni tjetër për kërkim në gjuhë tjera, ndërsa opsioni i tretë mundëson kërkimin e linjave të autobusëve. Kërkimi i ueb-it shqip është i pozicionuar në mes të faqes. Në faqen fillestare poshtë kolonës së kërkimit, gjejmë grupuesin e lajmeve, i cili ofron lajme nga portale të ndryshme, të renditura sipas rëndësisë së lajmit të cilat mund të jenë të mirëpritura nga përdoruesit. Në anën e djathtë mund të gjeni të dhënat për motin për qytetet kryesore si brenda trojeve shqiptare ashtu edhe jashtë, ndërsa në anën e majtë gjenden informatat rreth itinerareve të autobusëve. Lajmet Nëse klikoni më shume lajme atëherë hapet faqja e lajmeve, e cila përmban lajme sipas kategorive, duke filluar me:  Lajmet më të fundit, Politikë, Ekonomi, Sport, Teknologji, Art dhe Kulturë. Pra, nga sot nuk keni nevojë të shfletoni disa portale për t’u informuar, për shkak se të gjitha lajmet nga portalet shqip janë të grumbulluara për ne nga gjirafa.com.

Gjirafa Lajme

“Gjirafa”, rubrika e Lajmeve

Kërkimi i uebit shqip Kërkimi i uebit shqip është njëra prej veçorive kryesore të gjirafa.com.

GJirafa Kerkimi ne ueb

“Gjirafa”, kërkimi në shqip

Prej përparësive kryesore të grumbulluesit të lajmeve është edhe mundësia të shihni se cilat portale kane shkruar për të njëjtin lajm. Pra aty mund te shihni lajmin e njëjtë nga këndvështrimi i portaleve të ndryshme, si dhe mundësia të gjeni lajme të ngjashme duke klikuar “lajme të ngjashme”.

GJirafa lajme kategoria

“Gjirafa”, rubrika e Lajmeve në kategori

Orari i autobusëve Ndër të tjera, si vlerë e shtuar janë moti dhe orari i autobusëve. Orari i autobusëve ka një dizajn të thjeshtë. Aty keni mundësinë e kërkimit të linjave të autobusëve ndërmjet qyteteve, por jo vetëm kaq, gjirafa është inteligjente dhe i kupton si shkurtesat ashtu edhe gabimet në shkrim dhe i korrigjon ato, si p.sh “pz” “pr” në “Prizren” “Prishtinë”. Ajo çka na pëlqej te kjo faqe është se nga tani përdoruesit do të mund të bëjnë vlerësimin e linjave të udhëtimit nëpërmjet pëlqimeve.

GJirafa Bus

“Gjirafa”, orari i Autobusëve

MOTI Faqja e moti po ashtu ka një dizajn elegant, ku është i shfaqur moti për ditën e sotme dhe për tre periudha gjate ditës për qytetet kryesore, e cila është duke u përditësuar pothuajse çdo dite. Moti është i mundësuar në bashkëpunim me Institutin Meteorologjik Norvegjez. Ameble shpreson që në të ardhmen në ketë faqe do të shohim edhe pejsazhe të qyteteve ku jetojnë shqiptarët.

“Gjirafa”, Moti

Përfundimi Për fund mund të themi që gjirafa na mbajti për një kohë të gjatë në faqe dhe na dha një ndjenje që të duam të kthehemi sa më parë në ketë faqe. Nëse jeni kureshtar të provoni Gjirafa.com si dhe të zbuloni se çfarë fshihet prapa saj, atëherë ju mund të dërgoni një email në adresën ftesa@gjirafa.com për të kërkuar ftesën e juaj, me ç’ rast ju do të hyni ne liste qe te pranoni një kod të cilin do ta përdorni gjatë regjistrimit. Ju dëshirojmë shfletim të këndshëm. . /ameble

Njihuni me Themeluesit e 2014-ës: Gjirafa, përgjigja e Shqipërisë dhe Kosovës ndaj Google-it

Njihuni me Themeluesit e 2014-ës: Gjirafa, përgjigja e Shqipërisë dhe Kosovës ndaj Google-it

Në një intervistë dhënë kohët e fundit për StartupYard, themeluesi i Gjirafa-s Mërgim Cahani, ka shpjeguar në detaje të plota, planet për makinën e parë kërkimore shqip Gjirafa.com. Më poshtë kemi paraqitur intervistën e plotë të tij të realizuar nga StartupYard.

gjirafa

Në vijim të serive tona, ne jemi duke prezantuar ekipet e StartupYard 2014, nëpërmes intervistave individuale me themeluesit e tyre dhe anëtarëve kryesorë në akceleratorë. Këtu kemi prezantuar Gjirafën, sipas fjalëve te CEO-se dhe themeluesit Mergim Cahani, nga Kosova.

Mergim, si do ta përshkruanit Gjirafën me pak fjalë?

Një kafshë e bukur me qafë të gjatë: qesh. Gjirafa është një makine kërkimore, dhe grupues i specializuar i lajmeve në gjuhën shqipe. Gjirafa do të sjellë informata relevante që do të jenë lehtësisht të shfrytëzueshme nga me se 12 milionë shqipfolës nga e mbarë bota.

E pra, ekziston Google për shqipfolësit. A nuk është duke u kryer të njëjtën punë Google?

E njëjta mund të thuhet edhe për makinat tjera kërkimore siç janë Seznam në Çeki ose Yandex në Rusi, mirëpo ato përkundër konkurrencës me Google kanë arritur një sukses të madh në vend. Ato na shërbejnë si model për të lëvizur përpara. Konkurrenca në mes të Seznam dhe Google ka sjellë rezultate më të mira për konsumatorët në Republikën Çeke. Google nuk është e vetme në internet, dhe as nuk duhet te jetë.

Pra jo, ne nuk jemi Google. Ne kemi diçka që Google nuk ka. Gjirafa ka qasje në të dhëna lokale, e kupton tregun dhe ka zhvilluar teknologji për kërkim të plotë të tekstit në gjuhën shqipe. Kjo është diçka që askush tjetër nuk e ka bërë ndonjëherë, përfshirë dhe Google. Gjuha Shqipe qëndron e vetme si gjuhë, pa të afërm.

gjirafa 1

Gjirafa po tërheqë mjaft vëmendje nga mentorët tanë në StartupYard. Pse mendoni se po ndodh kjo?

Me një përgatitje biznesore dhe akademike, ekipi ynë është ndërtuar për të impresionuar. Tre nga themeluesit tanë, se bashku kanë mbi 30 vjet përvojë pune, një fillim biznesi te suksesshëm, katër master dhe një doktoratë. Bordi këshillues përmban figura të shquara të kërkimit në internet dhe menaxhim, si Prof. Torsten Suel dhe Prof. Jay Nathan.

Jemi shumë të lumtur që po tërheqim kaq shumë vëmendje, por është e rëndësishme të theksohet se kontributi i mentorëve dhe këshillat konstruktive kanë ndikuar në formësimin e produktit dhe kompanisë sonë duke e shtyer atë edhe me tutje. Qe nga dita e parë në StartupYard, gjithnjë e më shumë propozicioni i vlerës ka filluar të përmirësohet, kjo falë këshillave të mentorëve. Arsyeja pse shumica e mentorëve, edhe investitorët janë të interesuar, mendojmë ne, është se projekti ynë i ka parakushtet për të qenë premtues: një ekip i fortë, një treg me potencial të shkëlqyer, dhe teknologjia – e në veçanti, veçoritë dalluese të produktit.

Mergim Cahani

Çfarë ju solli në StartupYard? Cilat kanë qenë përfitimet e juaja, deri më tani?

Jam i sigurt se StartupYard është de fakto përshpejtuesi (akceleratori) më i mirë që ekipi dhe projekti  ynë mund të kishte zgjedhur. Në fakt është i vetmi përshpejtues, pjesë e të cilës kemi pas dëshirë të jemi (për këtë projekt). I ka pothuajse të gjithë përbërësit e përshpejtuesve nga vende të tjera, duke përfshirë ato nga Silicon Valley, dhe disa përbërës që drejtpërsëdrejti na japin mundësi më të mira dhe rrisin shanset për sukses.

Mentorët, investitorët, engjëjt dhe VC-të, të përfshirë ne StartupYard, shumë më lehtë mund të kuptojnë potencialin e projektit tonë në tregun tonë të synuar, se sa investitorë të tjerë nga zonat e tjera gjeografike. Ekzistojnë tregime tejet të suksesshme të ngjashme me Gjirafën në Republikën Çeke, dhe disa nga këta investitorë janë të përfshirë drejtpërsëdrejti në ato projekte (për shembull www.seznam.cz). Ata e kuptojnë produktin tonë, e njohin potencialin e tij, dhe e kanë të qartë se çfarë duhet për të arritur cakun tonë. Në këtë mënyrë, ata mund të na japin këshilla te cilat janë tejet jetike për suksesin e kompanisë sonë, ndërsa disa prej tyre kanë filluar të shfaqin interesim për të qenë pjesë e këtij rrugëtimi.

Nga t’ia filloj me të mirat e StartupYard: qesh: Ne e duam Pragën, StartupYard-i në TechSquare ka një mjedis të mahnitshëm pune, njerëz te rëndësishëm, dhe shumë ngjarje të tjera. Sa i përket përshpejtimit të rritjes së projektit tonë, jemi takuar me disa udhëheqës të industrisë, liderë, CEO dhe investitorë nga korporatat kryesore të botës, të cilët me të vërtetë kanë ndihmuar në formësimin e produktit tonë dhe sidomos në përmirësim të propozicionit të vlerës. Gjithashtu ka shumë lehtësira, për shembull: ne jemi në rrugë për t’u bërë një kompani BizSpark plus (që përmban një kredi 60.000 dollarëshe në  Azure, te cilën planifikojmë ta përdorim). E fundit por jo më pak e rëndësishme, janë njerëzit të cilët e drejtojnë biznesin e StartupYard, ata kanë një biografi të dëshmuar dhe përvojë që vërehej qartësisht që nga dita e parë.

Mergim Cahani 1

Cilat janë qëllimet afatshkurta të Gjirafës? Cilat produkte dhe shërbime do të jenë pjesë të saj në fillim?

Qëllimi ynë afatshkurtër është që të fillojmë brenda dy muajsh. Ne jemi duke planifikuar të përfshijmë disa shërbimeve të “zgjedhura” për fillim. Kjo nënkupton një kërkues të plotë të tekstit, grumbulluesin e lajmeve, orarin e transportit me autobusë për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, motin, si dhe fakte mbi uebin shqiptarë. Të gjitha këto shërbime janë një nga lloji i tyre, meqenëse ato aktualisht nuk ekzistojnë gjëkundi. Përjashtim bën kërkimi i tekstit, ku Google për momentin është në lojë, por ne besojmë se mund të bëjmë një punë më të mirë, meqë ne jemi përqendruar vetëm në një gjuhë dhe në një segment te caktuar të uebit. Kjo ka funksionuar për Seznam-in, dhe ne besojmë se ata na e kanë treguar rrugën e suksesit ndaj Google-it.

Si janë planet tuaja afatgjate? 

Qëllimi ynë afatgjatë është që Gjirafa të bëhet faqja kryesore e përdorueseve shqipfolës të internetit. Te jetë sinonim i “Internet-it” në mendjet e shqiptarëve. Nëse ju flisni shqip dhe hapni një shfletues Interneti, ai do të hapë www.gjirafa.com. Ne do të ofrojmë shërbime relevante dhe qasje të lehtë në informata të cilat janë të lokalizuara gjeografikisht dhe me përmbajte të gjuhës shqipe. Gjirafa do të jetë më shumë se vetëm një motor kërkimi i dobishëm, ajo do të jetë kudo dhe për çdo gjë. Unë nuk do të flas në veçanti për shërbimet e planifikuara, por mund t’ju them se kemi një listë të plotë ne pritje,  ku secila prej tyre është më e vlefshme se tjetra.

Listën e qëllimeve tona afatgjata për momentin e kryeson “të mundësojmë e-commerce-in në Shqipëri dhe Kosovë”. Një mundësi tjetër është edhe replikimi i kësaj platforme në vende të tjera të gadishullit të Ballkanit.

Keni përmendur zhvillimin e një makine kërkimorë të veçantë për gjuhën shqipe. Çka mund të na thoni në lidhje me procesin e zhvillimit?

Ishte zbavitëse! :qesh: Kjo mund të duket jashtëzakonshme, por vërtetë, ishte zbavitëse.

Të punoja në ketë projekt në Kosovë, ishte ndryshe nga përvoja që kisha në Shtetet e Bashkuara; ku në punën time të fundit kam punuar në një mjedis tejet korporativ. Para kësaj unë kam qenë i angazhuar në punë Akademike, dhe duke qenë në gjendje të punojnë me orarë të plotë në një projekt që unë e kam dashur, çfarë mund të them? Ishte emocionuese.

Një dhomë gjumi të shtëpisë e kam kthyer në një zyrë (ky startup ishte luksoz, pa garazh apo zyra)! Për të krijuar të gjitha pjesët e nevojshme te motorit kërkimor Gjirafa, “multi-threaded crawler, indexer, query procesor”, dhe disa gjëra te tjera në mes, kam shfrytëzuar përvojën time paraprake në zhvillim të motorëve të kërkimit, të cilat kishin zanafillë në programin tim të magjistraturës nga Shkola e Inxhinierisë Poly, të NYU, si dhe me ndihmën tejet të çmuar te mentorit tim Prof. Torsten Suel, arrita te zhvilloj një prototip që nuk ishte më i miri, por ishte mjaftueshëm i mirë, dhe isha i kënaqur me rezultatin.

Kufizimet më të mëdha në fillim ishin harduerike dhe të rrjetit, plus vonesave, dhe herë pas here problemeve algoritmike që më mbanin zgjuar deri vonë. Më vonë, dy shokë të mi u bashkuan me mua si bashkë-themelues, dhe tani ne jemi duke punuar në rritjen dhe përmirësimin e makinës kërkimore. Njëri bashkë-themelues, Ercan Canhasi, PhD, është duke punuar në makinën kërkimore, ndërsa bashkë – themeluesi tjetër, Diogjen Elshani, MSc, është duke punuar në zhvillim të biznesit.

Pse mendoni se konkurrentët si Google nuk janë përqendruar tek shqipfolësit?

Google nuk e ka injoruar tërësisht ketë treg. Unë mendoj se ata do të pendohen për këtë.

Google ka mundësi të përshtatet pothuajse në çdo treg nëse ka të dhëna të mjaftueshme. Por këtu ka dy probleme (1) për momentin nuk ka të dhëna të mjaftueshme në internet për gjuhën shqipe, dhe (2) gjuha shqipe është një nga gjuhët me unike në botë. Google nuk mund të kërkojë diçka që nuk ka; ajo nuk mund të indeksojë informata që aktualisht nuk ekzistojnë në ueb. Sa i përket gjuhës shqipe, ajo është nga të paktat gjuhë që nuk rrjedhin nga ndonjë një gjuhë tjetër; ajo është degë në vete. Per të përpunuar një gjuhë (në mënyrë inteligjente), do të thotë të posedosh disa njohuri të nevojshme për atë gjuhë. Hulumtimi gjuhësor në gjuhën angleze, si dhe për shumë gjuhë të tjera, ekziston. Pothuajse nuk ka asnjë hulumtim gjuhësorë për gjuhën shqipe që mund të përdoret në këtë kuadër. Aktualisht ne jemi në hulumtim dhe zhvillim të gramatikës dhe sintaksës së gjuhës shqipe për NLP (Natural Language Processing). Ne e kemi bërë një punë që do të mundësojë lidhjen e shqipfolësve së bashku në internet, nëpërmjet gjuhës së tyre.

Situata politike e Kosovës padyshim e ka mbajtur mbrapa zhvillimin e biznesit në rajon. A e shihni situatën të përmirësuar mjaftueshëm që rajoni të konkurrojë në të njëjtin nivel me pjesën tjetër të Evropës?

Është e vërtetë qe situata politike në rajon e ka ngadalësuar zhvillimin. Por gjërat kanë filluar të marrin kthesë, dhe tregjet e Kosovës dhe Shqipërisë janë duke u zhvilluar, veçanërisht në fushën e teknologjisë. Bazuar në të dhënat tona të nxjerra, uebi shqiptar është ende në fazat e hershme të zhvillimit te tij, por ai është dyfishuar në vitin e kaluar, duke u rritur gjithnjë e më shumë. Duke pasur parasysh se e gjithë madhësia e uebit rritet po thuajse njejtë, dallimi është se uebi shqiptare ka zgjeruar vlerën thelbësore ekonomike në një shkallë shumë më të madhe se mesatarja. Ai është në zhvillim, dhe kjo do të thotë se përfitimet në fusha të ndryshme do te jenë tejet pozitive. Pjesa tjetër e Evropës nuk do ketë përmirësim 200% të përvojës në internet në 2 vitet e ardhshme. Shqipëria dhe Kosova do ta kenë atë lloj të përmirësimit. Ky ueb i ri është një prej arsyeve se pse tregu nuk është i penetruar prej kompanive globale, gjë e cila na e bën projektin tonë logjikshëm një mundësi të madhe për momentin.

gjirafa 2

Si është strategjia e juaj e marketingut për Gjirafën? Google është e njohur në të gjithë Evropën për kërkim. Si mund të jeni konkurrues?

Pozicionimi ynë konkurrues është i bazuar në shërbime unike që ne ofrojmë për përdoruesit, të cilat Google dhe konkurrenca nuk e ofrojnë. Njerëzit kanë nevojë për informacione, dhe për momentin nuk mund ti gjejnë ato në internet, dhe ne mendojmë se ky treg ka mbetur prapa – por ata se shpejti do të jene në gjendje të gjejnë informata në www.gjirafa.com. Gjithashtu, ne do të ofrojmë një platformë ku tregtarët do të kenë mundësi të synojnë dhe arrijnë konsumatorët e tyre. Ky aspekt i ekonomisë në internet tërësisht i mungon Shqipërisë dhe Kosovës. Strategjia jonë e marketingut është e ndryshme dhe është një kombinim i disa kanaleve. Pa hyrë në detaje, ne kemi planifikuar një strategji të marketingut të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë.

Gjirafa.com po planifikon të nis nga muaji Korrik i këtij viti. Më Mergimin mund të lidheni nëpërmes Linkedin. /startupyard /ameble

Si të kaloni nga Windows XP në një version më të ri?

Si të kaloni nga Windows XP në një version më të ri?

A ka qenë Windows Vista një sistem operativ aq i pa-përshtatshëm sa që ju ka frikësuar të përditësoni kompjuterin tuaj në një version më të ri, Windows 7 apo edhe Windows 8? Tani, ka ardhur koha që vërtetë të kaloni në një Sistem Operativ (SO) me të ri, për shkak se përkrahja e plotë për Windows XP ka mbaruar.

SO Windows XP ka qenë prezent që nga viti 2001, që do të thotë se keni pasur mjaft kohë për tu larguar nga ky version. Prapë së prapë nuk jeni i vetmi. Një numër biznesesh duke mos përmendur edhe qeveritë, ende përdorin Windows XP. Për shembull, qeveria e Holandës dhe Britanisë së Madhe, i kanë paguar Microsoft-it disa miliona dollarë për të vazhduar përkrahjen vetëm për një vit, ka raportuar The Guardian.

Sido që të jetë, çfarë ndodh me ata që dëshirojnë ta mbajnë ketë sistem operativ? Atëherë, nga tani nëse ekziston apo gjendet ndonjë e metë (bug), Microsoft nuk do të përkrah apo ndihmoj në përmirësimin e atij problemi. E keqja është sepse ju tani posedoni një SO që është 13 vjet i vjetër, kështu që koha është të mendoni në diçka më mirë. Kjo mund të bëhet vetëm nëse pajisja juaj e përkrahë harduerikisht sistemin e ri operativ. Si ta dini ketë?

Microsoft në konferencën e fundit BUILD ka ulur kriteret për SO Windows 8.1, në mënyrë që sa më shumë pajisje të kenë mundësi të përditësohen në versionin e ri.

Kriteret për instalimin për Windows 7 dhe Windows 8.1 janë:

  • Procesori: 1 gigahertz (GHz) ose më i shpejt,
  • RAM: 1 gigabyte (GB) (32-bit) ose 2GB (64-bit),
  • Hapësirë në Disk: 16GB (32-bit) ose 20GB (64-bit),
  • Kartela grafike: Microsoft DirectX 9 pajisja grafike me WDDM driver.

Nëse kompjuteri/laptopi juaj nuk i ka këto dhe dëshironi më-doemos të përditësoni, atëherë koha është të blini një kompjuter/laptop të ri.

Por nëse posedoni një kompjuter që posedon kriteret e lart-përmendura atëherë ja si duhet të veproni:

Prej Windows XP në Windows 7:

Windows XP ne Windows 7

Nëse dëshironi të kaloni nga Windows XP në Windows 7, atëherë është një ndryshim më i vogël për ju, se sa të kaloni në Windows 8.1. Ja si të filloni:

  • Linçet për shkarkimin e Windows-it nëpërmes internetit të gjitha të drejtojnë të SO Windows 8, kështu që ndoshta do të ju duhet të gjeni linkun e versionit Windows 7 nga ndonjë uebfaaqe si Amazon, Walmart, ose edhe Newegg dhe pastaj gjeni likun e duhur. Kurse për të parë nëse ju nevojitet 32-bit ose 64-bit, shkoni të Start, me tastin e djathtë të miut (Right Click) mbi ikonën My Computer, pastaj zgjidhni Properties. Nëse shkruan “x64 Edition” atëherë zgjidhni 64-bit . Nëse jo, atëherë 32-bit.
  • Të dhënat dhe dokumentet tuaja nuk do të ruhen gjatë përditësimit, kështu që ju duhet të ruani (bëni BACKUP) të gjitha të dhënat tuaja në një disk të jashtëm (external). (Nëse nuk keni disk të jashtëm atëherë kontakto info@ameble.com).
  • Pasi që i keni ruajtur të dhënat, atëherë fusni diskun Windows 7 dhe ndiqni udhëzimet sipas menyve të instalimit.
  • Për ata që nuk kanë shumë njohuri, Microsoft ka publikuar një video që mund të ju ndihmojë nëpërmes proceseve të instalimit.

Prej Windows XP në Windows 8.1:

Windows XP ne Windows 8.1

Windows 8.1 nuk është dizajnuar të instalohet në kompjuterë që posedojnë Windows Vista apo Windows XP, kështu paralajmëron Microsoft në faqen e saj për përditësim. Më saktësisht kompania do të preferonte më shumë që ju, në ketë rast të blini një kompjuter të ri që është i dizajnuar të ketë Windows 8. Ndoshta jo secili mund t’i ketë mundësitë që të blej një të ri, për atë arsye, këta janë hapat se si të përditësoni kompjuterin nga XP në Windows 8:

  • Gjëja e parë që bëni, sigurohuni që kompjuteri juaj vërtetë mund të përballoj sistemin e ri Windows 8, ku ketë gjithashtu mund të shihni duke klikuar “Download Windows 8 Assistant Upgrade” nga faqja e internetit të Microsoft-it dhe do t’ju tregojë nëse mund të vazhdoni apo nuk keni nevojë të blini Windows 8.
  • Ngjashëm si për Windows 7, të dhënat tuaja duhet të ruhen para përditësimit.
  • Microsoft sugjeron se DVD-në e sistemit operativ Windows 8.1 duhet ta instaloni nga një instalim i pastër që mund ta gjeni në Microsoft Store.
  • Për të parë nëse ju nevojitet 32-bit ose 64-bit, shkoni të Start, me tastin e djathtë të miut (Right Click) mbi ikonën My Computer, pastaj zgjidhni Properties. Nëse shkruan “x64 Edition” atëherë zgjidhni 64-bit . Nëse jo, atëherë 32-bit.
  • Pastaj, fusni diskun e Windows 8 dhe ndiqni udhëzimet sipas menyve të instalimit./pcmag /ameble

Përndryshe nëse dëshironi ende të mbani sistemin operativ Windows XP, atëherë ja disa rregulla që është mirë t’ju përmbani nëse dëshironi të jeni të mbrojtur:

  1. Ruaj të gjitha të dhënat (bëj Backup), kohë pas kohë,
  2. Mbaj Antivirus-in të përditësuar (updated),
  3. Mos e përdor Internet Explorer (përdor shfletues tjerë),
  4. Largoj softuerët Java, Adobe Flash dhe Reader,
  5. Softuerët që zgjedh t’i mbash, bëj përditësimin e tyre rregullisht,
  6. Gjithmonë Scan-oj USB-të para se ti kyçni në kompjuter,
  7. Ndrysho nëpërmes Control Panel-it dhe përdor Llogari (Account) të limituar,
  8. Nëse pajisja me Windows XP përdoret për diçka krejt tjetër lokalisht, atëherë shkyçe nga Interneti. /ameble
Google lanson pajisjen për telekonferencë Chromebox

Google lanson pajisjen për telekonferencë Chromebox

Në treg ka shumë opsione të pajisjeve për telekonferenca, por Google nga tani ofron një mundësi të lehtë për t’u përdorur, thjesht duke kombinuar harduerin e Chrome OS-it dhe Hangouts. Ata kanë lansuar Chromebox for Meetings, një pako 999$ (735 Euro) që përfshinë ASUS Core i7 Chromebox, kamerën, mikrofonin dhe telekomandën.Chromebox for meetings

Ky sistem që kushton kaq shumë vjen me gjithçka që ju nevojitet me përjashtim të ekranit. Përfshinë një vit shërbim falas, por çdo vit pas kushton një shumë prej 250 $ (184 Euro). Qëllimi kryesor i Chromebox-it është për të lehtësuar të gjithë procesin përmes integrimit me shërbimeve të tjera të ofruara nga Google. Për shembull, caktimi i takimeve është i integruar me Google Calendar kështu që gjithmonë mund të kuptohet nëse dhoma e konferencave është në dispozicion apo jo.

Kjo pajisje e re nga Google tani është dalur në tregun e SHBA-ve dhe gjatë këtij viti pritet të lansohet edhe në Australi, Kanada, Francë, Japoni, Zelanda e Re, Spanjë dhe Britani të Madhe. /ameble

Përmbledhja Javore: 25 Nëntor – 30 Nëntor

Përmbledhja Javore: 25 Nëntor – 30 Nëntor

Permbledhja javore post

Ketë javë përveç që e filluam me borë, e filluam edhe me prezantimin e konsolles se re nga Sony, PlayStation 4. Duke ju falënderuar kompanisë MEGA Electronics e cila si gjithnjë e para i sjell pajisjet e reja, kemi arritur të bëjmë videon praktike të PS 4 duke e prezantuar dizajnin e konsoles, kontrollorin si dhe njëkohësisht kemi bërë edhe konfigurimin fillestar të konsoles.

[youtube id=”2tWkU0hS6zs” width=”600″ height=”350″]

Pra PlayStation 4 posedon karakteristika mbresëlënëse si në vijim:

  • Memoria e sistemit: 8 GB
  • Video memoria: 2.2 GB
  • Procesori: 4 x Dual-Core AMD64 “Bulldozer” (8 bërthama)
  • Portat: 4 x USB 3.0, 2 x Ethernet
  • Drive disku: Blu-Ray
  • HDD: 160 GB
  • Daljet e zërit: HDMI dhe Optical, 2.0, 5.1 dhe 7.1 kanale.

Përveç prezantimit të dizajnit të konsoles ne kemi bërë edhe videon nëpër gjenerata të kësaj pajisje duke filluar nga PlayStation 1 e deri të kjo e fundit dhe njëkohësisht për gjeneratën e fundit kemi bërë shpaketimin e lojës FIFA 14 e cila shfaqet me një origjinalitet dhe kualitet të lartë të lojës.

Pajisje të reja

Gjatë kësaj jave Nokia dhe HTC kanë lansuar smartphone të ri, ku kompania Nokia lanson modelin Lumia 525 të rangut të mesëm, i bie që specifikat e tij janë të ngjashme me modelin e me hershem Lumia 520. Gjithashtu HTC ka lansuar smartphone të po të njëjtit rang nga seria e tyre Desire që synon tregun e tyre në Tajvan. Kompania ka prezantuar Desire 501 dhe 700.

Një pajisje tjetër e re që është prezantuar ketë javë është Acer Chromebook C720P me prekje (touchscreen) i cili pritet të jetë në dispozicion nga fillimi i muajit të ardhshëm me një çmim të ulet prej 299 $.

Lokale

Edhe pse me plotë pakënaqësi për të, operatori ynë vendor Vala prapë po mbetet një kompani fitimprurëse për buxhetin e vendit, ku gjatë kësaj javë ajo ka ndarë 10 milionë euro të fundit për ketë vit, duke arritur shumën e përgjithshme prej 40 milionë euro dividendë të ndara gjatë gjithë vitit 2013. Konform vendimit të Bordit të Drejtorëve, PTK ka transferuar këto mjete për buxhetin e Republikës së Kosovës në përputhje të plotë me objektivat strategjike dhe financiare dhe natyrisht si rrjedhojë e afarizmit solid financiar.

IPKO në anën tjetër po mundohet të ndihmoj përdoruesin direkt duke e kthyer telefoninë fikse falas, në ketë link ju mund ti gjeni informatat e plota rreth kësaj pako e cila ofron çmime të lira gjithashtu për thirrjet me jashtë dhe me operatoret tjerë. Përderisa jemi të IPKO kjo kompani gjatë kësaj fundjave pritet të filloj me rrjetin e shumë pritur 3G, ku do të shfaqet me pako të ndryshme.

Lajme tjera

Microsoft gjatë kësaj javë ka lëshuar një deklaratë për shtyp me statistika për shitjet e konsolës Xbox One për 24 orët e para. Në mes të kësaj deklaratë është cekur së janë shitur më shumë së 1 milionë njësi të konsolës brenda 24 orëve.

Muajin e kaluar, Motorola kishte njoftuar për planet e saja për prodhimin e një smartphone modular të quajtur Project Ara, kurse tani ata kanë marrë një hap tjetër të madh duke arritur marrëveshje shumë-vjeçare me kompaninë e shtypjes 3D të quajtur 3D Systems. Të dy kompanitë do të punojnë së bashku për të krijuar pjesë për smartphone, i cili mund të lansohet gjatë stinës së dimrit si një pako modul për zhvilluesit.

Është konfirmuar gjatë kësaj jave se kompania Apple ka blerë kompaninë izraelite PrimeSense, nëse ju kujtohet kjo kompani qëndronte prapa sensorëve 3D që janë përdorur në pajisjet periferike Kinect të Microsoft-it, siç ishte Xbox 360. Kompania Apple të dielën për AllThingsD ka dhënë një deklaratë që konfirmon blerjen, edhe pse kjo e fundit nuk i ka diskutuar planet e ardhshme për teknologjinë. Çmimi përfundimtar i blerjes është njoftuar të jetë 360 milionë $.

Si pjesë e projekteve të BlackBerry-t për të tërhequr më shumë njerëz për platformën e tyre BBM, kompania blackberry nga Waterloo të martën zyrtarisht ka filluar të lansoj rrjetin social BBM Channels, shërbim ky i cili është i ngjashëm me Twitter që u mundëson kompanive dhe të famshmëve për t’u lidhur direkt me fansat.

Ketë javë është raportuar se Samsung është në proces të prodhimit në masë të smartphone-it Samsung Galaxy S5, modelit të radhës nga seria tashmë e njohur Galaxy. Prodhimi në masë është cekur se do të filloj në muajin Janar, kurse lansimi i këtij modeli pritet të ndodh në Mars apo Prill të vitit të ardhshëm. Samsung është thënë gjithashtu se po punon në lançimin e versionit tjetër të ri të orës së mençur Galaxy Gear në të njëjten kohë me ketë smartphone.

Kjo ishte e tëra, ju përshëndesim dhe ju urojmë një javë të këndshme.

Dhe për të qenë me afër të rejave nga teknologjia gjithashtu për të kuptuar më mirë se si funksionojnë disa pajisje që i posedojmë në tregun tonë, mund të bëheni Subscribe në kanalin tonë në Youtube ose të na përcillni nëpërmes:

Prodhimi në masë i smartphone-it Galaxy S5 fillon në Janar

Prodhimi në masë i smartphone-it Galaxy S5 fillon në Janar

Samsung Galaxy Gear 2Nga mediumi Korean ETnews është raportuar se Samsung është në proces të prodhimit në masë të smartphone-it Samsung Galaxy S5, modelit të radhës nga seria tashmë e njohur Galaxy. Prodhimi në masë është cekur se do të filloj në muajin Janar, kurse lansimi i këtij modeli pritet të ndodh në Mars apo Prill të vitit të ardhshëm.

Galaxy S5 pritet të shfaqet me karakteristika të ngjashme me Galaxy Note 3, d.m.th me procesorë Snapdragon 800 dhe 3GB RAM. Sigurisht, se do të jetë i madhësisë më të vogël.

Samsung është thënë gjithashtu se po punon në lançimin e versionit tjetër të ri të orës së mençur Galaxy Gear në të njëjten kohë me ketë smartphone. |ameble|

Përmbledhja Javore: 11 Nëntor – 16 Nëntor

Përmbledhja Javore: 11 Nëntor – 16 Nëntor

Si gjithmonë përmbledhja e më të rejave nga teknologjia nga ne pason çdo fundjavë. Për ata që nuk kanë pasur mundësi ti përcjellin këto të reja, i kemi paraqitur në vijim.

Video

Fillimisht ju njoftojmë për një produkt që gjatë javës kemi bërë video prezantimin e tij i cili është shumë i nevojshëm për dizajner, fjala është për tabletin Wacom Intuos Small Creative Pen & Touch i cili mund të përdoret si një tablet me prekje për PC-të ngjashëm si një tablet i ditëve të sotme, gjithashtu për vizatim apo ilustrim më çfarëdo programi softuerik për të krijuar art, modifikuar foto, për të bërë skica etj.

Ketë tablet mund ta përdorni edhe për të zmadhuar apo zvogëluar fotot, për manipulim gjatë vizatimit, gjithashtu mund të përdoret në vend të miut kompjuterik. Brenda kutisë së tabletit gjenden: pajisja me model CTH480, stilolapsi, udhëzuesi për përdorim, CD-ja për instalim, kabllo USB dhe mbajtësi i lapsit rezervë.

[youtube id=”OzgvXys1RqY” width=”600″ height=”350″]

Të reja

Gjatë një konferencës për shtyp që kemi shfaqur drejtpërdrejt gjatë kësaj jave Motorola me në fund siç edhe ishte paralajmëruar ka prezantuar zyrtarisht smartphone-in e tyre të fundit Moto G, një smartphone më kosto të ulët. Për Moto G detajet e plota mund ti gjeni tek moduli krahasime, i cili me 8GB do pritet të ketë çmimin 179 $ ndërsa me 16GB do të kushtojë 199 $

Kemi raportuar gjithashtu për një pajisje tjetër të re e cila është lansuar dhe ka filluar para-porositë pra fjala është për Rikomagic MK902 Android Mini PC. Perveq karakteristikave të larta të këtij modeli që mund ti lexoni në lajm, kjo pajisje përmban gjithashtu kamerën e integruar 5 megapikselë e cila nevojitet për video konferenca duke përdorur aplikacionin Skype apo ndonjë tjetër.

Pas shumë thashethemeve Sony PlayStation 4, ketë javë ka filluar me shitjet në SHBA me çmim prej 399 $, ndërsa në Evropë dhe Australi pritet të filloj brenda dy jave, pra me 29 Nëntor. Disa nga karakteristikat e tij janë: Memoria e Sistemit: 8 GB; Video Memoria: 2.2 GB; Procesori: 4 x Dual-Core AMD64 “Bulldozer” (8 bërthama); Porta: 4 x USB 3.0, 2 x Ethernet; Drive: Blu-Ray; HDD: 160 GB; Daljet e zërit: HDMI dhe Optical, 2.0, 5.1 dhe 7.1 kanale.

Sony dy ditë para nxjerrjes në treg të pajisjes PlayStation 4 ka publikuar edhe aplikacionin PlayStation për platformat Android dhe iOS. Ky aplikacion ju mundëson përdoruesve qasje në rrjetin PlayStation nga smartphone dhe tablet e tyre.

HP Omni 10 (1)Edhe kompania HP me në fund ka nxjerr në shitje tabletin e tyre të koduar Omni 10, nëpërmes Microsoft Store. Ky tablet me Windows 8.1 është në dispozicion me çmim 296 € (399 $).

Acer gjatë ditës së djeshme ka lansuar një laptop Chromebook që pritet të ketë çmimin vetëm 200 $. Chromebook C720-2848 është me madhësi 11.6 inç me rezolucion të plotë HD 1366 x 768 piksela dhe ka të integruar SSD 16 GB, 2 GB RAM, ueb kamerën  me rezolucion të plotë, WiFi, USB 2.0 dhe 3.0 si dhe portën HDMI.

Kompania AMD, ka njoftuar për modelin më të ri FirePro S10000 12 GB të cilin planifikon të fut në linjën e saj të kartelave grafike. Modeli FirePro S10000 12 GB synon të integrohet në pajisje ku bëhet përpunimi i të dhënave të mëdha me performancë të lartë informatike.

Edutek

Për modulin Edutek ketë javë kemi bërë dallimet në mes të opsioneve të ndryshme të lidhjeve apo pakove mobile për smartphone siç janë:  GSM / GPRS / EDGE / 3G / HSDPA / HSPA (plus) dhe LTE si mënyra më të mira për tu lidhur në internet.Kjo pra ishte e tëra, ju përshëndesim dhe ju urojmë një javë të këndshme.

GPRS vs EDGE vs 3G

Krejt në fund, për të qenë me afër të rejave nga teknologjia gjithashtu për të kuptuar me mirë se si funksionojnë disa pajisje qe i posedojmë në tregun tonë, mund të bëheni Subscribe në kanalin tonë në Youtube. |ameble|