Boombastic

Njihuni me lojën SpeedRunners

Njihuni me lojën SpeedRunners

Thonë që një fotografi vlenë sa një mijë fjalë. Po, një video ka peshën e sa fjalëve?

Më poshtë keni videon që flet për lojën SpeedRunners në gjuhën angleze, e prezantuar nga Rona Hoxha, 8 vjeçare. Kjo është një lojë platformë, që më së miri luhet me shokë online apo edhe në dhomën e ndejës me familje apo edhe mysafirë. Për më shumë shiqoni videon. |ameble|

Video: Njihuni me EVE Online

Video: Njihuni me EVE Online

Dëshironi të bëheni pilot luftarak? Pa problem! Dëshironi të bëheni pirat? Pa problem këtë ju mundëson EVE Online që është një lojë e stilit MMORPG (massive multiplayer online role playing game) për PC, e startuar në vitin 2003. Pa humbur shumë kohë listojmë disa fakte që duhet të dini për lojën:

  • Loja ka startuar në vitin 2003. Edhe pse është lojë 10 vjet e vjetër, grafika është përditësuar non-stop për të shfrytëzuar harduerin secilën herë e më të mirë.
  • Sipas informatave nga CCP (kompania që ka programuar lojën), momentalisht janë 300 000 abonues.
  • Pasi që loja luhet online, ju nevojitet lidhje interneti
  • Loja mund të provohet me Trial account për 14 ditë pa pagesë nga ueb faqja e lojës (21 ditë nëse dikush ju referon, për info lexo https://secure.eveonline.com/Buddy/)
  • Edhe nëse loja blehet, ajo duhet të paguhet për çdo muaj (me mundësi pagese me para të lojës)
  • Për çmime edhe informata më të hollësishme, vizitoni ueb faqen e lojës www.eveonline.com

Më poshtë kemi përgatitur një video dhe rekomandojmë që ta shikoni në Full HD (1080p). Shikim të këndshëm.
Videot zyrtare: https://ameble.gjirafa.com

 

Përmbledhja javore: 17-22 Dhjetor

Përmbledhja javore: 17-22 Dhjetor

Pasi që bota nuk përfundoi me 21 Dhjetor, erdh edhe një vikend me një përmbledhje tejet interesante në botën e teknologjisë informative.

Kjo javë për ne është e veçantë sepse kemi publikuar aplikacionin e uebsajtit tonë për platformën Android. Kjo ju mundëson që të gjitha shkrimet e publikuara nga portali jonë të arrijnë si notifikime direkt në smartphone-in tuaj. Aplikacioni është i thjesht për tu përdorur, mund të lexoni përmbajtjen e shkurt të çdo artikulli që publikohet e cila gjithashtu të lidh me Portalin Ueb, mund të markoni ato me të preferuarat si dhe mund t’i shpërndani artikujt me email, facebook, twitter, google+, teks mesazh etj. Për të instaluar, klikoni këtu.

Java filloi me lançimin e iPhone 5 në tregun Kinez. Apple konfirmon për dy milion iPhone 5 të shitur. Lansimi i iOS 6 ka qenë me shumë probleme, e sidomos largimi i Google maps nga platforma e Apple. Mirëpo Google këtë javë ka lansuar Google Maps për iOS, gjë që arriti në 10 milion shkarkime për 48 orë. E në ndërkohe Apple lanson versionin iOS 6.0.2.

Thashethëmet nuk kanë të ndalur. Është folur për smartphone nga Acer me Android. Në anën tjetër Samsung pritet të prezanton televizionin UHD 110 inç në CES 2013.

Kompania Cisco Systems në 2003 ka blerë prodhuesin e ruterave wireless Linksys. Kjo lëvizje ishte pjesë e strategjisë së Cisco-s për tu futur në tregun e konsumatorëve shtëpiak. Mirëpo, në 2011 kjo strategji ka ndryshuar dhe Cisco planifikon të shes sektorin e Linksys me qëllim të përqëndrimit në tregun e korporatave. Normal, pasi që kjo është thashethëme, mund edhe të mos jetë kështu.

Facebook ka lëshuar një mundësi të re për fund-vitin 2012 të cilën ajo e quan vlerësimi i vitit në Facebook (Facebook’s Year in Review). Kjo ndihmon të shihni të gjitha momentet e mira, njerëzit dhe gjërat që kanë lëvizur më shumë në llogarinë tuaj që nga fillimi i vitit 2012. Facebook këtë javë lansoi verzionin e ri të aplikacionit për Windows Phone 8 që ndikoi shumë në shpejtësinë e tij në këtë platformë. Përderisa po flasim për rrjete sociale, Twitter tani ka arritur në 200 milion përdorues aktiv në muaj.

Vazhdojmë me më shumë lajme për aplikacione. Aplikacioni i njohur WhatsApp nuk do të jetë present në Blackberry 10, e në ndërkohë shfaqen edhe imazhe të sistemit operativ Blackberry 10. Flitet se Blackberry 10 do të nis me 70 mijë aplikacione. E ardhmja e RIM (Research In Motion) do të varet pikërisht nga suksesi i Blackberry 10.

Këtë javë janë shfaqur disa smartphone të ri. HTC M7, që do të jetë pasuesi i HTC One X, shfaqet me specifika shumë të kënaqshme. HTC M7 do të mbështetet me procesorë quad core Qualcomm Snapdragon 1.7Ghz, 2GB RAM dhe 32GB memorie hapësirë të integruar. Kurse Samsung shpalos Galaxy Grand, një smartphone mesatar me ekran 5 inç WVGA TFT LCD, procesorë dual core 1.2GHz dhe Android 4.1.2 Jelly Bean. Edhe Lenovo vjen me një smartphone të ri, Lenovo K860i. Dhe përderisa, deri më tani Nokia ka qenë ekskluzivisht prodhues i telefonave, kjo mund të ndryshojë shumë shpejt pasi që Nokia planifikon të del në treg me një tablet në vitin 2013.

Vazhdojmë me disa ngjarje nga Kosova. Laboratori Virtual i Fizikës është fitues i çmimit të parë si projekti më i mirë i realizuar nga Europian Projects Association (EPA), organizatë e Bashkimit Europian. Laboratori Virtual i Fizikës është një platformë online, interaktive, dhe e lehtë për tu përdorur, e cila përmban aplikacione Flash të cilat në mënyrë të animuar simulojnë 30 situata të fizikës. Kurse, loja Ninja SQ është programuar nga shqiptari Amar Syla për platformën iOS dhe mund ta shkarkoni nga App Store. Disa javë më parë në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), u promovua libri “Rrjetat kompjuterike”, i autorit Selman Haxhijaha.

Samsung vazhdon me inovacione. Smartphone, tabletë, phablet? Këtë herë me një inovacion që mund të ndryshojë plotësisht mënyrën e përdorimit të pajisjeve mobile. Është fjala për ekranet elastike që do të prezantohen në CES në muajin e ardhshëm. Mirëpo, një lajm i keq për të gjithë ata që kanë Samsung Galaxy s3. Si duket, 150-200 ditë pas aktivizimit të Galaxy s3 po raportohet se ky i fundit po pushon së funksionuari. Vizitoni këtë link për më shumë informata.

2012-ta ishte një vit i mirë për NVIDIA pikërisht për shkak të Tegra 3. Duket se edhe 2013 do të jetë një vit i suksesshëm për NVIDIA sepse Tegra 4 pritet të shpaloset shumë shpejt.

Nëse jeni njëri prej atyre që humbin telekomandën shumë shpesh, atëherë ky produkt mund të jetë për ju. Sa i përket telekomandave, LG njofton për telekomandën e re “Magic Remote” për Smart TV-të e tyre.

Inovacione ka pasur edhe në projektorë. Teknologjia e re e projektorëve me LED në vend të llampava përmirëson dukshem performancën e tyre. Ndërsa Polaroid planifikon aparat fotografik me Android, i ngjashëm me Samsung Galaxy Camera.

Dhe në fund një parashikim interesant për kompjuterët e së ardhmes.

Me këtë përmbledhje javore ju përshëndesim dhe ju dëshirojmë një javë dhe fundvit të mbarë. |ameble|[divider top=”0″]

Si t’i ndaloni “ads” në Android

Si t’i ndaloni “ads” në Android

Sot, në shumicën e rasteve, çelësi i suksesit për startimin e ndonjë biznesi apo produkti të ri është marketingu. Keni një ekip të shkëlqyeshëm marketingu, pa problem se do të keni një lansim të suksesshëm të produktit.

Në botën mobile, posaçërisht në aplikacionet për smartphone, marketingu shfrytëzohet në maksimum. Shumë aplikacione të kualitetit të lartë në Google Play janë pa pagesë për arsye të reklamave që janë të integruara në to.

Mirëpo, ndodh që një mënyrë e tillë e reklamimeve zbeh eksperiencën me produktin. Për këtë arsye, pasi që Android është një sistem operativ lehtë i modifikueshëm, ky lloj reklamimi mund të ndalet në pajisjen tuaj. I tërë procesi është shumë i lehtë dhe i vetmi kusht që duhet të plotësohet është të keni “root access” në smartphone tuaj. Procesi i root-imit është temë në vete dhe nuk përfshihet në këtë post, mirëpo mund të klikoni këtu për të mësuar se si bëhet në Galaxy SII.

Ekzistojnë disa mënyra për të ndalur “ads” në android, mirëpo ne po listojmë dy metodat tona më të preferuara.

  • Instaloni një ROM që ka të integruar këtë funksion.
  • Nëse keni një ROM që ju pëlqen mirëpo nuk e ka të integruar funksionin e ndalimit të “ads”, atëherë ky proces mund të kryhet si më poshtë.
    • Shkoni në Google Play
    • Kërkoni Ad Away. Ad Away është një aplikacion (njëri prej shumë aplikacioneve në këtë kategori) që modifikon disa fajlla në sistemin operativ, e si rezultat ndal reklamat.
    • Pas instalimit, lansoni aplikacionin. Aplikacioni duket si në foton më poshtë. Menjëherë pas lansimit aplikacioni kërkon definicionet e fundit për të ndalur reklamat.
    • Më pas klikoni në “Download files and apply ad blocking”
    • Restartoni smartphone-in dhe shijoni aplikacionet pa reklama. |ameble|


[divider top=”0″]

Përmbledhja javore: 29 Tetor – 03 Nëntor

Përmbledhja javore: 29 Tetor – 03 Nëntor

Edhe një fundjavë, edhe një përmbledhje javore. Për të gjithë ata që janë të zënë të përcjellin teknologjinë në baza ditore, dhe për ata që dëshirojnë të përkujtojnë, një lexim i shpejt të dielen mjafton të mos humbni asgjë.

Java filloi me një prezantim të shkurtër të Windows 8. Microsoft tani ka filluar një kampanjë interesante për marketing me temën “Bota është gati” për Windows 8. Nga Microsoft, kalojmë në Android. Nëse keni Galaxy SII dhe jeni të interesuar ta modifikoni atë, atëherë posti në rubrikën Edutek i titulluar “Si tё instalojmë Android ROM nё Samsung Galaxy S2”, ju tregon hap pas hapi se çfarë duhet të bëni.

Fillimi i javës ishte interesant dhe po aq tragjik. Uragani Sandy goditi bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo bëri që Google të anulojë konferencën për shtyp që ishte planifikur të mbahet të Hënën me 29 Tetor. Edhe pse konferenca u anulua, Google shpalosi informatat për dy pajisje të reja Nexus. Speficikat dhe fotot për smartphone Nexus 4 mund t’i gjeni këtu, kurse për tabletin Nexus 10 klikoni këtu. Të dy këto pajisje ofrojnë eksperiencë të pastër të androidit edhe pse Nexus 4 është ndërtuar nga LG kurse Nexus 10 nga Samsung. Pajisjet e reja Nexus kanë Android 4.2 Jelly Bean, dhe sipas informatave do të jenë në shitje nga 13 Nëntori me çmime 299$/349$ për Nexus 4 8GB/16GB, dhe 399$/499$ për Nexus 10 16GB/32GB.

Një nga karakteristikat kryesore që vlen të veçohet në versionin Android 4.2 Jelly Bean është Photo Sphere, që mundëson të përdorni pajisjet tuaja për të marrë fotografitë në çdo drejtim dhe pastaj i bashkon ato për të formuar një foto të madhe panoramë.

Kamera që parashikojnë lëvizjet e njerëzve? Pa problem! Një teknologji e re që është ende në zhvillim, kliko këtu për më shumë informata.

Presidenti Bill Clinton në total ka dërguar 2 e-maila, dhe padyshim që pajisja nga e cila ai e ka bërë këtë do të ketë shumë vlerë.

Pajisjet e reja nuk kanë të ndalur. LG prezantoi monitorin Touch 10 për Windows 8, një monitor 23” me prekje, që mundëson përdorimin e desktopit tuaj si një tablet statik gjigant. Sipas LG-së, Touch 10 është projektuar për të sjellë një eksperience të tabletit për kompjuterët me Windows 8. Monitori fillimisht do të jetë në shitje në Kore muajin e ardhshëm pastaj Europë dhe tregjet e tjera, ende nuk ka detaje për çmimet.

Kurse në anën tjetër, Samsung Galaxy Premiere thuhet se do të vij me ekran 4.65 inç HD Super amoled, procesor Cortex A9 dual core 1.5GHz, 1GB RAM, kamerë të pasme 8 megapiksel dhe atë frontale 2 megapiksel, me mundësi zgjidhje 8GB ose 16GB hapësirë për të dhëna. Edhe një smartphone tjetër i shtohet armatës së Android, ZTE Flash me specifika që rivalizon edhe konkurentët si Galaxy S3.

Të gjithë jemi mësuar me procesorë me 2 bërthama e 4 bërthama, mirëpo Intel është në zhvillim të procesorëve 48 bërthamorë.

Java vazhdon me Microsoft me konfirmimin e shitjes së 4 milion kopjeve të Windows 8. Kurse Walmart merr përsipër shitjen e Boxee TV.

Pronarët e Galaxy S3, para disa javëve, kanë marrë përditësimin në Jelly Bean 4.1. Menjëherë filluan thashethëmet për 4.1.2 që mund të jetë në dispozicion kah fundi i vitit. Ky përditësim do të ketë funksionin multi view njejtë sikurse në modelin Galaxy Note II.

Kompania e mirënjohur Amazon tani ka filluar edhe me diçka tjetër të re të cilën nuk e ka provuar më parë. Është fjala pikërisht për lojën “Air Patriots”. A do të jeni në gjendje të mbroni kështjellën me flotën tuaj ajrore? Instaloni lojën dhe provoni, është pa pagesë.

Javës iu afrua fundi me dy thashethëme për smartphone të ri. Bëhet fjalë për smartphone të ri nga vet Microsoft-i, mirëpo nuk dihet nëse ky smartphone do të prodhohet në masë. Smartphone-i tjetër, edhe pse një ide e tillë është mohuar nga vet Mark Zuckerberg, si duket do të prodhohet nga HTC për Facebook. Smartphone i ashtuquajtur HTC Opera UL do të jetë smartphone-i i parë nga Facebook nëse këto thashethëme janë të vërteta.

Mirëpo, java nuk përfundon pa ndonjë lajm nga Apple, iOS 6.1 Beta tani është gati për zhvilluesit (developers), që vjen me një numër të madh të përmirësimeve.

Me këtë përmbledhje javore ju përshëndesim dhe ju dëshirojmë një javë të mbarë. |ameble|
[divider top=”0″]

Lamtumirë OMAP

Lamtumirë OMAP

Kompania e mirënjohur Texas Instruments është duke u larguar nga prodhimi i procesorëve SoC (system-on-chip) për smartphone dhe tableta. Kjo do të thotë se nuk do të shohim më OMAP.

Rivaliteti i ashpër në këtë sektor bëri që shumica e prodhuesve të smartphone dhe tabletëve të zgjedhin Qualcomm, kurse gjigantët si Samsung dhe Apple kanë dizajnuar çipat e tyre Enyxos dhe A6. Arsyeja kryesore ishte sepse OMAP nuk kishte të integruar modem për 3G dhe 4G. Kjo bëri që të gjithë ata prodhues që zgjodhën OMAP duhet të shtonin çip ekstra për 3G dhe 4G, që ndikoi në rritjen e kostos dhe konsumit të baterisë. Qualcomm në anën tjetër, ofron zgjidhje komplete, të gjitha në një çip.

Ky veprim i Texas Instruments mund të jetë shokues për disa sepse, TI OMAP 5 është pritur të jetë çipi i parë me 2 Cortex-A15 procesorë. Njëri nga smartphone të popullarizuar që ka OMAP procesor është Galaxy Nexus, kurse nga tabletët kemi Kindle Fire HD 8.9” dhe Nook HD. Texas Instruments do të vazhdojë të përkrahë çipat ekzistues edhe pse po distancohet nga ky sektor. |ameble||gsmarena.com|[divider top=”0″]

World of Warcraft: Mists of Pandaria

World of Warcraft: Mists of Pandaria

Sot në ora 00:01, loja e mirënjohur World of Warcraft zgjerohet me edhe një kontinent. Është fjala për vazhdimin (expansion) e ashtuquajtur Mists of Pandaria.

Disa informata në vijim për ata që nuk janë njoftuar me World of Warcraft. World of Warcraft është lansuar me 23 Nentor 2004. Është një lojë e stilit MMORPG (massive multiplayer online role playing game) që shumë shpejt arriti të bëhet njëra prej lojërave më të popullarizuara me mbi 10 milion lojtarë në gjithë botën. Lojtari krijon një personazh dhe me të fillon aventurat në botën virtuale të quajtur Azeroth. Nëse ju jeni nga ata që keni dashur të vrisni demona, skeleta, dragona etj etj, atëherë duhet të provoni këtë lojë sepse është një satisfakcion.

Mists of Pandaria është vazhdimi i katërt i lojës dhe më poshtë është një listë e mundësive të reja:

  • Grafikë më të avancuar.
  • Personazhet mund të arrijnë nivelin 90.
  • Një kontinent i ri për të eksploruar.
  • Një racë e re, Panda (lojtari mund të krijojë personazh panda).
  • Një klasë e re, Monk
  • Një numër i madh i zonave të reja për të marrë pajisje për personazhin tuaj.
  • Magji të ridizajnuara etj.

Komuniteti shqiptarë në këtë lojë është relativisht i madh, dhe shumica janë të koncentruar në serverin “Frostmane” në ekipin Scuta-Gaming, kështu që nëse planifikoni të bleni lojën, sigurohuni që personazhin tuaj ta krijoni në Frostmane. Disa foto të lojës më poshtë.

[gallery, link=”file”]

|ameble|[divider top=”0″]

Skuadra Windows Phone 8

Skuadra Windows Phone 8

Na kanë mbetur edhe një muaj e gjysëm deri në lançimin e Windows 8 dhe pajisjeve të bazuara në të. Është koha që të njohim më mirë lojtarët kyq të kësaj skuadre. Specifikat më poshtë:

HTC 8X Nokia Lumia 920 Samsung ATIV S
Sistemi Operativ Windows Phone 8 Windows Phone 8 Windows Phone 8
Dimenzionet 132.3 x 66.2 x 10.1 mm 130.3 x 70.8 x 10.7 mm 137.2 x 70.5 x 8.7 mm
Pesha 130 g 185 g 135 g
Madhësia e ekranit 4.3” 4.5” 4.8”
Rezolucioni 720 x 1280 pixela 768 x 1280 pixela 720 x 1280 pixela
Teknologjia e ekranit S-LCD 2 IPS LCD Super AMOLED
Madhësia e baterisë 1800 mAh 2000 mAh 2300 mAh
Koha në Stand-by Nuk dihet momentalisht 400 orë Nuk dihet momentalisht
Koha gjatë përdorimit në 3G Nuk dihet momentalisht 10.00 orë Nuk dihet momentalisht
Lloji i Procesorit Qualcomm Snapdragon S4 Plus MSM8960 Qualcomm Snapdragon S4 Plus MSM8960 Qualcomm Snapdragon S4 Plus MSM8960
Specifikat e Procesorit Dual core, 1500 MHz, Krait Dual core, 1500 MHz, Krait Dual core, 1500 MHz, Krait
Kartela Grafike Adreno 225 Adreno 225 Adreno 225
RAM 1024 MB 1024 MB 1024 MB
Memoria interne 16 GB 32 GB 16 GB
Mundësia për SD-Kartë Jo Jo Po – Deri në 32GB SD-Kartë
Kamera e pasme 8 Megapixel 8.7 Megapixel 8 Megapixel
Apertura e kamerës F2.0 F2.0 Nuk dihet
Flash LED Dual LED LED
Video inçizimi Deri në 1080p (30fps) Deri në 1080p (30fps) – Stabilizim optik i imazhit Deri në 1080p (30fps)
Kamera e përparme 2.1 Megapixel 1.3 Megapixel 1.9 Megapixel
Shfletuesi i internetit suporton Internet Explorer 10 – HTML, HTML5 Internet Explorer 10 – HTML, HTML5, XHTML HTML, HTML5
Teknologjia e komunikimit LTE Cat3 Downlink 100 Mbit/s, LTE Cat3/4 Uplink 50 Mbit/s, HSDPA+ (4G) 42.2 Mbit/s, HSUPA 5.76 Mbit/s, UMTS, EDGE, GPRS, EV-DO Rev.A LTE Cat3 Downlink 100 Mbit/s, LTE Cat3/4 Uplink 50 Mbit/s, HSDPA+ (4G) 42.2 Mbit/s, HSUPA 5.76 Mbit/s, UMTS, EDGE, GPRS HSDPA+ (4G) 42.2 Mbit/s, HSUPA 5.76 Mbit/s, UMTS, EDGE, GPRS
Pozicionimi GPS, A-GPS, Glonass GPS, A-GPS, S-GPS, Glonass, Cell ID, Wi-Fi positioning GPS, A-GPS, Glonass
Navigacioni Navigimi Turn-by-Turn Navigimi Turn-by-Turn, Navigimi me zë Navigimi Turn-by-Turn
Bluetooth 2.1, EDR 3.0 3.0
Wi-Fi 802.11 a, b, g, n, n 5GHz 802.11 a, b, g, n, n 5GHz (me mobile Hotspot) 802.11 a, b, g, n
NFC Po Po Po
Çmimi (i përafërt, mund të ndryshojë në kohën e lansimit) 500-550€ 600€ 550€

 

Samsung ATIV S është i ndërtuar nga alumini, ka mundësi për SD-kartë dhe është më i madhi për sa i përket ekranit. Nokia Lumia 920 është një smartphone kompakt me kamerën më të mirë në këtë grup. HTC 8X është me ekranin më të vogël me 4.3” me S-LCD 2. Nëse këto ndryshime nuk janë fundamentale për ju, atëherë, influenca e vetme për të zgjedhur njërin apo tjetrin mund të jetë çmimi apo preferenca juaj për prodhuesin. Fotot më poshtë.

[gallery, exclude=”8902,8904″ link=”file”]

|ameble|[divider top=”0″]

Reklama e re e Samsung kundër iPhone 5

Reklama e re e Samsung kundër iPhone 5

Në vendin tonë, kemi pritur në radhë për qumësht e kemi pritur për bukë. Mirëpo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumë njerëz presin në radhë kur një iPhone i ri del në shitje. Samsung ka publikuar një reklamë që ka në shënjestër pikërisht ata që planifikojnë të presin në radhë për të blerë iPhone 5. Shikojeni vetë.

[youtube id=”nf5-Prx19ZM” width=”600″ height=”350″]

|ameble||phonearena|[divider top=”0″]

HTC Publikon: HTC Windows Phone 8X

HTC Publikon: HTC Windows Phone 8X

Para pak minutash HTC në konferencën në New York ka prezantuar 2 smartphone të bazuar në Windows Phone 8, HTC 8X dhe HTC 8S. Sot HTC i bashkangjitet Nokia’s dhe Samsung në platformën mobile të gjigantit Microsoft (Phone 8). HTC 8S është një smartphone mesatar dhe për të do të flasim në një post tjetër. Mirëpo, HTC 8X është gjithçka përveç mesatar. Me një dizajn elegant, specifika që rivalizojnë konkurentët nga Nokia dhe Samsung, HTC ka vënë shënjestrën në kuletën tuaj. Disa foto dhe specifikat më poshtë:

[gallery, exclude=”8722″ link=”file”]

Specifikat harduerike:

  • Dizajni
    • Dimenzionet: 132.3 x 66.2 x 10.1 mm
    • Pesha: 130 g
    • Ngjyrat: Zezë, Verdhë, Kaltër, Kuq
  • Ekrani
    • Madhësia e Ekranit: 4.3”
    • Rezolucioni: 720 x 1280 pixela
    • Densiteti i pixelave: 342 ppi
    • Teknologjia: S-LCD 2
  • Bateria
    • Madhësia e baterisë: 1800 mAh
    • Teknologjia: Li – Polymer
  • Procesori dhe memoria
    • Procesori: Qualcomm Snapdragon S4 Plus MSM8960, Dual core, 1500 MHz, Krait
    • Kartela Grafike: Adreno 225
    • RAM: 1024 MB Dual-channel
    • Memoria interne: 16 GB
    • SD-Kartë: Momentalisht kjo është e diskutueshme (ka burime që konfirmojnë prezencën/mos-prezencën)
  • Kamera
    • Kamera e prapme
      • 8 Megapixel
      • LED Flash
      • Apertura F2.0
      • Inçizim të videove deri në 1080p
    • Kamera e përparme
      • 2.1 Megapixel
      • 1080p rezolucion
  • Teknologjia e komunikimit
    • CDMA: 800, 1900 MHz
    • GSM: 850, 900, 1800, 1900 MHz
    • UMTS: 800, 850, 900, 1700/2100, 1900, 2100 MHz
    • Data: LTE Cat3 Downlink 100 Mbit/s, LTE Cat3/4 Uplink 50 Mbit/s, LTE, HSDPA+ (4G) 42.2 Mbit/s, HSUPA 5.76 Mbit/s, UMTS, EDGE, GPRS, EV-DO Rev.A
    • Micro SIM: Po
    • Pozicionimi: GPS, A-GPS, Glonass
    • Navigacioni: Navigim Turn-by-Turn

Me këto specifika harduerike HTC 8X definitivisht do të ketë një vend të sigurt në duart e shumë përdoruesve. Disponueshmëria e këtij smartphone në shumë ngjyra e bën këtë edhe më shumë atraktiv. Ky smartphone së bashku me shokët e tij nga skuadra e Windows Phone 8 do të jetë në shitje dikur kah fundi i muajit të ardhshëm (varet nga lansimi i Windows Phone 8). Çka mendoni për specifikat më lartë? |ameble||phonearena|[divider top=”0″]

Scuta Gaming: Organizatë profesionale e sporteve elektronike

Scuta Gaming: Organizatë profesionale e sporteve elektronike

Edhe pse Kosova është njëra prej shteteve më të reja, gjithmonë ka qenë në frekuencë në fushën e video lojërave dhe të teknologjisë në pergjithësi.

Internet kafetë e pas luftës ishin shumë të popullarizuara dhe me to lindi edhe epoka e Counterstrike. Komuniteti i lojtarëve të video lojërave filloi të rritet secilën herë e më shumë, turnire gjithandej, internet secilën herë e më të shpejtë, që ndikuan në kultivimin e kulturës profesionale të lojtarëve.

Scuta Gaming është një organizatë profesionale e sporteve elektronike e krijuar me tendencë të bashkimit të talentit shqiptarë nën një flamur. Scuta në latinisht do të thotë “mburojë” kurse në logo të tyre kemi mburojën e Ilirëve.

Qëllimi i Scuta Gaming është krijimi i ekipeve që do të mund të prezentonin Kosovën në arenën ndërkombëtare për sporte elektronike. Momentalisht Scuta ka ekipe në World of Warcraft, Counterstrike, Dota 2, Heroes of Newerth, Star Wars: The Old Republic dhe komunitetin në Diablo 3.

Të gjithë lexuesit që janë entuziast të video lojërave (sporteve elektronike) mund të vizitojnë ueb faqen e Scuta Gaming në: www.scuta-gaming.com.

Ndoshta Skenderbeu i ardhshëm do të jetë digjital?! |ameble|[divider top=”0″]

Vlerësim: Samsung Galaxy SII

Vlerësim: Samsung Galaxy SII

Linja Galaxy nga Samsung fillon me Galaxy S, që ka qenë një sukses në të gjitha aspektet. Që kur ka dal në treg, para 2 viteve, Galaxy S ka arritur në 24 milion të shitur. Galaxy SII, smartphone më i mirë i vitit 2011 deri më tani është shitur në 28 milion njësi. Edhe pse në kohën e lansimit, linja Galaxy S nuk është fare e lirë, sot një smartphone Galaxy SII mund të blihet me 350 euro i ri.

Përparësitë

  • Ekran Super AMOLED Plus 4.3” me rezolucion 800×480
  • Ekstra i hollë, 8.49mm
  • Ekstra i lehtë, 116g
  • Procesor dual-core Exynos 1.2GHz
  • 1GB RAM
  • Kamerë 8 Megapixel

Mangësitë

  • Kapaku i pasmë i ndërtuar nga plastika e hollë

Hardueri dhe Dizajni

Samsung ka një recept shumë interesant për smartphone të suksesshëm. Një formë e thjeshtë katërkëndëshi me qoshe në formë rrethore, një procesor revolucionar (për kohën e lansimit) dhe, produkti përfundimtar do të kontribuojë me 28 milion njësi të shitura. Përshtypja jonë e parë ishte, wow, qenka shumë i lehtë. Sa për dizajn, mund të themi se është pak a shumë bazik mirëpo impresionues. Pjesa e përparme ka ekranin Super Amoled Plus të mbrojtur me Corning Gorilla Glass (shumë rezistent ndaj gërvishtjeve), një buton me presion (Home), 2 butona kapacitiv (Menu dhe Back) dhe kamerën e përparme 2 megapixel së bashku me senzorët e tjerë.

Pjesa e prapme përmban kamerën kryesore 8 megapixel së bashku me flash, kapakun e baterisë që është i teksturuar (për të rritur sipërfaqen e kontaktit me ajrin me qëllim të ftohjes sa më të mirë) dhe altoparlantin në pjesën e poshtme.

Në pjesën e sipërme kemi vetëm një hapje 3.5mm për konektim të ndëgjojseve, dhe për dallim nga shumë smartphone tjerë, Samsung Galaxy SII nuk e ka butonin e ndezjes/ndaljes në pjesën e sipërme. Ky është një ndryshim fundamental për ata që vijn nga HTC sepse u duhet pak kohë për tu mësuar në lokacionin e ri që gjendet në anën e djathtë të telefonit (e që njëkohësisht është edhe i vetmi buton në atë pjesë). Kurse, butonat për ngritje/zbritje të zërit gjenden në pjesën e majtë. Pjesa e poshtme përmban portën micro usb për mbushje e cila mund të përdoret edhe për video dalje (për lidhje në TV) nëse kemi MHL adapter.

Ekrani dhe Zëri

Kualiteti i ekranit në smartphone lidhet drejtpërdrejt me suksesin e tij. Edhe nëse të gjitha komponentet tjera janë të kualitetit të lartë, ekrani është ai i cili e jep impresionin kryesor te shfrytëzuesit. Fundi i fundit, gara më e ashpër në teknologji është duke u zhvilluar në pajisjet mobile, e posaqërisht në ekranet e tyre. Galaxy SII është telefoni i parë me Super Amoled Plus (Galaxy S kishte ekranin Super Amoled), që është një përmirësim substancial në krahasim me para-ardhësin e tij. Dallimi kryesor në mes të dyve qëndron në radhitjen e sub-pixelëve. Super Amoled përdor RGBG (Red Green Blue Green), kurse Super Amoled Plus përdor RGB (Red Green Blue), e efekti përfundimtar është mprehtësia e imazhit.

Zakonisht, ekranet e bazuara në Amoled kanë tonalitet të “ftohtë” (kanë një intensitet të shtuar të ngjyrës së kaltër) të ngjyrave, mirëpo kualiteti i imazheve në Super Amoled Plus është i pa shoq. Me një rezolucion 800×480, të zeza me të vërtetë të errëta dhe ngjyra të theksuara (që rezulton në një kontrast superior), ekrani i Galaxy SII është impresionues në çdo aspekt, duke përfshirë këtu edhe operimin e telefonit nën dritën e diellit.

Në anën tjetër, prodhimi i zërit nga ky smartphone është i mjaftueshëm duke marrë parasysh destinimin e tij. Në rast të thirrjeve telefonike, dëgjohet lehtë. Për dëgjim të muzikës ju preferojmë ndëgjojse.

Kamera

Viti 2011 ishte viti kur smartphone me kamerë 8 megapixel filluan të bëheshin standard. Galaxy SII posedon 2 kamera. Të përparmen me 2 megapixel, që zakonisht përdoret për video thirrje me Skype apo Google Talk (ose edhe për të marrë foto të vetvetes, kontrollimin e frizurës ne rast të mungesës së pasqyrës :)), dhe të prapmen me 8 megapixel. Kualiteti i fotografive është jashtzakonisht i mirë nga të dy kamerat dhe mund të shfrytëzohet si kamerë primare për fotografët amatorë dhe gjysmë profesional. Kamera e prapme ndihmohet nga flash për fotografime në ambiente të errësuara me rezultate të kënaqshme. Në përgjithësi, mund të konkludojmë se kualiteti i imazheve është i një niveli të lartë.

Sa i përket videove, Galaxy SII mund të inçizojë video deri në 1080p. Edhe pse kualiteti i videove në 1080p është shumë i mirë, sipas mendimit tonë, inçizimi në 720p është më fluid dhe kualiteti i tyre në ekrane 40″ është marramendës dhe duket sikur janë inçizuar me kamerë gjysmë-profesionale. Inçizimi në ambiente të errësuara nuk është i nivelit të dëshiruar sepse flash-i nuk ndihmon shumë në këto raste.

Softueri

Galaxy SII është një smartphone me Android. Vjen me Android 2.3 Gingerbread, mirëpo zyrtarish në momentin e postimit, Galaxy SII mund të përditësohet (update) në Ice Cream Sandwich (ICS) 4.0.4. Samsung poashtu ka konfirmuar se Galaxy SII do të përditësohet në Jelly Bean 4.1.1 diku kah mesi i Shtatorit-Tetorit 2012.

Të gjithë ata që kanë perdorur Android, e dinë që është një sistem operativ që mund të përshtatet dhe modifikohet ashtu si ju keni dëshirë. Samsung përdorë Touchwiz si “Launcher” për smartphone/tablet të tyre. Përveç aplikacioneve të para instaluara në Gingerbread, Samsung ka shtuar edhe disa aplikacione të tjera që vlen të përmenden. Një listë më poshtë.

  • AllShare – Ky aplikacion bën të mundur lëshimin e videove në televizor përmes WiFi (natyrisht, nëse televizori ka mundësi). Me rastin e aktivizimit skanon smartphone për video/foto/muzikë dhe automatikisht e transformon telefonin në media server (DLNA). Pastaj përmes TV / Media Player mund të lëshohen videot, fotot apo muzika direkt nga telefoni. Aplikacioni më i preferuar personalisht.
  • Polaris Office – Një paketë e aplikacioneve, e ngjashme me Microsoft Office.
  • Social Hub – Kombinon të gjitha mesazhet/e-mailat nga secili shërbim shoqërorë që e perdorni (Facebook, Twitter, Exchange Account etj.). Personalisht këtë nuk e përdori fare sepse ekzistojnë alternativa më të mira nga Google Play.
  • Music Hub / Game Hub – Një portë tjetër për shkarkim të muzikës / lojërave, që për mendimin tonë nuk është aq funksionale sa Google Play.
  • Readers Hub – Vendi ku mund të shkarkohen libra e revista.

Performanca dhe Bateria

Pas eksperiencës 1 vjeçare me këtë smartphone, mund të themi së performanca dhe fluiditeti i Galaxy SII është superior. I pajisur me procesor Exynos dy-bërthamor (dual core) dhe 1 GB RAM, nuk kishte telefon që i afrohej për nga performanca në kohën e lansimit (gjysma e parë e 2011). Çdo aplikacion lëshohet shpejt dhe punon pa ngadalësime. Në mënyrë që performanca të jetë në nivel të dëshirueshëm, rekomandojmë që muzikën dhe filmat t’i kopjoni në SD kartë, duke lënë kështu hapësirë më të madhe për aplikacione në memorien interne.

Smartphone në përgjithësi, e sidomos ata me procesor shumë-bërthamorë e ekrane të mëdha në veçanti, e kanë pikë të dobët baterinë. Galaxy SII është i pajisur me një bateri 1650 mAh, që mundëson përdorimin e telefonit për të paktën 1 ditë. Kohëzgjatja e baterisë lidhet ngusht me mënyrën e përdorimit të smartphone dhe verzionin e Android. Sipas testimeve, me një mesatare ditore 1 orë bisedë me telefon, GPRS/Edge të lëshuar non-stop, sinkronizim të GMail, Hotmail dhe Microsoft Exchange, të paktën 1 orë ekran aktiv, Galaxy SII ka arritur një mesatare prej 1.5 ditësh me një mbushje të baterisë.

   

Duke krahasuar baterinë 1650 mAh të Galaxy SII me atë 3300 mAh të Motorola Droid RAZR MAXX, mendojmë se kjo është një fushë ku Samsung mund të bëjë përmirësime. Mirëpo, duke analizuar baterinë në Galaxy SIII (2100 mAh), Samsung është në rrugën e duhur.

Të gjithë ata që janë entuziast të smartphone, dhe që dëshirojnë të eksperimentojnë me Android, mund të arrijnë nivele shumë të dëshirueshme sa i përket kohëzgjatjes së baterisë. Ekzistojnë sisteme të ndryshme operative që janë të optimizuara për hargjim të ulët të baterisë, mirëpo kjo është një temë krejtësisht tjetër dhe nuk mund të shtjellohet në këtë post.

Përfundim

Dhe së fundmi, duke marrë parasysh të gjitha këto, edhe pse është smartphone i lansuar në 2011, me të mund të jeni komfort të paktën deri në mesin e 2013. Për momentin nuk ekziston ndonjë aplikacion apo lojë që mund të limitohet nga hardueri i këtij smartphone.

Si praktikë e mirë në të gjitha blerjet në teknologji është pritja. Zakonisht në kohën e lansimit çdo produkt është i shtrenjtë. Mirëpo me kalimin e kohës çmimi i tyre bie dhe mund të blejmë më shumë performancë për euro të shpenzuar. Duke marrë parasysh alternativat për momentin, Galaxy SII ofron shumë performancë për para të shpenzuara, e kjo e bënë që ky smartphone ende të jetë një konkurrent i fortë në botën mobile. |ameble|