ihalili

Lëshohet iOS 10 Beta 2 për iPhone, iPad dhe iPod touch

Lëshohet iOS 10 Beta 2 për iPhone, iPad dhe iPod touch

Dy ditë pas lëshimit të versionit beta për zhvilluesit, Apple tani ka lëshuar versionin iOS 10 beta 2 për të gjithë përdoruesit publik. Nëse dëshironi të keni me pak gabime dhe sfidoni atë, atëherë mund ta shkarkoni dhe instaloni softuerin menjëherë për iPhone, iPad, dhe iPod touch.

Më poshtë është lista e pajisjeve që përkrah ky version, tani për të gjithë përdoruesit:

  • iPad 4th gen
  • iPad Air
  • iPad Air 2
  • iPad Pro
  • iPad mini 2
  • iPad mini 3
  • iPad mini 4
  • iPod touch 6th gen
  • iPhone 5
  • iPhone 5c
  • iPhone 5s
  • iPhone SE
  • iPhone 6
  • iPhone 6 Plus
  • iPhone 6s
  • iPhone 6s Plus
Xiaomi konfirmon një ngjarje me 27 Korrik – prezantohet Mi Note 2!

Xiaomi konfirmon një ngjarje me 27 Korrik – prezantohet Mi Note 2!

Xiaomi ka konfirmuar zyrtarisht planet e saj për një ngjarje të madhe që mbahet më 27 Korrik, pas thashethemeve se një produkt i ri do të vijë në fillim të këtij muaji. Kompania nuk ka zbuluar asnjë detaj, por tashmë ne kemi disa informacione për atë se çfarë pritet nga ky organizim.

Xiomi ngjarja 727

Në të vërtetë është spekuluar se janë dy smartphone shumë mbresëlënës që pritet të prezantohen nga Xiaomi. I pari është Mi Note 2, që mund të jetë smartphone-i më i fuqishëm i kompanisë deri me tani. Është thënë se do të vijë me ekran 5.5-inç 1080p, procesorin Snapdragon 821, baterinë 3700mAh, kamerën e pasme 12-megapikselë me aperturë f/2.0, skanerin për gjurmë gishtash, hapësirën e brendshme 64/128GB si dhe 4/6GB RAM.

Xiaomi ka menduar edhe diçka më të lirë dhe si duket do të nxjerr në treg për buxhet të mesëm smarphone-in nga seria Redmi. Redmi 4 mund të vijë me një dizajn të lëmuar metalik, kamerën e pasme të dyfishtë, skanerin për gjurmë gishtash si dhe karakteristikat e brendshme mesatare që do të dal me çmim ndër 200$.

Kompania gjithashtu mund të na befasojë me diçka krejtësisht tjetër. Sidoqoftë gjithçka do të dihet nga data 27. /ameble

Si të shkarkoni Pokemon Go për iPhone dhe Android?

Si të shkarkoni Pokemon Go për iPhone dhe Android?

Tek ne, gjithashtu në shumë shtete tjera ende nuk mund të shkarkohet aplikacioni zyrtar i lojës Pokemon Go nga App Store apo PlayStore, por prapë se prapë ekzistojnë mënyra tjera për të shkarkuar ketë lojë të famshme.

Pokemon Go Logo

Si të shkarkoni dhe instaloni lojën Pokemon Go në iPhone ose në çfarëdo pajisje tjetër iOS?

Përderisa Pokemon Go është në dispozicion në App Store, por nuk e shihni nga vendi se ku jetoni atëherë ndiqni udhëzimet tona se si të shkarkoni dhe të instaloni atë:

1. Dilni (bëni Sign Out) nga Apple ID e juaj,

Paraprakisht, ju nevojitet të bëni iPhone-in të besoj se jeni në një rajon ku mund ta shkarkoni Pokemon Go. Shkoni tek Settings, klikoni në “Apple ID” dhe bëni Sign Out. Tani kthehuni në Settings dhe zgjidhni General>Language & Region. Tani zgjidhni rajonin që jeni në US, New Zealand, Australia tani edhe UK, sepse nga të gjitha këto rajone jemi të sigurt se mund të shkarkohet Pokemon Go.

Pokemon Go (1)

2. Tani hapni App Store

Hapni App Store. Kërkoni lojën Pokemon Go dhe me siguri se ju shfaqet. Në qoftë se nuk ju shfaqet, zgjidhni një aplikacion kot pa pagesë për të shkarkuar, dhe “Krijoni një ID Apple të re”.

Kaloni nëpër procesin e krijimit të ID-së dhe zgjidhni “None” në menynë e faturimit (Billing), pastaj shtoni adresën sikur që jeni duke jetuar në US, New Zealand, Australia apo tani edhe UK.

Pokemon Go (2)

3. Shkarko Pokemon Go për iPhone 

Tani më siguri se mund të shkarkoni dhe instaloni Pokemon Go për iPhone ose për çfarëdo pajisje tjetër iOS. Më vonë kur Pokemon Go gjendet zyrtarisht edhe në rajonin se ku jetoni, atëherë mund të ktheni Apple ID-në tënde, edhe pse ka mundësi që ju duhet të re-instaloni Pokemon Go.

4. Tani luaj! 

Pokemon Go tani është i gatshëm për tu luajtur nga pajisja juaj iPhone!

Si të shkarkoni dhe instaloni Pokemon Go për Android?

Kurse nëse doni ta luani Pokemon Go në Android, atëherë udhëzimet e mëposhtme tregojnë se si mund të shkarkoni atë nga një uebfaqe e palës së tretë (jashtë PlayStore-it).

1. Shkarko File-in APK për Pokemon Go

Fillimisht duhet t’i mundësoni pajisjes tuaj Android për të instaluar dhe hapur aplikacionet nga vende tjera. Mbani mend kur ndryshoni ketë opsion duhet të jeni të sigurt dhe të besueshëm për aplikacione tjera që instaloni.

Pokemon Go (3)

Shkoni tek Settings, pastaj Security, kaloni poshtë në opsionin ku thotë ardhshëm të vendit ku ai thotë “Unknown sources” dhe ktheni në opsionin ON.

2. Shkarkoni Pokemon Go për Android

Tani ju duhet të shkarkoni File-in APG për Pokemon Go. Nga pasjisja juaj Android shkoni në uebfaqen Pokemon Go APK dhe shtypni “Download APK”. Përzgjidh “OK” dhe Pokemon Go fillon të shkarkohet.

Pokemon Go (4)

3. Instalo Pokemon Go për Android

Pasi që File-i APK është shkarkuar, shpalosni njoftimet me gisht nga lartë, zgjidhni Pokemon Go, pastaj shtypni “Install”. Pokemon Go fillon të instalohet, dhe ju mundëson ta luani menjëherë.

4. Tani luaj!

Pokemon Go tani është gati për të luajtur në pajisjen tuaj Android. /ameble

Lëshohet përditësimi i ri për Samsung Gear S2

Lëshohet përditësimi i ri për Samsung Gear S2

Samsung Gear S2Samsung ka lëshuar një përditësim të ri të softuerit për smartwatch-in e tyre të fundit, Samsung Gear S2, përditësimi ky që sjell një sërë veçorish të reja për orën.

Përditësimi i fundit për Gear S2 është në madhësi rreth 61.1MB. Përveç pamjes disa nga karakteristikat tjera të reja të përfshira në përditësim janë My Photo watch face, automatic sleep tracking, përditësim në S Voice etj.

Përditësimi nga tani duhet të jetë në dispozicion, për të gjithë. /ameble

Nest prezanton kamerën e tyre të parë për ambiente të jashtme

Nest prezanton kamerën e tyre të parë për ambiente të jashtme

Në muajin qershor, ka pasur thashetheme se kompania Nest (prodhues për automatizimin e shtëpive) është duke punuar në një kamerë për ambiente të jashtme. Kompania posedon një të tillë për ambiente të brendshme, kështu që nuk ka qenë një punë e madhe për ata nëse lansojn një për ambiente të jashtme.

Pra thashethemet rezultojnë të dalin të vërteta, pasi që Nest ka njoftuar zyrtarisht për kamerën Nest Cam Outdoor.

Sipas emrit nënkupton se kamera është një pajisje e dizajnuar për ambiente të jashtme dhe që vjen me një dizajn që është i qëndrueshëm kundrejt ndryshimeve e motit.

Pajisja posedon karakteristika të njëjta më atë të brendshmen, vjen me video kualitet të cilësisë së lartë (Full HD) dhe për ata që abonohen në Nest Aware gjithashtu do të marrin një alarm, në rast kur dikush del në pamje para kamerës. Kjo kamerë gjithashtu vjen me një altoparlant dhe mikrofon të integruar, që u mundëson pronareve të bisedojnë me këdo që është jashtë dhe dëgjon nëpërmes saj.

Gjithashtu në dispozicion do të jetë edhe aplikacioni i ri Nest, më të cilin mund të rregullohen disa opsione të kamerës.

Nest Cam Outdoor do ta ketë çmimin 199$ dhe do të dalë në treg pas përfundimit të verës. /ameble

PlayStation VR nga Sony do të kushtojnë 399 $, lansohen në Tetor

PlayStation VR nga Sony do të kushtojnë 399 $, lansohen në Tetor

Kompania Sony ka njoftuar se kufjet e tyre të reja PlayStation VR do të dalin në treg nga muaji Tetor dhe do të shiten për 399 $ në SHBA.

PlayStation VR

Sony ka shtuar se kjo pajisje po vjen pak më vonë se siç ishte planifikuar më herët. Ata gjithashtu kanë prezantuar versionin përfundimtar të PlayStation VR e cila mund të shihet në foton më poshtë.

PlayStation VR (1)

Kompania gjithashtu ka njoftuar se momentalisht posedojnë më shumë se 230 zhvillues aktiv që po zhvillojnë përmbajtje apo lojëra për kufjet e tyre të reja VR dhe kanë cekur se nuk do të jenë më shumë se 50 lojëra në dispozicion në momentin kur pajisja do të lansohet. Pë më shumë detaje në lidhje më këto kufje mund të gjeni në blogun e tyre këtu. /ameble

Nga Skype për Ueb tani mund të bëni thirrje direkt në smartphone

Nga Skype për Ueb tani mund të bëni thirrje direkt në smartphone

Skype ketë javë ka njoftuar se ka përditësuar versionin e tyre Skype për Ueb me një funksion të ri që përdoruesit e Skype-it vërtet do ta pëlqejnë. Nga tani mund të bëni thirrje nëpërmes llogarisë Skype për Ueb direkt në smartphone apo lidhje lokale.

Skype per ueb (1)

Për ata që shumicën e kohës janë brenda apartamenteve, shtëpive apo zyrës, për shembull, nganjëherë lidhja e telefonave ka pengesa dhe nuk është shumë e fortë, kështu që Skype për ueb mund të përdoret për të bërë thirrje telefonike të rëndësishme, pa pasur pengesa.

Skype per ueb (2)

Përditësimi i këtij versioni të Skype-it u mundëson përdoruesve gjithashtu të shikojnë video drejtpërdrejt në YouTube nëpërmes chat-it, pa e mbyll ose minimizu faqen në të cilen jeni duke biseduar, posedon mundësinë për të ndarë bisedat me njerëz të tjerë dhe përfshin një sistem të ri të njoftimit në thirrje apo mesazhe të reja nga Skype. /ameble

Lansohet gjenerata e re e dronit DJI Phantom 4 për 1290€

Lansohet gjenerata e re e dronit DJI Phantom 4 për 1290€

Gjatë një ngjarje për media në Manhatan, DJI ka prezantuar gjeneratën e tyre të ardhshme të Dronit smart në formën si DJI Phantom 4, që tani vjen e pajisur me opsione të reja dhe të avancuara të komandimit.

DJI Phantom 4 (1)

DJI Phantom 4 i ri është i aftë për të fluturuar në mënyrë autonome duke hequr pilotimin e njeriut, thonë DJI. Edhe ky Dron vjen i pajisur me lidhjet për smartphone dhe tablet duke ju mundësuar për të parë objekte nga kamera e Dronit në pajisjet tuaja.

DJI Phantom 4 (2)

Kompania DJI thonë se Phantom 4 shmang pengesat, aftësitë  e autopilotit dhe auto-ndjekësit funksionojnë në harmoni të mirë. Kompania tani ka filluar ta pranojë porositë e para për një kohë të kufizuar dhe vetëm për 1399$ (ose 1290€). Porosia fillon të dërgohet nga data 15 Mars, pas së cilës çmimi për blerje pritet të rritet.

DJI Phantom 4 (3)

Karakteristikat tjera që përfshinë ky model i Dronit janë:
– Automatikisht Shmang pengesat,
– Automatikisht kontrollon lëvizjet e objekteve duke përdorur Track aktive,
– Tap Fly ju mundëson të fluturoj me një trokitje të lehtë të gishtit,
– Smart Return Home i mundëson pajisjet t’i shmanget pengesave si dhe të kthehet në vend,
– Maksimum 28 minuta kohë fluturimi, kontrolli maksimal 5 km,
– Shpejtësia maksimale 72 km/h etj.

Për më shumë informacione rreth modelit të ri të dronit DJI Phantom 4 mund t’i gjeni tek ueb-faqja e tyre zyrtare DJI. /ameble

Regjistrimi për ngjarjen Google I/O 2016 hapet nga 8 Marsi

Regjistrimi për ngjarjen Google I/O 2016 hapet nga 8 Marsi

Gjiganti Google ka njoftuar të martën se regjistrimi për ngjarjen e tyre I/O 2016 do të fillojë nga data 8 Mars dhe do të vazhdoj deri me 10 Mars.

Google IO 2016

Nga kjo ngjarje pritet të njoftohemi për planet e Google-it për versionin e ardhshëm të Androidit, Android N, gjithashtu edhe për ndryshimet që pritet të bëhen në sistemin e tyre Chrome. Me aq sa dimë deri me tani, Google nuk pritet të prezantoj ndonjë pajisje të re.

Google I/O 2016 do të mbahet nga 18-20 Maj në Mountain View. Ne, që nuk e kemi mundësin të jemi prezent, nuk duhet të brengosem shumë sepse e tërë ngjarja do të jetë e transmetuar drejtpërdrejt. /ameble

iPhone 7 do të jetë edhe më i hollë

iPhone 7 do të jetë edhe më i hollë

Smartphone i ardhshëm i Apple-it, iPhone 7, do të sjellë një dizajn të ri që do të jetë mbresëlënës, 1mm më i hollë se sa iPhone 6S. Pajisja pritet të vijë pa portën e kufjeve, por mund të vijë me altoparlantë stereo ngjashëm si në iPad Pro.

iPhone 7 koncept

Me 1mm më i hollë se iPhone 6S, iPhone 7 dimensionet e tij pritet ti ketë vetëm 6.1mm, e që e do të jetë iPhone-i më i hollë deri më sot – dhe një nga smartphone-t me të hollë në treg në përgjithësi. Rivali i tij kryesor, Samsung Galaxy S7 posedon dimensione 7.9mm – 1.1mm më shumë se ai i vitit të kaluar Galaxy S6.

Macotakara për modelin e ardhshëm të iPhone-it aq të hollë thotë se Apple e sjellë duke e hequr portën për kufje të smartphone-it. Përdoruesit në vend të kësaj duhet të llogarisin në kufje me Bluetooth apo me lidhje të dritës.

Pjesa tjetër e dimensioneve, lartësia dhe gjerësia pritet të mbesin të njëjta. /ameble

Apple Siri do të vijë edhe në pajisjet Mac me versionin OS X 10.12

Apple Siri do të vijë edhe në pajisjet Mac me versionin OS X 10.12

iMACApple Siri aktualisht është në dispozicion për pajisjet iPhone dhe iPad, kurse tani sipas një raporti të fundit po flitet se Siri do të vijë edhe për Mac në sistemin OS X. Kompania Apple do ta shtojë shërbimin Siri për Mac gjatë këtij viti, respektivisht kur t’i vijë radha lansimit të ardhshëm të versionit OS X, që do të jetë OS X 10.12.

Sipas Mark Gurman nga portali 9 to 5 Mac, Siri do të vendoset në Menynë e Mac-ut ngjashëm sikur Spotlight dhe do të jetë me zë aktiv.

Kompania Apple, versionin
pritet të lansoj në ngjarjen e rregullt të tyre për zhvillues (Worldwide Developer Conference) e që pritet të mbahet në muajin Qershor, kurse softueri i sistemit do të dal në Shtator ose Tetor të këtij viti. /ameble

Foxconn thuhet se do të blej kompaninë Sharp për 6.24 miliard $

Foxconn thuhet se do të blej kompaninë Sharp për 6.24 miliard $

Foxconn puntoretMë herët është përfolur se kompania Foxconn është e interesuar në blerjen e kompanisë Sharp, gjithashtu është thënë se u ka ofruar një shumë prej 5.3 miliard dollarësh. Kjo rezulton në atë se thashethemet kanë qenë pjesërisht të vërteta, sepse tani është raportuar edhe nga Wall Street Journal, nga persona që janë të lidhur ngushtë me kompaninë dhe me këtë çështje. Atyre u është thënë se bordi i kompanisë Sharp ka miratuar propozimin.

Po themi pjesërisht e vërtetë, sepse si duket shuma e ofruar është shumë më e lartë se siç ishte raportuar me herët. Sipas këtij raporti, Foxconn është thënë t’i ketë ofruar rreth 6.24 miliard dollarë për të blerë kompaninë.

Se a do të ndodh në të vërtet apo kur do të zyrtarizohet kjo blerje, mbetet të shihet. /ameble