maliu

Si të dallojmë një Samsung Galaxy S4 origjinal, nga ai falsë

Si të dallojmë një Samsung Galaxy S4 origjinal, nga ai falsë

Disa muaj më parë kemi prezantuar se si të dallojmë një Samsung Galaxy S3 origjinal nga ai falsë, ndërsa tani do të ju njoftojmë se si të dalloni një Samasung Galaxy S4 origjinal nga ai falsë i cili fatkeqësisht është shfaqur në tregun tonë.

Në këtë rast modeli me ngjyrë të bardhë është ai falsë!!

Samsung Galaxy S4 falsë është prodhuar në Kinë dhe si i tillë manipulohet nga shitësit e ndryshëm me ç’ rast blerësit mashtrohen dhe njëkohësisht dëmtohen për arsye se nuk kanë informata të mjaftueshme për pajisjen ose në fakt nuk e ka edhe idenë se ky model mund të jetë falsë.

Në vijim do të ju njoftojmë me disa detaje që do të ju ndihmojnë të bëni dallimin në mes të origjinalit dhe ai atij falsë.

Nga pikëpamja e jashtme duke iu referuar dizajnit, është shumë vështir të dallohet origjinali nga ai flasë e sidomos për ata të cilit për herë të parë e kanë në duar këtë pajisje. Këtë e kemi demonstruar në galerinë e më poshtme me ç’ rast janë prezantuar Samsung Galaxy S4 origjinal si dhe ai falsë.

Pra, nga pamja e jashtme Galaxy S4 origjinal nuk dallon pothuajse fare nga ai falsë që rezulton me mashtrimin e lehtë të blerësit. Konkludim, nëse keni dyshime gjatë blerjes, këshilla e parë mos u bazoni në pamjen e jashtme.

Dizajni – dallimet

Nga këndvështrimi i dizajnit, ekzistojnë vetëm dy parametra që ju mund të bazoheni për të bërë dallimin dhe ata janë blici i kamerës dhe madhësia e ekranit.

Blici apo flash-i i cili gjendet nën kamerë në pjesën e pasme të smartphone-it tek Galaxy S4 falsë është me ngjyrë më të verdhë të theksuar ndërsa tek Galaxy S4 shkon më shumë në të bardhë të theksuar.

Ekrani i Galaxy S4 origjinal duhet të jetë 5.0 inç ose 12.7 cm. Në shikim të parë është vështir të dallohet madhësia e ekranit nëse e keni në duar po supozojmë Galaxy S4 falsë. Ne e kemi bërë matjen e diagonales së ekranit dhe tek Galaxy S4 falsë madhësia është 11.8 cm, pra pothuajse për 1 cm dallon nga ai i origjinalit.

Dizajni i brendshëm – dallimet

Me dizajn të brendshëm i referohemi pamjes së pajisjes pas tërheqjes apo largimit të kapakut të smartphne-it. Këtu kemi të bëjmë me më shumë parametra që e dallojnë Galaxy S4 falsë nga ai origjinal dhe do t’i paraqesim ato që janë më të lehta për tu mbajtur në mend.


Pra, pas tërheqjes së kapakut përsëri vërehet më qartë ngjyra e blicit. Tek S4 falsë është më të verdhë të theksuar ndërsa tek S4 origjinal me të bardhë.

Pas tërheqjes së baterisë, po ashtu vërehen edhe disa dallime. Galaxy S4 falsë ka të integruar 3 pina ndërsa S4 origjinal 4 pina,  të cilit japin kontaktin bateri – smartphone.

Vendi ku vendoset bateria përveç llogos së Samsung-ut me disa detaje për modelin e pajisjes, tek Galaxy S4 falsë nuk ka asgjë tjetër të shkruar, ndërsa tek Galaxy S4 origjinal ka, siç është paraqitur në galerinë e më siperme. Edhe një dallim tjetër qëndron tek kapaku i pajisjes, tek Galaxy S4 falsë nuk ka asnjë mbishkrim, ndërsa tek ai Galaxy S4 origjinal ka një kod ose një kombinim të numrave dhe shkronjave.

Softueri – dallimet

Nëse e keni vështir për të mbajtur mend disa prej dallimeve të paraqitura deri më tani, për të dalluar modelin false mund të bazoheni edhe në softuerin. Të dy modele kanë të instaluar platformën Android Jelly Bean 4.2.2.

Galaxy S4 ModeliAjo që ne e kemi vërejtur është qysh në fillim të ndezjes së smartphone-it, llogoja e Samsung së bashku me modelin Galaxy S4 GT-I9505 tek modeli origjinal mbetet statike për 5-7 sekonda, ndërsa tek ai falsë mbetet për 1-2 sekonda.

Një dallim esencial qëndron tek notifikimet, ku qartazi vërehet mungesa e funksioneve kryesore me të cilat veçohet Galaxy S4, sikurse Air gesture, Smart scroll, Smart stay. Pra, modeli falsë nuk i ka të integruar funksione të lartë përmendura.

Një dallim tjetër qëndron edhe tek emërtimi i menyve kryesore të cilat tek modeli origjinal emërtohen si: Connections, My device, Account dhe More, ndërsa tek ai falsë emërtohen si: Networks, Device, Personal dhe System.

Po ashtu kemi testuar edhe funksionin NFC, i cili nuk funksionon tek modeli Galaxy S4 falsë.

Pra, këto janë disa dallime kryesore që ne jemi fokusuar për të cilat mendojmë se mund të mbahen më lehtë në mend për të dalluar modelin Samsung Galaxy S4 falsë nga modeli origjinal. |ameble|

Zyrtare: Gjirafa.com merr $2 milion për zhvillimin e shërbimeve në Internet për Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Zyrtare: Gjirafa.com merr $2 milion për zhvillimin e shërbimeve në Internet për Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Shqip gjirafa.comKompania Gjirafa, produkt kryesor i së cilës është makina kërkimore në gjuhën shqipe Gjirafa.com dhe Rockaway Capital (VC), bënë të njohur për publikun investimin 2 milion dollarësh për te zhvilluar shërbimet e bazuara ne Interneti për shqipfolësit në Balkan, dhe në mbarë botën.

Raundi i investimeve i udhëhequr nga “Rockaway Capital” me seli në San Francisko dhe Pragë, ka për qëllim rritjen e ekonomisë së internetit në Ballkan, nëpërmjet Gjirafa.com, duke e bërë atë lider rajonal të kërkimit, e-commerce dhe reklamave online.

“Investimi është më shumë se sa një bast per potencialin shpërthyes te ekonominë se Balkanit, i cili do të na ndihmojë të pershpejtojmë këtë rritje duke i ofruar rajonit shërbime online te cilat kurrë më parë nuk janë parë”, tha themeluesi dhe Drejtori Ekzekutiv i Gjirafa, Mërgim Cahani. Z. Cahani ne vitin 2014 se bashku me dy bashkëthemeluesit, Dr. Ercan Canhasi dhe Diogjen Elshani lansuan ‘Gjirafa’ në akceleratiorin e Pragës, StartupYard, dhe e ndërtuan kompaninë e kërkimeve që të ketë një rritje marramendëse prej 650% qe nga fundi i 2014-ës. Vetëm në 10 javët e fundit Gjirafa ka regjistruar mbi 10 milion kërkime dhe më shumë se 1 milion vizitorë.

“Jemi shumë të lumtur për potencialin e rritjes së e-commerce dhe reklamimit online në Kosovë dhe Shqipëri”, tha partneri investues i Rockaway Capital, Dusan Zabrodsky, i cili udhëhoqi raundin e investimeve. “Gjirafa është pozicionuar në qendër të inovacioneve në rajon, dhe ne po shohim mundësi të jashtëzakonshme që ata të ecin para dhe përfitojnë nga modernizimi i shpejtë që po ndodh tani. Kjo kompani ka mundësi të bëjë për Kosovën dhe Shqipërinë atë që Yahoo bëri për SHBA në vitet 90-ta, të ndërtojë një ekonomi të vërtetë Interneti. Ky është një moment tërësisht unik”.

Ky investim është ne vazhdën e investimeve qe Rockaway realizoi në tregun evropian të e-commerce viteve te fundit, si dhe investimeve të mëhershme në Gjirafa, përfshi investitorët nga SHBA Esther Dyson, Ondrej Bartos (partner në Credo Ventures) dhe Philip Staehelin, partner menaxhues në Roland Berger.

Investimi i Rockaway në Gjirafa, do të përdoret për të zgjeruar infrastrukturën e kërkimeve online,          e-commerce dhe reklamave online që janë të mangëta në rajonin qe po sheh rritjen më të shpejt të natalitetit në Evropë. Marrëveshja përfshin po ashtu zotimin e konsiderueshëm të resurseve nga Rockaway në partneritet me Gjirafa.com për sjelljen e risive të tjera për audiencën dhe bizneset shqipfolëse, duke përshpejtuar zhvillimin e ekonomise së internetit në rajon.

Gjirafa planifikon të avansojë platformën e reklamave online për Shqipëri dhe Kosovë (Gjirafa AdNetëork), dhe të ofroj shërbime të e-commerce. Edhe pse rajoni ende varet nga metodat e vjetra të pagesave, përdorimi i smartfonëve përbënë rreth 50% të trafikut të internetit.

Deri me tani Kosova dhe Shqipëria kishin ngelur prapa pjesës tjetër të Evropës sa i përket rritjes online, por  kohëve të fundit janë bërë hapa të mëdha. Sot kemi një penetrim të intenetit prej 85%, si rrjedhojë e investimeve europiane dhe kthimit të diasporës.  Duke pasur parasysh edhe moshën mastatare të re të popullësisë, Gjirafa planifikon të përfitojë nga adoptimi i shpejt i teknologjisë së telefonave të mençur, duke sjellë për herë të parë shumicën e ekonomisë online në rajon.

Momentalisht Gjirafa është duke kërkuar talentë dhe profesionistë që t’i bashkohen ekipit në Tiranë dhe Prishtinë. Për më shumë informata kliko këtu.

Kompania Gjirafa.com nga Kosova, faktor i rëndësishëm për rritjen e ekonomisë digjitale në Ballkan

Kompania Gjirafa.com nga Kosova, faktor i rëndësishëm për rritjen e ekonomisë digjitale në Ballkan

Ishte viti 2014, kur dëgjuam për Gjirafën, Gjirafa po vjen, një diçka e re po vjen Shqip! Fillimisht ishim të habitur se çfarë mund të jetë ajo. Një kompani e re kosovare e cila në fakt do të jetë një makinë kërkimore që kupton vetëm shqip. Uauu!! Ishte një diçka e re, një ide inovative e cila do të sjellë informata relevante që do të jenë lehtësisht të shfrytëzueshme nga më se 12 milionë shqipfolës nga e mbarë bota.

Në Maj te vitit 2014, për herë të parë bëhet një intervistë publike për StartupYard, me ç’ rast  themeluesi i Gjirafa-s Mërgim Cahani, ka shpjeguar në detaje të plota, planet për makinën e parë kërkimore shqip Gjirafa.com. Në një pjesë të intervistës, Mërgimi tha “Ne nuk jemi Google. Ne kemi diçka që Google nuk ka. Gjirafa ka qasje në të dhëna lokale, e kupton tregun dhe ka zhvilluar teknologji për kërkim të plotë të tekstit në gjuhën shqipe. Kjo është diçka që askush tjetër nuk e ka bërë ndonjëherë, përfshirë dhe Google. Gjuha Shqipe qëndron e vetme si gjuhë, pa të afërm”.

Në muajin Korrik të vitit 2014, Gjirafa.com ka lansuar versionin Beta të saj, duke ofruar qasje ekskluzive vetëm për ata të cilët janë regjistruar apo regjistrohen për qasje të hershme. Ftesat e para për të testuar dhe përdorur Gjirafa.com janë dërguar, ku ndër përdoruesit e parë dhe ekskluziv ishte edhe ameble. Përshtypjet tona të para ishin mbresëlënëse, si nga pamja e faqes ashtu edhe nga efektiviteti i kërkimit.

Më 9 Tetor 2014, në ora 15:00 në Sheshin 21 në Prishtinë, është zyrtarizuar hapja e Gjirafa.com për të gjithë shqiptarët. Gjirafa, Inc., – Dega në Kosovë, është kompani e avancuar e teknologjisë, produkt kryesorë i së cilës është makina kërkimore në Gjuhën Shqipe, Gjirafa.com.

Gjirafa Team

Gjirafa, Inc., është korporate e themeluar në SHBA-së, nga Mergim Cahani, CEO dhe dy bashkëthemeluesit, Ercan Canhasi dhe Diogjen Elshani.

Gjirafa Invest2Se, Gjirafa është duke u bërë një faktor i rëndësishëm për rritjen e ekonomisë digjitale në Ballkan, tregon edhe fakti i mbështetjes dhe përkrahjes së vazhdueshme të kompanive ndërkombëtare në rritjen e më tejme të Gjirafës. Këtë e laboron edhe artikulli në një ndër portalet prestigjioze të teknologjisë techcrunch.com.

Respektivisht, Gjirafa do të përfiton dy milionë dollarë për raundin e “Serive A” të udhëhequr nga firma prestigjioze Rockaway Capital me bazë në San Francisko dhe Pragë.

Financimi ka për qëllim për të zhvilluar ekonominë e internetit në Ballkan, duke digjitalizuar dhe indeksuar informacionet në Shqipëri e Kosovë. Well done guys! /ameble.com

Prezantohet Lenovo Vibe K4 Note

Prezantohet Lenovo Vibe K4 Note

Lenovo Vibe K4 NoteLenovo prezantoi pajisjen e re Vibe K4 Note i dedikuar për tregun indian. Pajisja pritet të ketë çmimin rreth 180$ dhe do të jenë në dispozicion në Amazon përmes një modeli të shitjes të shpjet, duke filluar nga 19 Janari 2016.

Lenovo Vibe K4 Note është një pajisje e rangut të mesëm e cila karakterizohet me ekranin LCD 5.5 inç me një rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve dhe është i mbuluar me Gorilla Glass 3. Karakteristika të tjera të modelit Lenovo Vibe K4 Note janë; procesori 64-bit me 8 bërthama nga Mediatek MT6753, 3GB RAM memorie, 16GB hapësirë të brendshme e cila mund të zgjerohet nëpërmjet microSD kartelës, sistemi operativ Android 5.1, kamera kryesore 13 megapiksel, si dhe kamera frontale 5 megapiksel.
Pajisja po ashtu ofron mbështetje të dy SIM kartelave dhe përkrahë teknologjitë LTE, Wi-Fi 802.11ac, Bluetooth 4.0, dhe A-GPS.

Duhet të cekim se në anën e pasme Lenovo Vibe K4 Note ka të integruar edhe sensorin për gjurmë të gishtërinjve. /ameble.com

Çka kanë kërkuar Shqiptarët gjatë vitit 2015?

Çka kanë kërkuar Shqiptarët gjatë vitit 2015?

Kerkimet 2015 (1)Gjirafa.com është makina e parë dhe më e përparuar kërkimore në Gjuhën Shqipe, ku përdoruesit mund të kërkojnë më shumë se 110,000,000 faqe Shqip nga tërë Interneti.

Këtë vit për herë të parë Gjirafa.com ka publikuar top dhjetë kërkimet më të shpeshta që janë bërë gjatë vitit 2015 nga përdoruesit Shqiptarë, të ndara në këto kategori:
‘Personat më të kërkuar’ ‘Lajmet’ ‘Veturat’ ‘Celularët’ ‘Linjat e Autobusëve’.

Kjo listë mund të jetë një statistikë e mirë se për çka interesohen më shumë përdoruesit Shqiptarë.

Top 10 personat më të kërkuar gjatë vitit 2015, në Gjirafa.com

  • Xherdan Shaqiri
  • Era Istrefi
  • Rita Ora
  • Adnan Jonuzaj
  • Hashim Thaçi
  • Naim Frashëri
  • Cristiano Ronaldo
  • Dafina Zeqiri
  • Ismail Kadare
  • Lorik Cana

Top 10 Lajmet më të klikuara

  • Harrohet “Fondi i punësimit”
  • Vrasje në Prizren
  • Zgjedhjet në Tiranë
  • Përgjimi i telefonit
  • Të rinjtë që po garojnë për çmimin në Nasa
  • Ikja drejt Hungarisë
  • Vrasje në Tiranë
  • Neymar shënon gol që thyen ligjet e fizikës
  • Djegia e flamurit të Shqipërisë e Kosovës i kushton shtrenjtë klubit serb
  • Përleshje masive në Shkup

Top 10 Veturat

  • VW/ Golf 4
  • Mercedes
  • Bmw
  • VW/ Golf 3
  • VW/ Golf 2
  • Audi
  • Audi A4
  • VW/ Golf 5
  • Passat
  • Opel Corsa

Top 10 Celularët

  • iPhone 6
  • iPhone 5
  • iPhone 5s
  • Samsung Galaxy S4
  • iPhone 4
  • iPhone 4s
  • HTC
  • Nokia
  • Samsung Galaxy S5
  • LG G3

Top 10 Linjat e Autobusëve

  • Prizren – Prishtinë
  • Prishtinë – Prizren
  • Prishtinë – Tiranë
  • Gjakovë – Prizren
  • Gjilan – Ferizaj
  • Tiranë – Pejë
  • Korçë – Tiranë
  • Sarandë – Tiranë
  • Ferizaj – Durrës
  • Shkup – Tetovë
Ja se cilat pajisje do të përditësohen me versionin e ri Android 6.0, Marshmallow

Ja se cilat pajisje do të përditësohen me versionin e ri Android 6.0, Marshmallow

Përdoruesit e pajisjeve mobile, gjithnjë e më shumë kujdesen për përditësime të programeve tek pajisjet e tyre, për shkak se ata duan t’i kenë veçorit më të reja në pajisjet e tyre e sidomos pjesa sigurisë është  bërë një temë gjithnjë më e rëndësishme tek pajisjet Android.

Kësaj liste do t’i gëzohen më së shumti përdoruesit e pajisjeve Nexus, pasi që, sipas informatave të fundit, të gjitha pajisjet Nexus të prodhuara nga viti 2013 e tutje do të përditësohen në versionin Android 6.0 Marshmallow.

Lista e më poshtme të pajisjeve është konfirmuar zyrtarisht se do të përditësohen me versionin e fundit të platformës Android 6.0, Marshmallow.

SAMSUNG

Modelet 2015

  • Samsung Galaxy S6 edge+
  • Samsung Galaxy Note5
  • Samsung Galaxy S6 edge
  • Samsung Galaxy S6
  • Samsung Galaxy Tab S2

Modelet 2014

  1. Samsung Galaxy Note 4
  2. Samsung Galaxy S5
  3. Samsung Galaxy Alpha
  4. Samsung Galaxy A8
  5. Samsung Galaxy A7

SONY

Modelet 2015

  • Sony Xperia Z5 Premium
  • Sony Xperia Z5
  • Sony Xperia Z5 Compact
  • Sony Xperia Z3+ / Z4
  • Sony Xperia C5 Ultra
  • Sony Xperia C4
  • Sony Xperia M5
  • Sony Xperia M4 Aqua

Modelet 2014

  • Sony Xperia Z3 / Z3v
  • Sony Xperia Z3 Compact
  • Sony Xperia Z3 Tablet Compact
  • Sony Xperia Z2
  • Sony Xperia Z2 Tablet

Modelet 2013

  • Sony Xperia Z Ultra GPE

LG

Modelet 2015

  • LG V10
  • LG G4
  • LG G Flex2
  • LG G4 Stylo

Modelet 2014

  • LG G3

HTC

Modelet 2015

  • HTC One M9 Plus
  • HTC One E9 Plus
  • HTC One M9
  • HTC One E9
  • HTC One ME
  • HTC Butterfly 3
  • HTC Desire 826

Modelet 2014

  • HTC One (M8)
  • HTC One (E8)
  • HTC One (M8 Eye)
  • HTC Desire 820
  • HTC Desire 816

MOTOROLA

Modelet 2015

  • Motorola Moto X Pure Edition (3rd gen)
  • Motorola Moto X Style (3rd gen)
  • Motorola Moto X Play
  • Motorola Moto G (3rd gen)

Modelet 2014

  • Motorola Moto X Pure edition (2nd gen)
  • Motorola DROID Turbo
  • Motorola Moto MAXX
  • Motorola Moto Turbo

XIAOMI

Modelet 2015

  • Xiaomi Mi Note 2
  • Xiaomi Redmi 2
  • Xiaomi Redmi 2 Prime
  • Xiaomi Mi 4i

Modelet 2014

  • Xiaomi Mi 4
  • Xiaomi Mi Note
  • Xiaomi Mi Note Pro

HUAWEI

Modelet 2015

  • Huawei Ascend P8
  • Huawei Ascend P8max
  • Huawei Honor 6 Plus
  • Huawei Honor 7i
  • Huawei Honor 7
  • Huawei Mate S
  • Huawei MediaPad X2
  • Huawei Ascend G8
  • Modelet 2014
  • Huawei Mate 7
  • Huawei Honor 6
  • Huawei Mate 7
  • Huawei Honor 4X
  • Huawei Honor 4C
  • Huawei Ascend G7

LENOVO

Modelet 2015

  • Lenovo K3 Note
  • Lenovo A7000
  • Lenovo A7000 Plus
  • Lenovo Vibe S1
  • Lenovo Vibe P1

ASUS

Modelet 2015

  • Asus Zenfone 2 series
  • Asus Zenfone 2 Laser
  • Asus Zenfone 2 Deluxe
  • Asus Zenfone Selfie
  • Asus Zenfone Go

Modelet 2013

  • Padfone S

ONEPLUS

Modelet 2014

  • OnePlus 2
  • OnePlus One

ANDROID ONE

Modelet 2015

  • Micromax Canvas A1
  • Karbonn Sparkle V
  • Spice Dream Uno
  • Symphony Roar A50
  • Cherry Mobile One
  • MyPhone Uno
  • Mito Impact A10
  • Nexian JOurney One

BLACKBERRY

Modelet 2015

  • BlackBerry Priv

ZUK

Modelet 2015

  • ZUK Z1

NVIDIA

Modelet 2015

  • Nvidia Shield Tablet K1 /ameble.com
Ja se si mund të mësoni dhe përfitoni njohurit e reja falas, nga 37 faqe në Internet

Ja se si mund të mësoni dhe përfitoni njohurit e reja falas, nga 37 faqe në Internet

Padyshim, përfitimi i njohurive të reja kërkon investime në shkolla dhe kurse të ndryshme. Secila nga këto investime ka një kosto e cila ka të bëj drejtpërsëdrejti me parat tuaja si dhe kohen tuaj, duke mos llogaritur edhe lodhjen tuaj në ditët e gjata në një klasë të mbushur me njerëz.

Free CoursesNuk ka absolutisht asnjë justifikim për të mos zotëruar një aftësi të re, ose për të mos zgjeruar njohuritë tuaja, ose eventualisht asnjë justifikim edhe për të ngritur karrierën tuaj.

Andaj, për të menaxhuar më lehtë kohen tuaj si dhe për të zvogëluar shpenzimet në kurse të ndryshme, ju mund të mësoni në mënyrë interaktive, në ritmin si ju dëshironi, në komoditetin e shtëpisë tuaj duke përdorur Internetit. Është e vështirë të imagjinohet se sa është lehtë të mësohet nëpërmjet faqeve të Internetit.

Këto faqet e internetit si dhe aplikacionet, ofrojnë përfitimin e njohurive të reja nga fusha e shkencës, artit si dhe të teknologjisë.

Ueb faqet të cilat ofrojnë kurset online

  • edX – Kurse online nga universitetet më të mira në botë.
  • Coursera – Kurset më të mira në botë.
  • Coursmos – Merrni një mikro-kurs në çfarëdo kohë që ju dëshironi nga çfarëdo pajisje.
  • Highbrow  – Kurse ditore
  • Skillshare – Klasat dhe projekte online që hapin dhe avancojnë krijimtarinë tuaj.
  • Curious  – Avanconi aftësitë tuaja me video mësime.
  • lynda.com – Përfitoni njohuri nga teknologji dhe biznesi.
  • CreativeLive – Merrni mësime falas dhe kreative nga ekspertë më të lartë në botë.
  • Udemy – Mësoni aftësi të botës reale në internet.

Ueb faqet të cilat ofrojnë kurse të kodimit

  • Codecademy – Mësoni të kodoni në mënyrë interaktive.
  • Stuk.io – Mëso hapae e parë të kodimit.
  • Udacity – Përfitoni një kualifikim të njohur dhe të pranuar nga udhëheqësit e industrisë.
  • Platzi – Klasa online për dizajn, marketing dhe kodim.
  • Learnable – Mënyra më e mirë për të mësuar web zhvillimin.
  • Code School – Mëso kodin duke e bërë kodimin.
  • Thinkful – Avancone karrierën tuaj me mënyrën 1 në 1 të mentorimit.
  • Code.org – Filloni të mësoni kodimin sot, me mësime të lehta.
  • BaseRails – Përfitoni njohurit nga teknologjia dhe të Internetit.
  • Treehouse – Mëso HTML, CSS, Apps iPhone dhe më shumë.
  • One Month  – Mëso kodimin si dhe ndërtimin e aplikacioneve. web për një muaj.
  • Dash – Mëso për të bërë ueb faqe të mrekullueshme në Internet.
  • The code player – Mëso HTML5, CSS3, Javascript

Ueb faqet të cilat ofrojnë kurse të përpunimit të të dhënave

  • DataCamp – Kurse të shkencës dhe të të dhënave.
  • DataQuest - Mësoni shkencën e të dhënave të shfletuesit tuaj.
  • DataMonkey - Zhvilloni aftësitë tuaja analitike në një mënyrë të thjeshtë.

Ueb faqet të cilat ofrojnë kurse për mësimin e gjuhëve të huaja

  • Duolingo  – Mësoni një gjuhë të huaj.
  • Lingvist   – Mësoni një gjuhë për 200 orë.
  • Busuu   – Kurse nga bashkësia e mësimit të gjuhës falas.
  • Memrise   – Përdorni flashcards për të mësuar fjalorin.

Ueb faqet të cilat ofrojnë kurse për zgjerimin e njohurive tuaja

  • TED-Ed – Kurse nëpërmjet video arsimore.
  • Khan Academy – Qasja në bibliotekën gjigante.
  • Guides.co – Kërko koleksionin më të madh të udhëzimeve në internet.
  • Squareknot  – Shfleto dhe mëso hap pas hapi udhëzimet.
  • Learnist  – Mëso nga webi i krijuar nga profesionalistet.

BONUS Ueb faqet të kurseve të ndryshme

  • Chesscademy  – Mëso për të luajtur shah.
  • Pianu  – Një mënyrë të re për të mësuar piano online, në mënyrë interaktive.
  • Yousician – Tutori juaj personal për kitarë. /ameble.com
Studentët e Inxhinierisë Elektrike zhvillojnë një aplikacion unik për Facebook, RateMyFriends

Studentët e Inxhinierisë Elektrike zhvillojnë një aplikacion unik për Facebook, RateMyFriends

Studentët e Universitetin të Prishtinës, Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike kanë krijuar një aplikacion jo të zakonshëm për rrjetin më të popullarizuar social, Facebook. Studentët Hekuran Kastrati dhe Ilir Osmanaj në temën e tyre të Baçelorit kanë zhvilluar një aplikacion “RateMyFriends”, që tregon se cilët janë miqtë më të mirë në Facebook, duke saktësuar se sa herë të kanë bërë like, koment dhe share.

foto

Profesori i studentëve Blerim Rexha ka treguar për Indeksonline se si është zhvilluar aplikacioni.
Ai ka thënë se është aplikacion unik që është punuar nga studentët e Universitetit të Prishtinës.

“Aplikacioni është unik që nuk e ka askush në botë. Aplikacioni tregon se cilët janë shokët më të mirë dhe cilët jo të mirë. Tregon se cilët shokë nuk kanë bërë asnjëherë like, koment dhe share. Ta gjeneron një raport dhe mund ta shohësh se sa e ke shkallën e miqësisë në Facebook me miqtë e tu”, ka thënë Rexha për Indeksonline.

Aplikacionin RateMyFriends mund ta shkarkoni duke klikuar shkarko aplikacionin për Android.

Është aplikacioni unik dhe origjinal që e kanë zhvilluar për platformën Android, studentët Hekuran Kastrati dhe Ilir Osmanaj në kuadër të temës së tyre të baçelorit në fakultetin tonë. Ky është zgjerim i aplikacionit të realizuar më herët nga studenti Valon Xhafa. Aplikacioni RateMyFriends mbledhë listën e shokëve duke përdor teknikën e “Web scraping” dhe pastaj duke përdorur Facebook API mbledhë numrin e aktiviteteve si: Comment, Like, Tag, dhe Share.

Nga anketa që kemi bërë më herët me shumicën nga ju, kemi marrë përgjigje të qartë lidhur me preferencat e komunitetit lidhur me aktivitetet në Facebook. Kështu kemi zhvilluar një algoritëm për të përcaktuar sa më saktë shkallen e miqësisë në Facebook. Për disa sekonda mund të shihni se cili është miku juaj më i mirë në Facebook, por edhe ti shihni cili nuk iu ka bërë asnjë Like!

Ne nuk mbajnë përgjegjësi nëse pas kësaj fjaloseni me miqtë tuaj. Të gjitha këto të arritura i kemi përmbledh në një punim shkencor, që po presim të publikohet në fillim të dhjetorit. Falënderoj kolegët Korab Rrmoku, Vehbi Neziri dhe Kadri Sylejmani për ndihmën e tyre të pakursyer. I përgëzoj Ilirin dhe Hekuranin për përkushtimin e tyre gjatë zhvillimit të aplikacionit. Ju lumtë!”/Indeksonline/

Zyrtare: Samsung prezanton modelet Galaxy On5 dhe Galaxy On7 në Kinë

Zyrtare: Samsung prezanton modelet Galaxy On5 dhe Galaxy On7 në Kinë

Samsung Kina njoftoi se dy modelet e reja Galaxy On5 dhe Galaxy On7 nga tani do të janë në dispozicion në tregun e Kinës. Të dy modele të reja i takojnë rangut të mesëm të pajisjeve të karakterizuara me një dizajn atraktiv.

Samsung Galaxy On5 and Samsung Galaxy On7

Sa i përket karakteristikave harduerike, Samsung Galaxy On5 vjen me ekranin TFT 5 inç i cili ofron një rezolucion prej 720 x 1280 pikselëve me densitet prej 288ppi për pikselë. Ka të integruar procesorin Exynos 3475 katër bërthamor Cortex-A7 me shpejtësi prej 1.3GHz, kartelën grafike Mali-T720 GPU, 1.5GB RAM memorie, 8GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet microSD kartelës edhe për 128GB të tjera. Samsung Galaxy On5 ka të integruar kamerën kryesore 8 megapikselë dhe atë frontalen 5 megapikselë si dhe vjen me versionin e sistemit Android 5.1 (Lollipop).

Modeli Samsung Galaxy On7 vjen me ekranin më të madh, 5.5 inç i cili ofron një rezolucion prej 720 x 1280 pikselëve me densitet prej 267ppi për pikselë.  Ka të integruar procesorin me katër bërthama Cortex-A53 me shpejtësi 1.2GHz, 1.5GB RAM memorie dhe 8GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet microSD kartelës edhe për 128GB të tjera. Samsung Galaxy On7 vjen me kamerën kryesore 13 megapikselë dhe atë frontalen 5 megapikselë.

Të dyja modelet, Samsung Galaxy On5 dhe Samsung Galaxy On7 do të jenë në dispozicion në dy ngjyra, të bardhen dhe atë të zezën me një çmim rreth 150$ për modelin Galaxy On5 dhe rreth 200$ për modelin Galaxy On7. \ameble

Ora e mençur Samsung Gear S2 lansohet  me 12 Nëntor në Mbretërinë e Bashkuar

Ora e mençur Samsung Gear S2 lansohet me 12 Nëntor në Mbretërinë e Bashkuar

Samsung Gear S2Sot është raportuar se ora e mençur Samsung  Gear S2, do të jetë në dispozicion që nga 12 Nëntori në Mbretërinë e Bashkuar, me ç’ rast modeli Samsung Gear S2 do të ketë çmimin rreth 249£ ndërsa modeli Samsung S2 Gear Classic do të ketë çmimin rreth 299£.

Samsung po ashtu njoftoi se para-porosit në Internet për modelin Samsung Gear S2  do të fillojnë nga data 29 Tetor.

Për të promovuar nisjen e orës së mençur Samsung Gear S2 në Mbretërinë e Bashkuar, kompania Samsung është duke planifikuar të prezanton një “vitrinë me Samsung Gear S2” në qendrën tregtare të Londrës Westfield White City, me ç’ rast të gjithë ata që janë të interesuar për këtë pajisje do të kenë mundësinë për të testuar versionin demo të orës Samsung Gear S2.

Një rikujtim për modelin Samsung Gear S2. Samsung Gear S2 është prezantuar në muajin gusht të këtij viti. Vjen me madhësinë e ekranit 1.2 inç me teknologjinë Super AMOLED i mbrojtur nga gërvishtjet me mbrojtësin nga Corning Gorilla Glass 3. Po ashtu, vjen me procesorin 2-bërthamor 1GHz nga Exynos 3250, 4GB hapësirë të brendshme si, 512MB RAM memorie si dhe vjen me sistemin operativ Tizen. /ameble

Gjirafa.com fiton çmimin ICT Inovacioni i Vitit

Gjirafa.com fiton çmimin ICT Inovacioni i Vitit

Albanian ICT Awards, në mbrëmjen gala që u mbajt të Premten më 15 Maj në Tiranë, ka zgjedhur Gjirafa.com në vendin e parë si Inovacioni i Vitit mbarëkombëtar Shqiptar. Si makina kërkimore e fokusuar në Gjuhën Shqipe, Gjirafa ka filluar të krijojë një prezencë me shërbime unike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni si dhe Diasporë.
Albanian ICT Awards 2
Gjirafa.com dallohet në shërbimet e saj për kërkime në Gjuhën Shqipe, zgjidhje algoritmike dhe inteligjente të top lajmeve nga Shqipëria, Kosova, apo Diaspora, si dhe mbledhjen e të gjitha shpalljeve nga faqet tjera Shqiptare si: automjete, patundshmëri, celularë, si dhe konkurse të punëve. /ameble

Vodafone lanson tabletin Tab Prime 6

Vodafone lanson tabletin Tab Prime 6

Vodafone Tab Prime 6Vodafone si duket ka vendosur të sponsorizoj një numër të pajisjeve të reja ku ketë e konfirmon edhe lansimi i një tableti të ri Tab Prime 6.

Tab Prime 6 vjen me ekran të plotë HD 9.6-inç i cili ofron një rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve dhe pajisja është e përkrahur nga procesori 4-bërthamor me shpejtësi 1.2GHz.

Karakteristikat e tjera të Tab Prime 6 përfshijnë 1GB RAM memorie, 16GB hapësirë të brendshme e cila nëpërmjet kartelës microSD mund të rritet deri në 32GB, bateria 4.600 mAh, kamera frontale 2 megapikselë, kamera kryesore 5 megapikselë, përkrahja e teknologjive 4G LTE, WiFi dhe Bluetooth 4.1 si dhe pajisja vjen me versionin e fundit nga Android, 5.0 Lollipop.

Tableti Tab Prime 6 nga Vodafone posedon çmimin rreth 150 funta pa kontratë, ndërsa me marrëveshje mujore me Vodafone kjo pajisje mund të merret për vetëm 17 funta në muaj. /ameble