MN

Video Praktike: Maxell AIR Voltage Wireless QI

Video Praktike: Maxell AIR Voltage Wireless QI

Video Shpaketim: Maxell AIR Voltage Wireless QI

Më siguri se keni dëgjuar për teknologjinë e mbushjes se smartphone-it pa tela, ndoshta edhe ju posedoni një smartphone të tillë, si Nokia Lumia 920, Nexus 4 apo HTC 8X, mirëpo nuk keni pasur mbushësin pa tela, sepse zakonisht nuk vjen me pajisje smartphone.

Duke ju falënderuar shitorës Mega ky mbushës (Wireless Ped) tani gjendet edhe në Kosovë. Ne kemi bërë shpaketimin e “Ped-it”, si dhe kemi shpjeguar se si funksionon mbushja pa tela duke përdorë smartphone-in Nokia Lumia 920.

[youtube id=”hv9HCRodjMA” width=”600″ height=”350″]

Video Praktike: Maxell AIR Voltage Wireless QI adapter për iPhone 4

Çka nëse nuk keni një smartphone të tillë që mbushet pa tela? Maxell ka menduar edhe për ketë, duke ofruar kështu edhe adapterin qe i mundëson smartphone-ve mbushjen e baterisë pa tela, duke përdorur standardin QI. Për test ne kemi provuar mbushësin pa tela me smartphone-in iPhone 4.

Adapteri ka formën e gomës mbrojtëse të smartphone-it, që e mbron pajisjen nga goditjet dhe në të njëjtën kohë i mundëson mbushjen e baterisë pa tela.

Ne vijim keni mundësi të shikoni konkretisht se si funksionon kjo teknologji. |ameble|

[youtube id=”cWeWNouTt5s” width=”600″ height=”350″]

Këtë pajisje mund ta gjeni në: mega logo

Përmbledhja javore: 23-31 Dhjetor

Përmbledhja javore: 23-31 Dhjetor

Si gjithmonë edhe këtë fundjavë festive ameble iu paraqet permbledhjen javore.

Këtë javë e karakterizon sjellja e karakteristikave kryesore të përditsimit të Jelly Bean 4.1.2. për Samsung Galaxy SIII I cili tashmë po shpërndahet edhe në Kosovë.

Nëse mund t’I besohet raportit  nga The Wall Street Journal, e I cili zakonisht është burim mjaft i mirë i informatave të sakta, Motorola në bashkpunim me Google është duke planifikuar  një smartphone të sofistikuar “Motorola X Phone” I cili do të sigurojë konkurrencë ndaj  iPhone-it, Samsung Galaxy S4, HTC M7 dhe Nexus 4.

Poashtu The Wall Street Journal raporton se tableti i Acer “Iconia B1” pritet të godit raftet në tremujorin e parë të vitit 2013.Tableti, i cili ka potencialin të jetë konkurrues me Kindle-in e Amazon-it, mund të mos vie në SHBA fare. Një person me njohuri të drejtpërdrejtë të situatës tha se Acer synon vendet në zhvillim para se të marrë një vendim nëse do të sjellë tabletin B1 Iconia në tregun e SHBA-ve.

Javën që e lamë pas janë prezantuar pajisje dhe softuer të ndryshëm:  Sanwa nxjerr linjën e re të produktit 600-GUSD. Ky USB flash drive multifunksional nëpërmjet USB porteve mund të lidh PC-në në njërën anë, ndërsa  në anën tjetër nëpërmjet microUSB porteve mund të lidh një Android smartphone.

Ashtu siç kishte premtuar, Nubia ZTE Z5 u zbulua në Kinë të mërkurën, dhe smartphone-i I ri e i madh Android duket si një fitues duke pasur parasysh specifikat e tij harduerike.

Një tjetër tablet I cili u lançua javën që shkoj është “iBuddy Connect” nga Intex-i. E veçanta e këtij tableti është se përkrah SIM Kartelë.

Konfirmohen specifikat për BlackBerry Z10 

Siç ndodh me të gjitha gjërat nga Facebook, njoftimi i rrjetit social mbi testimin e një tarife për dërgimin e mesazheve ka tërhequr vëmendje të pa masë .Përgjigja e zakonshme nga komentuesit është diçka si: Si guxon Facebook të na e bëjë këtë!

Duke vazhduar tutje, javën që shkoj, IPKO paralajmëron: Kujdes nga uebfaqet e rrejshme!!! Ipko njofton se në internet janë duke u shfaqur faqe të cilat keqpërdorin emrin e kompanisë IPKO për t’i mashtruar përdoruesit e internetit, të cilëve synojnë tu marrin të dhëna personale, si: numrin e telefonit, emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, në këmbim të shpërblimeve të rrejshme, si SMS apo telefona mobil falas.

Nëse dëshironi ti shkarkoni aplikacione të cilat janë veçuar nga Google si dhe informoheni më shumë rreth tyre klikoni tek Aplikacionet më të mira në 2012 nga Google.

Një nga të pakta lojra të App Store që ka arritur popullaritet në nivelin e Angry Birds është Temple Run. Zhvilluar nga një ekip i vogël në Imangi Studios, loja korri sukses të jashtëzakonshëm në Apple App Store dhe tani në Android poashtu. Në festimin e një vjetorit të Temple Run, Imangi ka njoftuar se loja është shkarkuar 100 milionë herë në iOS dhe Android pajisje. Kjo është një arritje e pabesueshme.

Dhe I fundit dhe jo më pak I vlevshëm është Thashethemi i javës: iPad 5 nga Apple në Mars 2013. Në Apple thuhet se do të lançoj versionin e ri të iPad. Besohet se do të ketë një reduktim 2 mm në trashësi, një reduktim 4 mm në gjerësi, dhe një reduktim 17 mm në lartësi. Nëse këto dimensione janë të sakta, hollësia e re e supozuar do të thoshte se iPad-i i ardhshëm do të gati aq i hollë sa mini iPad 7.2milimetërsh.

Me këtë përmbledhje javore Ameble ju Uron Vitin e ri duke shpresuar se lajmet dhe vlerësimet tona ju kanë ndihmuar sadopak në zgjedhjet tuaja dhe ju premtojmë edhe më shumë risi për vitin 2013. |ameble|

[divider top=”0″]

Telekomandë në jastëk

Telekomandë në jastëk

A e humbni telekomandën shpesh? A ju bie ta kërkoni atë nëpër tërë dhomën për ta gjetur, dhe në fund është nën jastëkun tuaj? Problemeve tuaja mund t’u vie fundi. Telekomanda nuk do të jetë më nën jastëkun tuaj, por brenda tij. Brenda këtij jastëku të butë  është një telekomandë universale që punon me dy bateri AAA e që mund të programohet për të kontrolluar një shumëllojshmëri të pajisjeve AV. |ameble|

[divider top=”0″]

Përmbledhja javore: 05-10 Nëntor

Përmbledhja javore: 05-10 Nëntor

Sot është e diele dhe është koha për të bërë një përmbledhje të gjërave më interesante nga bota e teknologjisë të paraqitura gjatë kësaj jave nga portali jonë.

Java fillon me një lajmë shumë interesant nga kompania comScore, e cila ka bërë një njoftimin se Gmail është në epërsi krahas me Hotmail dhe Yahoo, ku me analizën e bërë Gmail ka 288 milion përdorues ndërsa Hotmail 286 milion.

Në javën që e lamë pas janë prezantuar pajisje dhe softuer të ndryshëm. Japan Display prezanton ekran të teknologjisë së re, Nikon lanson aparatin DSLR D5200 me 24-megapixel, HTC do të prezanton HTC Droid DNA me 13 Nëntor, Sharp prezanton smartphone të ri, Acer paralajmëron tabletin e ri Acer Iconia Tab A220. Në anën tjetër Opera ka lëshuar versionin e ri për shfletuesin (browser) e saj për desktop, Microsoft zëvendëson Windows Live Messenger me Skype, si dhe është duke e përgatitur aplikacionin OfficeMobile për pajisjet Android dhe iOS dhe njëkohësisht është bërë njoftimi për Windows app Store që ka 13.000 aplikacione. Loja Angry Birds Space nga tani është në dispozicion edhe për Windows Phone 8. Këtë javë Firefox feston datëlindjen e 8-të ndërsa në anën tjetër Google bllokohet nga Qeveria Kineze.

Një lajmë nga jeta politike ka ndikuar në krijimin e rekordeve të reja në fushën e rrjeteve sociale. Është fjala për Presidentin e rizgjedhur Amerikan Barack Obama i cili fillon mandatin e tij të dytë duke arritur një rekord të ri në Twitter me mesazhin që kishte postuar në Twitter  – “Four more years”. Tek rrjeti social Twitter, ka ndodhur diçka e pazakontë meqë rast Twitter kërkon ndjesë tek shfrytëzuesit duke shpjeguar se janë bërë pa dashje ndryshime të fjalëkalimeve të një numri të madh të llogarive për arsye sigurie. Për deri sa flasim për rrjetet sociale duhet të përmendet edhe Facebook i cili është duke testuar një opsion të ri “sound notifications”

Edhe këtë javë rubrika edutek është pasuruar me një manual nëpërmjet të cilit janë bërë udhëzimet se si mund të konvertohen dokumentet më të vjetra se Office 2010, në formatin PDF.

Sasmung Galaxy S3 është renditur ne venin e parë në tregun e smartphone-ve në bazë të një hulumtimi nga kompania hulumtuese Strategy Analitics.

Këtë javë është mbyllur sondazhi i paraqitur me pyetjen a me ble: iPhone 5, Samsung Galaxy SIII, Nokia Lumnia 920, LG Optimus G dhe HTC One X. Nga votat tuaja gjithsej 205, 78 vota janë dedikuar për Samsung Galaxy SIII i cili është njëkohësisht më i preferuari nga ju. Sondazhi i radhës nga portali jonë është “Cilin shërbim për E-mail përdorni; Gmail, Hotmail, Yahoo, Tjera?”.

Me këtë përmbledhje javore ju përshëndesim dhe ju dëshirojmë një javë të mbarë. |ameble| [divider top=”0″]

Vertu me Android

Vertu me Android

Platforma Symbian nuk ka më vend në këtë model të shtrenjtë të smartphone-ve e po ashtu as Windows Phone.

Siç pritej, modeli i dikurshëm i Nokia Vertu në smartphone të saj të ri që kushton nuk do të ketë më për bazë sistemin operativ Symbian por Android-in e gjithë pranishëm. Është e qartë se Symbian ka bërë të vetën dhe se ata që janë të gatshëm të paguajnë edhe disa dhjetëra mijëra dollarë për një telefon celular (ari, fibër karboni, safir të zi dhe kristale të tjera) megjithatë duan të kenë edhe një platformë moderne.

Sigurisht, ata kishin si mundësi edhe një platformë tjetër moderne – Windows Phone, i cili ishte në fakt plani i Nokia-së. Megjithatë drejtori i Vertu-së, Anssi Vanjoki, preferon Android-in, ndërsa 10% të aksioneve të Nokia-s në kompani nuk luajnë ndonjë rol. |ameble| [divider top=”0″]

iPad Mini më 23 Tetor

iPad Mini më 23 Tetor

Apple si duket do të organizojë një ngjarje me 23 Tetor, në të cilën pritet të paraqes tabletin iPad më të vogël, i cili do duhej tu bëj konkurrencë modeleve të lira të Amazon-it dhe Google, ka thënë për Reuters një burim i njohur me këtë çështje.

Analistët nga Wall Street parashikojnë për disa muaj rresht se Apple është duke planifikuar një version më të vogël, më të lirë të tabletit iPad shumë të kërkuar, për të marr rolin e liderit në tregun e pajisjeve të lira. Një veprim që analistët thonë se mund të ndikoj negativisht në kufijtë e kompanisë, por do të parandalojë rivalët që dominojnë në një segment të rëndësishëm të tregut. Burimet nuk specifikojnë se cilat produkte do të jenë fokusi i ngjarjes dhe zëdhënësi i Apple nuk pranoi të komentojë për ketë, gjithashtu AllThingsD ka raportuar javën që shkoj për këtë ngjarje, kompania thotë është duke u përgatitur për të zbuluar produktin e ri më 23 Tetor, vetëm pak ditë para prezantimit të Windows 8 dhe tablet-it Surface nga Microsoft. |Reuters| [divider top=”0″]

 

Si të krijohet QR Code

Si të krijohet QR Code

by MN 0 Comments

Ndoshta keni parë kodet QR (QR Code) në rrethin tuaj apo ndoshta keni dëgjuar se në to ka informacione të integruara si p.sh. informata, faqe të internetit, vende, apo edhe e-mail adresa.

QR Code është markë tregtare, barcode i matricës (ndryshe kod dy-dimensional). Është shpikur së pari në Japoni në vitin 1994 nga vala Denso degë e Toyota-s. Fillimisht i projektuar për industrinë e automobilave, kurse në ditët e sotme ky sistem është bërë i njohur jashtë industrinë së automobilave për shkak të lexueshmerisë së shpejtë dhe kapacitetit të ruajtjes të të dhënave të mëdha në krahasim me standardin e  barcodave UPC. Ky kod përbëhet nga modulet katrorë të zeza të rregulluar në një katror më një sfond të bardhë. Informacioni i koduar mund të jetë i përbërë nga katër lloje të standardizuara të dhënave (numerike, alfanumerike, bajt/binar)

Pasi pajisjet Smartphone kanë aftësinë për të skanuar këto kode QR (ose barkode matrix) që tani janë më të zakonshmet, shumë biznese dhe individ kanë filluar të shifrojnë informacionet e tyre. Ky artikull do të ju tregojë se si të krijoni kodin tuaj QR duke përdorur një aplikacion android të quajtur Barcode Generator/Reader.

Udhëzimet:

1 . Nga Smartphone-i juaj kërko për “barcode” në aplikacionin Play Store. Zgjidh opsionin “Barcode Generator/Reader” drejt pjesës së poshtme të ekranit.

QR

2. Kliko “Install”. Pastaj, klikoni “Open” për të hapur atë,

3. Klikoni në menyn reshqitëse që thotë “text” në aplikacionin barcode

4. Zgjidhni llojin për atë që ju doni të shifroni në barkodin tuaj. Për shembull, zgjidhni “URL” në qoftë se ju doni që barkodi të ju çojë në një faqe interneti.

5. Shkruani faqen tuaj në textbox dhe pastaj klikoni mbi “Generate”.

6. Kliko “Save” për të ruajtur barkodin që ju gjeneruat në mënyrën siç është i shfaqur aktualisht. Ju gjithashtu mund të klikoni “Share” që ta dërgoni tek miqtë tuaj.

Këshilla

Gjithashtu mund të shtypni barkodet tuaja për bluza dhe postera për reklamim të lehtë,

Paralajmërim

Mos shifroni informacione që janë shumë personale nëse nuk e keni ndërmend të ndani atë në Internet në përgjithësi,

Gjërat që ju nevojiten

 Qasja online. [divider top=”0″]

YouTube debuton video përkthyesin për 300 gjuhë

YouTube debuton video përkthyesin për 300 gjuhë

Google ka shtuar mundësinë e përkthimit të video të dhënave në YouTube me mbështetje për mbi 300 gjuhë.

Me 70 për qind të audiencës globale e cila jeton jashtë SHBA-ve, You Tube paraqet një mjet të ri për ta bërë përkthimin e titrave më të lehtë për video krijuesit.

Me Video Menaxher, përdoruesit tashmë mund të përkthejnë vet një video duke përdorur Google Translator Toolkit.

YouTube ka filluar tu ofroj krijuesve të videove që i vendosin në faqen e tyre një shërbim që lejon përkthimin e video përmbajtjes në më shumë se 300 gjuhë të ndryshme.

“Rritja e audiencës globale në YouTube do të thotë që videot tuaja të arrijnë tek shumë njerëz, që flasin shumë gjuhë,” shkruajnë Jeff Chin dhe Brad Ellis, menaxherët e prodhimit të YouTube, në një blog post sot.

YouTube ofron dy lloje të shërbimeve. Njëri lejon përkthimin automatik të titrave ekzistuese dhe komenteve në lidhje me videon duke përdorur Google Translate dhe ka më shumë se 60 gjuhë, ndërsa shërbimi tjetër përkthen më shumë gjuhë të pazakonta duke i mundësuar përdoruesit të integroi YouTube Video Manager-in me Google Translator Toolkit.

Me Video Menaxher-in, përdoruesit mund të përkthejnë videot vetë duke përdorur Google Translator Toolkit, ose të ftojnë të tjerët për ti ndihmuar ata. Video Menaxheri gjithashtu u lejon video krijuesve të shikojnë videot e tyre gjatë përkthimit për ta bërë procesin më të lehtë. /cnet//ameble/ [divider top=”0″]

15 Mënyra për të zgjatur jetën e baterisë së laptopit

15 Mënyra për të zgjatur jetën e baterisë së laptopit

by MN 5 Comments

Laptopat kanë tendencë të humbasin sharmin e tyre shumë shpejt kur jeni vazhdimisht në kërkim të prizën më të afërt të energjisë për ta mbushur.

Si mund të mbani baterinë tuaj të qëndrojë për sa më shumë kohë që është e mundur? Ja ku janë 15 mënyra të lehta për ta bërë këtë.

1. Defragmentoni rregullisht – sa më shpejtë që hard drive-i juaj bën punën e tij më pak do ta mundoni hard drive-in tuaj dhe baterinë. Bëjeni hard drive-in tuaj sa më efikas që është e mundur duke e defragmentuar atë rregullisht. (por jo derisa është duke punuar në bateri, natyrisht!) Mac OSX është ndërtuar më mirë për ti bërë ballë fragmentimit kështu që mund të mos jetë shumë e zbatueshme për sistemet e Apple-it.

2. Erësoni ekranin tuaj – Shumica e laptopëve vijnë me aftësinë për të errësuar ekranin e tyre. Disa vijnë edhe me mënyra për të modifikuar procesorinë(CPU) dhe performancën e ftohjes. Zvogëloni ato në nivelin më të ulët që ju mund të toleroni për të shtrydhur pak lëng baterie shtesë.

3. Ndalni programet që punojnë në sfond – Itunes, Desktop search, etj. Të gjitha këto ngarkojnë më tepër CPU-në dhe shkurtojnë jetën e baterisë. Ndalni çdo gjë që nuk është e rëndësishme kur jeni në bateri.

4. Ndalni pajisjet e jashtme – USB pajisjet (duke përfshirë këtu edhe miun) dhe WiFi e shpenzojnë baterinë e laptopit tuaj. Largoni apo ndalni ato, kur nuk janë në përdorim. Nënkuptohet se mbushja e pajisjeve të tjera (si iPod-i, celulari) nëpërmes laptopit tuaj kur punon me bateri është një mënyrë e sigurt e harxhimit të baterisë së laptopit tuaj.

5. Shtoni më shumë RAM – Kjo do t’ju lejojë të procesoni më shumë me memoren që ka laptopi juaj, në vend se të mbështetet në memoren virtuale. Memorja virtuale rezulton në përdorimin e hard drive-it, dhe është shumë më pak efikase në ruajtjen e energjisë. Vini re se shtimi i më shumë RAM do të konsumojë më shumë energji, kështu që kjo është më e aplikueshme në qoftë se keni nevojë për të përdorur programe me memore intensive të cilave në fakt u nevojitet përdorim i madh i memorjes virtuale.

6. Iniconi (run) nga një hard drive në vend se CD / DVD – Sa do shumë energji që konsumojnë hard drive-at, CD dhe DVD drive-at janë më të këqinj. Edhe duke pasur një CD/DVD në drive mund të konsumoj energji. Ato rrotullohen duke konsumuar energji madje edhe kur nuk janë duke u përdorur. Sa herë që të jetë e mundur përpiquni që të iniconi nga drive-at virtual duke përdorur programe si Alcohol 120% në vend të atyre optike.

7. Mbani kontaktet e baterisë të pastërta – Pastroni kontaktet metalike të baterisë suaj çdo dy muaj me një leckë të lagur me alkool. Kjo e bën transferimin e energjisë nga bateria më të efektshëm.

8. Ruajeni baterinë tuaj – Mos e lini baterinë të mbushur në gjumë për periudha të gjata kohore. Me të mbushur, ju duhet ta përdorni baterinë të paktën një herë në 2-3 javë. Gjithashtu, mos e leni baterinë  që të harxhohet plotësisht.

9. Hibernate, jo Standby – Edhe pse vendosja e një laptopi në “Standby” kursen pak energji dhe ju menjëherë mund të rifilloni aty ku keni mbetur, ai nuk kursen as përafërsisht aq energji sa funksionon ”Hibernate”. Duke vendosur kompjuterin në “Hibernate” në të vërtetë do të ruaj gjendjen e kompjuterit ashtu siç është, dhe plotësisht e ndal vetveten.

10. Mbani temperaturën e veprimit të ulët – Laptopi punon në mënyrë më efikase kur është më ftohtë. Pastroni hapsirat e ventilimit të ajrit me një leckë ose pastrues për tastierë.

11. Vendosni dhe optimizoni opsionet e energjisë – Shkoni tek “Power Options” në “Windows Control Panel” dhe vendosni në mënyrë që përdorimi i energjisë të jetë i optimizuar (Zgjidhni “battery max” për efekt maksimal).

12. Mos bëni shumë punë njekohësisht – Bëni vetëm një gjë në të një kohë, kur jeni në bateri. Në vend se të punoni në një dokument, duke lënë email klientin tuaj të punoj në sfond dhe duke dëgjuar muzikë, vëjeni mendjen tuaj në një gjë të vetme. Nëse jo, ju vetëm do ta harxhoni baterinë tuaj para se të përfundoni ndonjë gjë!

13. Merrini me të mirë kërkesat e kompjuterit – Sa më shumë që kërkoni nga kompjuteri. Aktivitetet pasive si email-at dhe “word processing” konsumojnë shumë më pak energji se sa lojrat ose lëshimi i një DVD-je. Në qoftë se ju keni mbushje me vetëm një bateri – zgjedhni prioritetet tuaja me mençuri.

14. Bleni vetes një laptop më efikas – Laptopat janë duke u bërë gjithnjë e më efikas në natyrë, deri në pikën ku disa prodhues janë duke folur për bateri që qëndron tërë ditën e gjatë. Blerja e një laptopi të ri më të efektshëm për të zëvendësuar një të vjetërsuar është zakonisht një zgjidhje e shpejtë.

15. Parandaloni Efektin e Memories – Nëse jeni duke përdorur një laptop shumë të vjetër, ju do të dëshironi të parandaloni “efektin memorie” – Mbani baterinë plotësisht të shëndetshme duke e mbushur plot dhe pastaj duke e harxhuar plotësisht atë të paktën një herë në 2-3 javë. Përjashtime nga rregulli janë bateritë Li-on (të cilat i kanë shumica e laptopëve),  nuk vuajnë nga “efekti memorie”.

Bonus këshilla # 1: Fikeni funksionin AutoSave. Funksionet AutoSave të MS Word-it dhe Excel-it janë të mira, por për shkak të asaj që ruajnë në intervale të rregullta, ato e mundojnë hard drive-in më shumë se sa duhet. Nëse keni ndërmend të bëni këtë, ju mund ta aktivizoni atë përsëri, kur bateria është gati të harxhohet. Ndërsa ajo kursen jetën e baterisë në fillim,normal së dëshironi të siguroheni se puna juaj është ruajtur, kur bateria juaj vdes.

Bonus këshilla # 2: Zvogëloni përdorimin e grafikës. Mund ta bëni këtë duke ndryshuar rezolucionin e ekranit dhe duke i ndalur diver-at e sofistikuar grafik. Sot kartelat grafike (video kartelat) konsumojnë njejtë apo edhe më shumë rrymë se sa hard disku.  |ameble| [divider top=”0″]

iOS 6, tashmë në 15% të pajisjeve

iOS 6, tashmë në 15% të pajisjeve

Përdoruesit e pajisjeve të bazuara në iOS kanë pranuar jashtëzakonisht shpejtë përditësimin (update) e fundit të sistemit operativ mobil të Apple. Sipas të dhënave nga kompania Chitika, vetëm një ditë pas lëshimit, iOS 6 gjindej në 15% të pajisjeve të bazuara në iOS.

Me këtë, Apple edhe një herë tregon avantazhin e qasjes së tij aty ku ka kontroll të rreptë mbi harduer dhe softuer për pajisjet e tij, sidomos në krahasim me Android i cili edhe dy muaj pas lëshimit të versionit të fundit të Jelly Bean gjindet në vetëm 1.5% të pajisjeve. Poashtu vihet në dukje se iOS 6 është pranuar shumë më shpejtë se sa sistemi operativ i Apple-it për kompjuterat klasik Mountain Lion, i cili pas 24 orëve të para ishte instaluar në 3.2% të pajisjeve.

iOS 6 është në dispozicion për instalim në pajisjet e Apple që nga dita e mërkurë, ndërsa si risi më të rëndësishme sjell aplikacionin e vet të Apple për menaxhimin e hartave gjeografike, i cili do duhej të zëvendësojë aplikacionin aktual të Google. Është pikërisht ky aplikacion i cili shumë shpejt u shëndrrua në shënjestër të kritikave dhe talljeve për shkak të të metave të shumta në paraqitje (shih foton). [divider top=”0″]

Dhuroni jetë të re, kompjuterit të vjetër

Dhuroni jetë të re, kompjuterit të vjetër

by MN 3 Comments

Imagjinoni në vijim një skenar realist: keni një kompjuter të vjetër që ju ka shërbyer me besnikëri për vite me rradhë, por me kohë është vjetërsuar me krijimin e lojërave të reja dhe programeve më kërkuese. Keni blerë një kompjuter të ri që është i aftë për tu përballuar me softueret aktual, por nuk dini se çfarë të bëni me kompjuterin e vjetër. Nëse provoni ta shisni atë nëpërmjet shpalljeve, ju nuk do keni edhe shumë levërdi. Nga ana tjetër, nuk është aq i papërdorshëm sa për ta hedhur, dhe ju keni prindër, të afërm, apo miq të cilëve mund tu hynte në punë një kompjuter i tillë për nevoja të internet-it, muzikë dhe filma. Problemi i vetëm është se një përdorues i ri i këtij kompjuteri është ndoshta shumë pak i përgatitur teknikisht. Çfarë duhet të bëni?

Dhuroni jetë të re, kompjuterit të vjetër (me Linux)

Instalimi i Windows XP si një zgjidhje logjike në dukje, në praktikë shpesh dëshmon të jetë një gabim katastrofik, kur është fjala për këta përdorues. Shumë prej nesh rikujtojnë Windows XP-në më mall, duke harruar se si ai ishte i prirur për “shkatrrim” në qoftë se përdoruesi nuk ka qenë jashtëzakonisht i kujdesshëm në atë çka ai instalon dhe rregullisht mirëmbanë kompjuterin nga ana softuerike. Nëse instalohet çdo gjë, dhe vetëm shtypet mbi “Next” gjatë instalimit pa e lexuar se çfarë saktësisht është duke u instaluar, kompjuteri menjëherë instalon plotë toolbar-e spiunësh dhe programme të ngjashme “helper” që ngadalësojnë sistemin operativ, duke bërë kush e di saktësisht se çfarë, dhe potencialisht komprometojnë sigurinë e kompjuterit.
Një problem tjetër është i lidhur edhe me kujtesën tonë selektive. Ne të gjithë mbajmë në mend se Windows XP dikur mjaft bukur punonte në një Pentium 3 dhe 4, por ne harrojmë se në atë kohë programet ishin të shkruara posaçërisht për këta kompjuterë. Versionet aktuale të softuerëve bëhen për kompjuterët e sotëm me shumë RAM memorie dhe disqe me cache memorie të madhe, më të cilat mund të kompensohet ngadalshmëria e pjesëve mekanike, gjersa në kompjuterin tuaj të vjetër gjindet sigurisht shumë më pak RAM dhe disku me 2 MB cache memorie (në rastin më të mirë), e që krijon burim të pandërprerë të “gërrhatjes” nga shtëpiza.
Sigurisht, ju mund të nxjerrni disi versionet e vjetra të programeve, por disa shërbime online refuzojnë të punojnë me versionet e vjetra të softuerëve, ndërsa në lidhje me vrimat e mundshme të sigurisë as të mos flasim. Së fundi, as web faqet para dhjetë vitesh nuk ishin as përafërsisht kërkuese si ditët e sotshme, atëherë kur disa nga web teknologjitë të cilat përdoren gjerësisht sot, nuk kanë ekzistuar fare.

Problemin e tretë e paraqesin antivirus-ët. Edhe versionet e vjetra të antivirus-ëve ishin në gjendje të shkaktojnë ngadalësim të dukshëm të punës në kompjuter, dhe kur ju keni instluar ndonjë më të ri, edhe në qoftë se aj ishte një “Avira” goxha i lehtë, lirishtë mund t’i thuanit lamtumirë punës së rehatshme. Versionet e vjetra nga ana tjetër, nuk do të jenë në gjendje për të ju mbrojtur nga murtaja moderne, kështu që ky moment paraqet një problem mjaft serioz për përdorim të besueshme të kompjuterit.

Zgjidhja që do të ishte më se e kënaqshme për një numër të konsiderueshëm të përdoruesve potencialë, është instalimi i distribuimeve te lehta të Linux-it. Nga njëra anë ju keni shpejtësi dhe softuer mjaft të freskët, ndërsa nga ana tjetër mbrojtje nga virusët, pasi që pothuajse i gjithë malware ka synim Windows-in si një platformë për “veprimet” e tij.
Megjithatë, situata nuk është edhe aq e qartë dhe ne nuk mund të tregojmë me gisht në një distribuim të Linux-it dhe ta rekomandojmë atë si zgjedhje të përkryer për një kompjuter të vjetër. Në radhë të parë, ekziston problemi me shumë pajisje USB për të cilat shpesh nuk është lehtë të gjindet as driver-i për Windows, e lëre më për Linux.

Në radhë të parë këtu mendojmë për lloje të ndryshme të web kamerave kineze, USB tuner-ve, madje edhe USB modem-ve për internet. Disa distribucione të Linux janë të pajisura më mirë me driver-a, kështu që ndodh që pajisjet e tilla t’i njoh menjëherë, disa të tjera nuk janë, por si do t’ju rastis juve nuk mund ta dini gjërsa ta provoni.

Për fat të mirë, në versionet e fundit të distribuimeve të Linux është përmirësuar në mënyrë drastike njohja dhe instalimi automatik i driver-ve për USB modem-at  por në përgjithësi, sa i përket internetit, rekomandohet që ju t’i qaseni nëpërmjet Ethernet interface-it, përkatësisht me kabllo të rrjetit direkt në Router apo Switch . Kjo është rruga më e sigurt për të minimizuar problemet e mundshme. |ameble| [divider top=”0″]

Google blen shërbimin për foto-editim Snapseed

Google blen shërbimin për foto-editim Snapseed

Google mbërrtheu shërbimin e foto-editimit dixhital Snapseed si pjesë e përpjekjeve të tij për të konkuruar kundër rrjetit social Facebook në internet. Snapseed është pjesë kryesore e blerjes së Nik Software nga Google, i cili zhvilloi teknologjinë e këtij shërbimi për  photo-editim.

Marrëveshja e shpallur dje, i jep Google një shërbim të njohur që konkuron kundër Instagram-it të Facebook-ut, mjetet e të cilit janë përdorur gjerësisht për të ekspozuar, zbukuruar dhe shpërndarë fotografitë e marra me smartphone dhe tabletë. Facebook bleu Instagram-in për 715 milion dollarë, në një marrëveshje që u arrit muajin e kaluar. Google nuk bëri të ditur kushtet e blerjes së Nik Software.

Snapseed mund të përdoret për të rritur përdorimin e Google Plus, një alternativë për Facebook-un në rrjetin social. Edhe pse ai është rritur me shpejtësi që nga debutimi i tij gati 15 muaj më parë, Google Plus është ende duke eksperimentuar me tipare të ndryshme që synojnë nxitjen e sërfuesve të internetit (web surfers) për ta vizituar me shpesh këtë shërbim.

Sipas zëvendës presidentit të Google Vic Gundotra, Google Plus tani ka rreth 400 milion llogari. Kurse Nik Software thonë se më shumë se 9 milionë njerëz përdorin aplikacionin e Snapseed për iPhone dhe iPad. Vitin e kaluar, Apple ka quajtur Snapseed si “aplikacionin e tyre të vitit”. |ameble| [divider top=”0″]