Ronaldo

Ja aplikacionet që shefi i Microsoft ka në “iPhone Pro”-n e tij

Ja aplikacionet që shefi i Microsoft ka në “iPhone Pro”-n e tij

Shefi ekzekutiv i Microsoft, Satya Nadella tregoi sot se çfarë aplikacionesh ka instaluar në pajisjen e tij iPhone. Po, ai zotëron një iPhone, por shprehet se nuk është smartphone që e përdor çdo ditë.

Nadella, pasi e quajti pajisjen me shaka “iPhone Pro” për shkak të aplikacioneve Microsoft që ka në faqen kryesore të pajisjes, tregoi se çfarë aplikacionesh ka instaluar.

Nadella iPhone home screen-210-100Shefi ekzekutiv i Microsoft ka në katërshen e programeve më të përdorura tre aplikacione Microsoft, që përfshijnë Bing, Outlook dhe OneNote. Disa nga aplikacionet e tjera përfshijnë paketën Office, OneDrive dhe lojën Snap Attack nga studioja e lojërave Microsoft Studios.

Megjithëse ai tregoi iPhone-n për një kohë të gjatë, ai gjithashtu tregoi smartphone-n Microsoft Lumia
dhe u shpreh se ky ishte telefoni i tij i përditshëm. Asnjë nuk e dyshon që kjo është e vërtetë, por kjo gjithashtu do të thotë se dikush ka harxhuar kohë për të përgatitur pajisjen Apple për demonistrimin e kryer gjatë konferencës Microsoft Future Decoded. /ameble

Kangaroo PC, kompjuteri portable Windows 10

Kangaroo PC, kompjuteri portable Windows 10

Edhe pse një PC-on-a-stick mund të duket i favorshëm, zakonisht ky lloj kompjuteri është shumë i limituar: ka vetëm një portë, dhe duhet ta lidhësh me një burim të rrymës elektrike. InFocus, kompania e projektorëve, mendon që ka gjetur një ide më të mirë. Kangaroo PC është një kompjuter me bateri që punon me sistemin operativ Windows 10 dhe ka përmasat e një smartphone: mund ta mbani në xhep, mund ta lidhni me pajisje të tjera periferike dhe mund të punojë deri në katër orë pa e karikuar. Kangaroo PC mund të lidhet edhe me një iPad nëse dëshironi. Për sa i përket portave, pajisja ka një portë HDMI dhe dy porta USB, dhe duket se në të ardhmen opsionet mund të shtohen.

infocus-kangarooMegjithatë, ky sistem nuk është shumë i fuqishëm, për shkak se ka një procesor Atom x5, 2GB RAM dhe 32 GB memorie të brendshme që mund të zgjerohet me memorie të jashtme. Kjo pajisje është në tregun e ShBA-së për vetëm 99 dollarë, duke e bërë mjaft konkuruese me rivalët e saj. /ameble

Facebook lançon Facebook Lite (APK)

Facebook lançon Facebook Lite (APK)

Facebook ka menduar dhe për përdoruesit e smartphonëve Android me specifika të dobëta dhe ka lançuar sot një aplikacion që funksionon vetëm në disa shtete në zhvillim.

Aplikacioni quhet Facebook Lite nuk është gjë tjetër veçse një version më i thjeshtë i aplikacionit të mirënjohur Facebook. Facebook Lite është vetëm 262KB në madhësi dhe punon në pajisjet me specifikat më të dobëta që kanë mundësi lidhjeje vetëm me rrjetin 2G. Siç thuhet në një artikull nga TechCrunch, aplikacioni Facebook Lite bazohet në Snaptu, një aplikacion që Facebook zotëron që nga viti 2011 dhe që shërben për t’u kyçur në telefona të thjeshtë.

Aplikacion Facebook Lite duket i thjeshtë në dizajn dhe funksionalitet dhe të gjithë komponentët kryesorë gjenden aty, si Messenger, Pages, Groups, etj. Aplikacioni gjithashtu krijon njoftime, kështu që përdoruesve u ofrohen shërbimet bazë. Ja përshkrimi i aplikacionit në Play Store:

  • Instalohet shpejt – Aplikacioni zë më pak se 1MB
  • Hap postimet shpejt
  • Është efikas në përdorimin e lidhjes së Internetit
  • I dizenjuar për rrjetin 2G dhe zonat me lidhje të dobët të Internetit

facebook-lite-5-710x410Aplikacioni duket se është lançuar që në datën 20 Janar në disa shtete si Bangladesh, Nepal, Nigeri, Afrikë e Jugut, Sri Lanka, Vietnam dhe Zimbabve. Këto janë vende me lidhje të dobët Interneti dhe ku smartphonet janë të rrallë. Facebook ka zgjedhur këto shtete për të provuar cilësinë e shërbimit dhe do ta zgjerojë shërbimin dhe në shtete të tjerë.

Ju mund ta shkarkoni Facebook Lite nga Play Store ose ta shkarkoni si APK. /ameble/

Acer lançoi dy Chromebook për studentë

Acer lançoi dy Chromebook për studentë

Acer Chromebook c910Dy ditë më parë, Acer prezantoi dy laptopë Chromebook të krijuar veçanërisht për studentët. Dy versionet e prezantuara janë C910 dhe C740 dhe të dy ofrohen me çmime ekonomike.

Nga të dy laptopët, Acer C740 Chromebook është më i vogli dhe ka ekran 11.6 inç me rezolucion 1366×768. Ky laptop ka memorie të brendshme prej 16GB dhe bateria thuhet se zgjat 8.5 orë pune. Blerësve u ofrohet mundësia të zgjedhin mes procesorëve Intel Celeron ose Core i3 dhe mes 2 ose 4GB RAM.

Acer C910 Chromebook është më i madh dhe me specifika pak më të mira, me ekran 15.6 inç me rezolucion 1920×1080 ose 1366×768. Dhe në këtë model ka mundësi zgjedhjeje mes Intel Cerelon ose Core i3, por 4GB RAM është standart. Gjithashtu ka mundësi zgjedhjeje mes modelit 16 dhe 32GB.

Acer i ka dizenjuar këta laptopë për t’iu përshtatur kushteve të shkollës. Të dy versionet durojnë deri në 60 kg peshë mbi to, durojnë hedhjet deri nga 50 cm lartësi. Acer C740 kushton 259.99$ ndërsa versioni C910 kushton 299.99$.

Të dy laptopët do të dalin në treg në Shkurt. /ameble

Nvidia prezanton kartën grafike GTX 960

Nvidia prezanton kartën grafike GTX 960

NVIDIA GTX-960Nvidia këtë javë ka prezantuar një kartë të re grafike në linjën Maxwell Power. Karta grafike GTX 960 vjen me një çmim ekonomik.

E dizenjuar për të ofruar një performancë të mirë me një çmim të arsyeshëm, Nvidia GTX 960 mund të jetë karta grafike perfekte nëse doni të ndërtoni një PC ekonomik ose nëse doni të ndërroni kartën grafike aktuale. Nvidia e quan kartën e re si “opsionin më të mirë në kategorinë e saj të çmimeve”.

Nvidia GTX 960 është ndërtuar me arkitekturën Maxwell dhe është e aftë të mundësojë luajtjen e video lojërave në 1080p me 60 imazhe për sekondë. Karta grafike ka 1,024 bërthama Cuda, 64 TMU (njësi të hartimit të imazhit) dhe 32 ROU (njësi të paraqitjes së imazhit).

Shpejtësia normale e kartës është 1127MHz por mund të arrijë deri në 1178MHz me një shpejtësi të kujtesës prej 9.3 Gbps dhe e gjitha deklarohet se punon pa zhurmë. Nvidia shpjegon më tej:

“GTX 960 është shumë e përshtatshme për lojërat e betejave multiplayer online. Karta kontrollon ventilatorët në mënyrë inteligjente dhe kjo bën që pajisja të punojë me 30W duke ofruar performancë në rezolucionin 1080p.”

GTX 960 do ta dalë në treg në muajt e ardhshëm për 199$ në ShBA dhe 130£ në Mbretërinë e Bashkuar. /ameble

LG mohon problemet me G Flex 2

LG mohon problemet me G Flex 2

LG-G-Flex-2Procesori i ri i Qualcomm Snapdragon 810, nuk ka dalë akoma në treg, por kjo nuk i ka penguar thashethemet dhe lajmet që tregojnë se chipi i ri nxehet më shumë se normalja. LG G Flex 2 do të jetë një nga smartphonet e parë me këtë chip dhe kjo ka bërë që thashethemet të përhapen për problemin e nxehjes që çon në një performancë të dobët.

Problemi i sipërpërmendur nuk prek vetëm LG G Flex 2. Dje në disa artikuj online u raportua se Samsung pasi testoi chipin Snapdragon 810, vendosi të përdorë chipin Exynos, me qëllim që mos të përdorte chipin e Qualcomm që nxehet.

Megjithatë, zëvendës presidenti i sektorit të smartphoneve në LG, Woo Ram-chan, u tha reporterëve që procesori Snapdragon 810 ka performuar në nivele të kënaqshme dhe G Flex 2 po çliron më pak nxehtësi se pajisjet e tjera me të njëjtin procesor. “Unë jam në dijeni të shqetësimit për këtë problem, por Snapdragon 810 ka një performancë mjaft të kënaqshme” u shpreh Ram-chan.

Fjala “e kënaqshme” nuk është fjala që prisnim në përshkrimin e performancës së kësaj gjenerate të procesorëve. Edhe nëse produkti nuk lëshon shumë nxehtësi, ajo çfarë e shqetëson publikun është performanca e dobët që shkakton nxehjen. Gjithsesi, nëse problemi i procesorit nuk rregullohet, atëherë LG me shumë gjasa do të porosisë procesorë Snapdragon 801 dhe 805 në vend të 810.

Për LG, kjo nuk ishte mënyra më e mirë për të pritur smartphonin G Flex 2. Pritja e publikut do të marrë fund në 30 Janar, kur pajisja të lançohet në Korenë e Jugut. /ameble

Përditësimi i Google Docs sjell opsione të reja

Përditësimi i Google Docs sjell opsione të reja

Google- Drive&Photos-main AmebleGoogle Drive dhe Google Docs kanë pasur shumë sukses këto vitet e fundit. Gjatë 2014, Google i ndau shërbimet e Google Drive në aplikacione të veçanta duke na dhënë mundësinë të instalojmë vetëm aplikacionet që do të na hyjnë në punë. Me përditësimin e sotshëm të Google Doc Suite eksperienca e përdorimit të këtij aplikacioni do të përmirësohet.

Versionet e fundit të Google Docs, Sheets dhe Slides tani kanë opsione të reja siç është kontrolli i gabimeve drejtshkrimore në Google Docs, mundësia për të fshehur rreshtat dhe kolonat në Google Sheets dhe aftësia për të menaxhuar figurat dhe format në Google Slides.

Google gjithashtu ka përmirësuar sigurinë e këtyre aplikacioneve duke shtuar opsionin e sigurimit me shenjat e gishtave për pajisjet që kanë një sensor të tillë. Një opsion tjetër është TalkBack, opsion i cili ndihmon me leximin e informacionit për përdoruesit me shikim të dobët.

Google thotë që përditësimi ka nisur, por ndoshta do të kalojë pak kohë derisa të fillojë përditësimi në pajisjet tuaja për shkak të rajonit ku bëjmë pjesë. /ameble

2 orë kohë për të blerë OnePlus One

2 orë kohë për të blerë OnePlus One

OnePlus One, smartphoni që konkuroi me smartphonet më të mirë të vitit 2014 me karakteristikat, çmimin e ulët dhe versionin CyanogenMod të instaluar, do të jetë në dispozicion të blerësve online për vetëm 2 orë gjatë mbrëmjes së sotme.

oneplus-one-sale-710x438OnePlus do të hapë një “dritare” prej dy orësh, nga ora 20:00-22:00 me orën tonë. Smartphoni mund të blihet nga kushdo gjatë këtyre dy orëve. OnePlus One ka çmimin 299$$ për versionin 16GB dhe 349$ për versionin 64GB.

Mbetet për t’u parë se si do të vendosë kompania OnePlus për shitjet e kësaj pajisje, pasi flitet për lançimin e OnePlus Two. A do të jetë përsëri e vështirë për të blerë OnePlus One apo do t’i ofrohet publikut të gjerë lirisht? Vlen të përmend fakti se në vendin e origjinës, në Kinë, kompania i shet smartphonet lirisht pa asnjë pengesë./ameble/

Bloomberg: One M9 do të ketë kamerë 20MP

Bloomberg: One M9 do të ketë kamerë 20MP

HTC-One-M9-ConceptNjë artikull nga Bloomberg zbuloi disa detaje për smartphonin One M9 të HTC-së që do të prezantohet në eventin e 1 Marsit. Së bashku me këtë smartphone mund të prezantohet dhe smartwatch i parë nga HTC.

Në artikullin e Bloomberg flitet për një kamerë dhe eksperiencë audio të përmirësuar. Pajisja do të ketë një kamera 20MP si kamera kryesore, ndërsa kamera frontale do të ketë teknologjinë UltraPixel. Ky ndryshim i teknologjisë së kamerave ngjan me atë çfarë pamë në modelin Desire 826 të prezantuar në CES 2015.

Artikulli përmend shkurt dhe disa informacione për orën e parë të mençur nga HTC, e cila ka shumë gjasa të prezantohet së bashku me HTC One M9 në eventin e datës 1 Mars në Barcelonë. Detaji i vetëm për orën është integrimi më shërbimin fitness nga Under Armour. HTC tha disa ditë më parë se në pajisjet e vitit 2015 do të integrohej shërbimi nga Under Armour, një kompani që merret me performancën atletike.

HTC Smartwatch u konfirmua që në Tetor 2014 dhe kompani tha që ishte vonuar për lançimin e pajisjes në mënyrë që të kishte kohë për të krijuar dhe dizenjuar një pajisje sa më konkuruese në treg.

Këtu mund të lexoni përmbledhjen tonë të karakteristikave të HTC One M9. /ameble/

Shfaqet Android 5.0.1 Lollipop për Galaxy S4

Shfaqet Android 5.0.1 Lollipop për Galaxy S4

Samsung Galaxy S5 duket se ka filluar të përditësohet me versionin më të fundit të Android, atë 5.0 Lollipop, por duket se Samsung ka qenë duke punuar dhe për versionin Lollipop për Samsung Galaxy S4. Sot kanë qarkulluar në Internet fotot e para të një version Android 5.0 për Galaxy S4.

Nuk ka të dhëna specifike se nga ka ardhur ky version i sistemit operativ Android, por pas testimeve të ndryshme është konstatuar se ky është version original dhe duket se të gjitha opsionet punojnë më së miri. WiFi, lidhja me Internetin, NFC, Bluetooth, të cilat janë opsionet më problematike në shumicën e sistemeve operative, në këtë sistem duket se punojnë mirë. Megjithatë ka akoma disa pjesë të sistemit që duhen përkthyer nga kinezçja dhe duket se Kina është vendi i origjinës nga ka “rrjedhur” ky sistem.

Lollipop-Samsung-Galaxy-S4-710x315

Sistemi është i përshtatshëm për tu përdorur në disa versione të Samsung Galaxy S4 si GT-I9500, GT-I9502, GT-I9508 dhe GT-I9508v. Ky version i sistemit nuk punon me modelin GT-I9505, që është një nga modelet më të njohura të pajisjes.

Nëse ju keni në dispozicion një Galaxy S4 dhe doni të provoni versionin Lollipop të Android, mund ta shkarkoni sistemin në këtë forum XDA. Sigurohuni të lexoni mirë instruksionet! /ameble/

Ja çfarë ka mbi ekranin e smartphonit tuaj

Ja çfarë ka mbi ekranin e smartphonit tuaj

Nuk është lajm që smartphonet tanë janë të pisët, por këto foto do t’ju bëjnë ta pastroni smartphonin tuaj sa më parë.

Simon Park, një lektor i bakteriologjisë molekulare në Universitetin Surry në Mbretërinë e Bashkuar, u tha studentëve të tij të merrnin mostra nga ekrani i smartphoneve të tyre dhe t’i vendosnin në pjata Petri. Ky veprim kishte për qëllim të tregonte papastërtinë e madhe që ka në telefonin e secilit dhe rezulatatet e këtij eksperimenti ishin të pabesueshme.

“Ky eksperiment kishte për qëllim t’u tregonte studentëve për mikrobiologjinë e jetës së përditshme” tha profesori Park për The Huffington Post. “Në lëkurën tonë ka baktere të shumta dhe prekja e ekranit me gishta e kontaminon smartphonin me patogjenë.”

Ashtu siç Simon Park shkruan në blogun e tij, bakteret përdorin pothuajse çdo gjë për të kaluar nga një mjedis në tjetrin. Insektet, uji, ushqimi, kollitja, shiu janë disa nga mënyrat kryesore të përhapjes së baktereve dhe në këtë listë tani mund të shtojmë dhe telefonat./ameble/

phone-mess-3

phone-mess-2

phone-mess-1

phone-mess_1024

S6 me sensor të pëmirësuar për shenjat e gishtave

S6 me sensor të pëmirësuar për shenjat e gishtave

Samsung Galaxy S6Sensori për shenjat e gishtave ka qenë një shtesë e smartphoneve që është diskutuar gjatë, por me zhvillimin e teknologjisë, këta sensorë po pranohet si forma më e mirë për të siguruar smartphonet.

Samsung vendosi në S5 dhe Note 4 sensor që kërkon rrëshqitjen e gishtit mbi buton për të lexuar shenjën. Nëse ky artikull nga SamMobile është i saktë, atëherë sensori në Galaxy S6 do të jetë më i madh dhe nuk do të punojë me rrëshqitje te gishtit, por me prekje, duke rritur kështu saktësinë dhe lehtësinë në përdorim.

Për momentin Apple ka sensorët më të mirë në treg, por edhe disa smartphone Android kanë sensor me prekje si për shembull Ascend Mate 7. Samsung dhe HTC (në HTC One Max) vendosën të përdorin sensorin me rrëshqitje të gishtit, për të cilin përdoruesit u ankuan, por nëse SamMobile ka të drejtë, ankesat e përdoruesve do të marrin fund me prezantimin e Galaxy S6.

Galaxy S6 pritet të prezantohet në MWC (Konferencën Botërore të Mobilëve) në ditët e para të Marsit në Barcelonë.