sberisha

A u mbijeton LG G6 torturave testuese?

A u mbijeton LG G6 torturave testuese?

LG G6 i cili sapo ka filluar me shitjet është përballur me tortura te ndryshme testuese.

Në videon e më poshtme smartphone-i i ri LG G6 është testuar nga gërvishjet, sa është i thyeshëm, madje i është bërë edhe testi i djegies, kësaj radhe nga JerryRigEverything.

Pra siç po shihni nga video LG G6 duket të jetë mjaft të qëndrueshme pas gjithë këtyre testeve, duke përfshirë edhe testin e thyerjes (lakimit).

Për t’ju ri-kujtuar LG G6 vjen me ekran 5.7-inç me rezolucion 2880×1440 pikselë dhe ratio 18:9.

Procesori i tij është Qualcomm Snapdragon 821, 4GB RAM dhe mundësinë për të zgjedhur me 32GB ose 64GB hapësirë, plus posedon sloten për kartela microSD.

Ai gjithashtu vjen me kamerën frontale për selfie 5 megapikselë kurse atë të pasmen për video të dyfishtë 13 megapikselë. /ameble

Zyrtarizohet smartphone-i Honor 8 Pro

Zyrtarizohet smartphone-i Honor 8 Pro

Honor kanë njoftuar për lansimin e smartphone-it të tyre të fundit, Honor 8 Pro i cili vjen me ekran 5.7 inç dhe rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve qHD.

Honor 8 Pro përbrenda posedon procesorin 8-bërthamor Kirin 960, vjen me 6GB RAM dhe 64GB hapësirë për të dhëna. Në front është i pajisur me një kamerë 12 megapikselë për selfie kurse në pjesën e prapme të pajisjes një tjetër kamerë 12 megapikselë me lente të dyfishtë.

Honor 8 Pro do të fillojë me shitjet në Britani të Madhe me çmim për 474 funta (555 euro) dhe mund të para-porositet që nga dita e sotme. Për me shumë detajte rreth këtij smartphone-i kliko këtu. /ameble

Filmi “Hacker” i bazuar në histori të vërtetë lanson trailer-in

Filmi “Hacker” i bazuar në histori të vërtetë lanson trailer-in

Sony Pictures këtë javë ka publikuar trailer-in e filmit me të ri Hacker, i cili është i bazuar në një histori të vërtetë dhe pritet të jetë në dispozicion, për ta blerë në DVD dhe formatin digjital për shkarkim, nga data 4 prill 2017 e tutje.

Shihe me poshtë trailer-in për të kuptuar më mirë se çfarë pritet të shohim nga ky film, një histori e një hakeri emigrant ukrainas, emigrant ky që lëviz në Kanada dhe përfshihet në një organizatë kriminale online. /ameble

YouTube Mobile Live Streaming tani me disa përditësime

YouTube Mobile Live Streaming tani me disa përditësime

Live streaming në YouTube nuk është një funksion i ri. Megjithatë, ky funksion më parë ka qenë i kufizuar nga smartphone-at, sidomos për ata që kanë pasur me pak se 10.000 abonentë ose nëse kanali nuk ka qenë i verifikuar. Kjo i bie që shumë kanale nuk kanë pasur mundësi të kenë ketë funksion.

Por tani kjo do të ndryshoj. YouTube kohët e fundit ka përditësuar faqen e saj, ku thuhet se kanalet YouTube që janë të verifikuara dhe së paku kanë 1.000 abonentë do të kenë mundësinë të shfaqin video drejtpërdrejt nga pajisjet e tyre smartphone.

Pra, kjo do të thotë se në qoftë se keni një kanal relativisht të vogël dhe dëshironi të shpërndani diçka drejtpërdrejtë atëherë kjo është e mundur. Për ta bërë ketë të mundur youtube ka paraqitur edhe disa kërkesa si psh. duhet të keni një pajisje Android me minimum versionin Android 6.0, ose një pajisje iOS që posedon iOS 8 e më lartë. /ameble

Lansohet Samsung Galaxy S8 dhe S8+

Lansohet Samsung Galaxy S8 dhe S8+

Samsung ka prezantuar versionin e tyre me te ri Galaxy S8 dhe Galaxy S8 Plus, pajisje që vijnë me specifika mbresëlënëse.

Samsung Galaxy S8 posedon ekranin 5.8 inç Infinity me rezolucion Quad HD+ prej 2960×1440 pikselë me 570 ppi.

Kurse Galaxy S8 Plus vjen me ekran 6.2 inç Infinity me rezolucion Quad HD+ prej 2960×1440 pikselë me 529 ppi.
Të dy pajisjet janë te pajisura me procesorë Qualcomm Snapdragon 835 ose sipas vendit se ku shitet me Samsung Exynos 8895.
Modelet e reja të Samsung-ut vijnë me hapësirë të brendshme 64GB dhe me opsion sloten microSD që përkrahë kartela deri në 256GB.
Samsung Galaxy S8 dhe S8 Plus vijnë me kamera frontale për selfie 8 megapikselë dhe kamera e pasme për foto dhe video 12 megapikselë, të dy pajisjet janë te çertifikuara me IP68 rezistent nga ujë dhe pluhuri.
Karakteristikat tjera të këtyre dy pajisjeve përfshijnë USB Type-C, Bluetooth 5.0, Android Nougat, S8 përmban fuqinë e baterisë 3000 mAh kurse S8 Plus 3500 mAh.
Me shumë detaje rreth këtyre smaprtphone-ve të ri mund te gjeni ne uebfaqen e Samsung-ut. /ameble

Verizon pritet të blej Yahoo-në për 5 miliard dollarë

Verizon pritet të blej Yahoo-në për 5 miliard dollarë

Si duket Verizon Wireless do të jetë pronar i ri i kompanisë Yahoo, marrëveshja mes dy kompanive pritet të zyrtarizohet sot.

Yahoo Verizon

Sipas një raporti të fundit, Yahoo u ka thënë kompanive tjera të cilat ishin në interesim për blerje se Verizon e ka fituar marrëveshjen.

Verizon si duket do të paguajë 5 miliardë dollarë për blerjen e Yahoo-së, kjo normal që duhet të miratohet nga rregullatorët dhe të aksionarët e kompanisë.

Ende nuk është e qartë për kushtet e marrëveshjes në mes të dy kompanive, se a do të përfshihen të gjitha asetet e Yahoo-së apo jo!

Të gjitha detajet rreth marrveshjes së shit-blerjes pritet të bëhen publike sot në mes të dy kompanive. Krye-shefja e Yahoo-së Marissa Mayer nuk pritet të qëndrojë në kompani, pas kësaj marrëveshje. /ameble

Prezantohet Microsoft Bookings për Office 365

Prezantohet Microsoft Bookings për Office 365

Microsoft ka njoftuar për një funksion të ri të tyre për Office 365 të quajtur Microsoft Bookings. Ky funksion i ri është projektuar për t’ua bërë më të lehtë dhe me të efektshëm rregullimin e planifikimeve, takimeve etj.

Pra Microsoft Bookings u ofron klientëve tuaj mundësi për të caktuar takimet online me ju dhe anëtarët të tjerë të biznesit.

Më shumë detaje rreth funksionit Microsoft Bookings mund të gjeni këtu. /ameble

Corning prezanton Gorilla Glass 5, tani edhe me rezistent

Corning prezanton Gorilla Glass 5, tani edhe me rezistent

Kompania Corning ka njoftuar për xhamin mbrojtës të tyre të fundit që përdoret për smartphone dhe tablet, Gorilla Glass 5 i cili është projektuar të jetë më rezistent se sa ai ekzistues.

Sipas Corning, Gorilla Glass 5 është projektuar të jetë më i qëndrueshëm në rast kur bie pajisja në tokë.

Ata kanë bërë një numër testesh laboratorike dhe rreth 80% e kohës gjatë testimit xhami ka mbijetuar kur ka rënë në tokë me fytyrë, nga një lartësi prej 1.6 metrash.

Për më shumë detaje rreth xhamit mbrojtës të ri Gorilla Glass 5 mund të gjeni në ketë link. Ende nuk ka detaje për atë se; cili nga smartphone-t e parë do të perdorë ketë xham. /ameble

Samsung thuhet se do të lansoj Galaxy Tab S3 më datë 1 Shtator

Samsung thuhet se do të lansoj Galaxy Tab S3 më datë 1 Shtator

Muajin e kaluar, janë shfaqur disa pamje koncept të cilat pretendonin se si do të duket tableti Samsung Galaxy Tab S3, kurse tani vijnë thashetheme se tableti në fjalë mund të lansohet në javët e ardhshme.

Samsung Galaxy Tab S3

Sipas një raporti të ri nga një blloger rus Eldar Murtazin, Samsung pritet të organizoj një ngjarje me datë 1 Shtator, për lansimin e Galaxy Tab S3.

Ia vlen të përmendet se rusi Eldar Murtazin ka një rekord sa i përket thashethemeve kur vjen puna për informacione the thashetheme rreth pajisjeve të reja. Edhe pse një mundësi mund të jetë që të shohim një tablet të ri nga Samsung në ngjarjen IFA 2016 në Berlin.

Samsung Galaxy Tab S3 pritet të vijë me ekran 8-inç dhe rezolucion 1536×2048 pikselë dhe procesorin 1.8GHz Snapdragon 652. Karakteristika të tjera që janë përfolur përfshijnë 3GB RAM, 32GB hapësirë të brendshme e shoqëruar me një slot microSD, kamerën 8MP për foto dhe video, 2MP atë frontale, baterinë 4000 mAh si dhe posedon versionin Android Marshmallow.

Për të gjitha këto se a janë të verteta apo jo pritet të shohim në javët e ardhshme. /ameble

PS4 Neo ndoshta do të lansohet me 13 Tetor

PS4 Neo ndoshta do të lansohet me 13 Tetor

Muajin e kaluar Sony kishte konfirmuar thashethemet që spekulohej se është duke punuar në një version të modernizuar të konsoles PS4 e që do të quhet PS4 Neo. Për fat të keq, përveç konfirmimit, kompania nuk kishte dhënë asnjë detaj tjetër në lidhje me të.

Si duket tani kemi një datë të mundshme të lansimit. Sipas një listimi të fundit që është shfaqur në Amazon të Spanjës, PS4 Neo është parë e listuar nga ri-shitësit më përshkrimin së do të dalë në treg me 13 Tetor. Listimi është fshirë menjëherë për shkak se është publikuar para kohe ose informacioni ka qenë i gabuar. Megjithatë kjo është e tëra për deri me tani, si një datë e mundshme sa i përket lansimit.

PlayStation-Neo

Muaj Tetor pra mund të jetë interesant. Kompania Sony sipas disa raporteve nuk do të marr pjesë në konferencë shtypi në ngjarjen vjetore Gamescom 2016, pra mund të jetë së është duke planifikuar për ndonjë konferencë të vetën ose konsola do të lansohet pa ndonjë organizim të posaçëm. /ameble

Microsoft paralajmëron ndryshimet për OneDrive

Microsoft paralajmëron ndryshimet për OneDrive

Në Nëntor të vitit të kaluar, Microsoft kishte informuar përdoruesit për shërbimin OneDrive se do të ndodhin disa ndryshime të mëdha, ndryshime këto ku paralajmëronte se hapësira në OneDrive do të pësoj rënie nga 15GB në 5GB, ndryshime ku përdoruesit e Office 365 nuk do marrin hapësirë të pakufizuar, dhe ku hapësira prej 15GB për kamera roll e lejuar do të hiqet komplet.

Tani në qoftë se keni marrë një email tjetër të dytë si ky më poshtë, duhet që menjëherë të filloni me backup sepse do të humbni të dhënat apo fotografitë tuaja, sipas email-it do të bëhen vetëm për tu parë për një vit, mirëpo nuk do ta keni mundësinë e ngarkimit të fotografive te reja. /ameble

Onedrive storage

Nintendo njofton për konsolën e re NES që posedon 30 lojëra klasike

Nintendo njofton për konsolën e re NES që posedon 30 lojëra klasike

Kompania Nintendo ka njoftuar sot për Nintendo Entertainment System: NES Classic Edition, mini konsolën e re Plug-and-Play, e cila është shumë me e vogël se ajo origjinale dhe posedon 30 lojëra.

NES-Classic-Edition

Konsola pritet të shitet për 59$ dhe do është caktuar të lansohet më datë 11 Nëntor 2016. Përveç 30 lojërave, kjo pajisje në vete përmban një NES Classic kontroller, kabëllin HDMI dhe mbushësin. Kurse nëse dëshironi të keni edhe një kontroller ekstra, duhet të shtoni edhe 9.99$. Po i njëjti mund të punojnë në konsolat virtuale të lojërave NES, në të dy Wii U dhe Wii kur lidhet me Wii Remote.

Kurse sa i përket lojërave, më poshtë mund të gjeni listën e plotë të tyre, të cilat i posedon kjo konsolë e re:

  • Balloon Fight
  • BUBBLE BOBBLE
  • Castlevania
  • Castlevania II: Simon’s Quest
  • Donkey Kong
  • Donkey Kong Jr.
  • DOUBLE DRAGON II: THE REVENGE
  • Dr. Mario
  • Excitebike
  • FINAL FANTASY
  • Galaga
  • GHOSTS’N GOBLINS
  • GRADIUS
  • Ice Climber
  • Kid Icarus
  • Kirby’s Adventure
  • Mario Bros.
  • MEGA MAN 2
  • Metroid
  • NINJA GAIDEN
  • PAC-MAN
  • Punch-Out!!  Featuring Mr. Dream
  • StarTropics
  • SUPER C
  • Super Mario Bros.
  • Super Mario Bros. 2
  • Super Mario Bros. 3
  • TECMO BOWL
  • The Legend of Zelda
  • Zelda II: The Adventure of Link