skolgeci

Google tani është duke shitur Nexus 6 32 GB për $499 dhe Nexus 6 64 GB për $549

Google tani është duke shitur Nexus 6 32 GB për $499 dhe Nexus 6 64 GB për $549

Përderisa Nexus 6, i krijuar nga Motorola, ka qenë rreth e rrotull përreth 7 muaj, ajo është ende një pajisje  shumë e rëndësishme, duke qenë produkti më i shitur nga telefonat e mençur prej kompanisë Google. Nëse ju do të donit  të bleni Nexus 6, por çmimi jo edhe aq atraktiv i tij do t’ju bënte te mendoheni dy herë,  duhet të dini se ky telefon i mençur tani është në shitje me një çmim prej $499 në Google Store.

Google-Nexus-6-by-Motorolla
Natyrisht, $499 është çmimi i një Nexus 6 – 32 GB. Por varianti prej 64 GB i Nexus-it shumë të madh është tash gjithashtu më i lirë se kurrë më parë: $549. Në tërësi, Google i ka hequr nga $150 prej çmimeve të të dyja versioneve. Ende nuk e dimë se a është kjo vetëm një ofertë e limituar, por po e shohim që Best Buy dhe Amazon po e shesin Nexus 6 32 GB për vetëm $499.

Kjo ofertë e re mund të ketë të bëjë diçka me faktin që jo një, por dy telefona të mençur Nexus mund të lansohen kah fundi i këtij viti.  Thuhet, shumë shpejt ne do duhej te shohim  njoftimin nga Google për lansimin e Huawei 5.7-inç nga Nexus, si dhe një LG 5.2-inç nga Nexus, të dy te pajisur me Android M (natyrisht).

Megjithatë këto pajisje të gjeneratës së ardhshme nga Nexus mund të lansohen nga fundi i vitit 2015, kështu qe keni ende kohë të bleni një Nexus 6 nëse vërtetë e doni një. /ameble

Rrjedh edhe një imazh tjetër i Samsung Galaxy S6 Active në internet

Rrjedh edhe një imazh tjetër i Samsung Galaxy S6 Active në internet

Një imazh tjetër i të pa publikuarit Samsung Galaxy S6 Active ka bërë xhiro në Twitter, edhe një herë i sjellur me mirësjellje nga @evleaks. Varianti i thyer i Samsung Galaxy S6 pritet të lansohet në një të ardhme të afërt.

Këtë herë, ky telefon i mençur paraqitet me ngjyrë të zezë, që e kemi parë edhe në të kaluarën. Ngjyra e zezë është në mënyrë të konsiderueshme shumë më e theksuar se sa nga ajo e modelit të maskuar nga imazhi që e kemi parë muajin e kaluar.

Edhe një herë, ky telefon i mençur, që pritet të dalë në shitje shumë shpejt, shfaqet me shenjën e AT&T në anën e pasme. Sikur edhe vitin e kaluar, njerëzit më të rëndësishëm që ofrojnë shërbime të lidhjes pa tel, ka mundësi që do t’i ofrojnë pajisjet e tyre ekskluzivisht në lansimin zyrtar të këtij telefoni të mençur. Modeli me numër SM-G890A, Samsung Galaxy S6 Active thuhet se do të ketë një bateri shumë bujare prej 3,500mAh. Kjo e fundit është në mënyrë të konsiderueshme  më e madhe se njësia prej 2,600mAh e modelit SM-G920.

Duke lënë kapacitetin e baterisë mënjanë, ne mund të presim në mënyrë të arsyeshme që Samsung Galaxy S6 Active do t’i mbajë të njëjtat karakteristika të nivelit të lartë sikur Galaxy S6. Ato karakteristika përfshijnë:  procesor 14nm Exynos 7420 SoC, 5.1” ekran QHD Super AMOLED, 16 MP  kamera kryesore, dhe 5 MP kamera e përparme. /ameble

Microsoft lanson versionin 5.13 të Skype për iPhone

Microsoft lanson versionin 5.13 të Skype për iPhone

Microsoft releases version 5.13 of the Skype for iPhone appMicrosoft ka lansuar Skype për iPhone, në versionin 5.13. Ndryshimi më i madh në këtë aplikacion është shikimi paraprak i ueb linkave. Kur ju jeni në një bisedë në Skype dhe dërgoni apo pranoni një  ueb link , menjëherë do të ju shfaqet një shikim paraprak i përmbajtjes së atij ueb linku pa pasur nevojë ta hapni fare. Gjithashtu vlen të theksohet se ky aplikacion tashmë përkrahet nga Apple Watch. Pa pasur nevojë ta nxjerrni iPhone-in tuaj nga xhepi, ju mund t’iu përgjigjeni një bisede ne Skype me Apple Watch-in tuaj duke përdorur zërin tuaj për të krijuar një mesazh dhe për t’a dërguar atë.  Ose, ju mund të përdorni një përgjigje me zë që e keni krijuar më herët.

Me Apple Watch, ju mund të filloni një bisedë në Skype me ndonjërin prej personave më të preferuar në kontakt listën tuaj drejtpërdrejt nga kyçi i dorës suaj. Për të preferuar një person ne kontakt listë, hapeni aplikacionin e Skype ne iPhone, lëvizeni gishtin drejt opsionit ‘favorites view’ dhe klikoni tek ‘add favorites’  që gjendet në fund të listës suaj të preferuar. Ju pastaj mund të filloni një bisedë prej Apple Watch-it tuaj. Dhe përditësimi i fundit i aplikacionit të Skype për iPhone, ju lejon që t’i vendosni nga një shenjë të gjitha bisedave qe ju i keni lexuar duke përdorur gjestin e ‘Force Touch’ në Apple Watch-in e juaj.

Kur dikush është duke ju thirrur nëpërmjet Skype-it,  Apple Watch-i do t’ju japë alternativën  që ju të pranoni apo të refuzoni thirrjen. Nëse vendosni të përgjigjeni, thirrja transmetohet përmes iPhone-it tuaj. Përderisa  aplikacioni i Skype-it për iPhone është falas për t’u shkarkuar nga ‘Apple App Store’, ai vjen me alternativë të blerjeve të aplikacioneve tjera brenda tij. Përdoreni portofolin tuaj për gjëra të dobishme. /ameble

Përmbledhja Javore: 04 Maj – 09 Maj

Përmbledhja Javore: 04 Maj – 09 Maj

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante.

Edutek

Nëse nuk ju ka rënë asnjëherë që të kaloni limitin e madhësisë së lejuar kur dërgoni attachement (dokument i bashkëngjitur), atëherë është mirë ta dini se shumica e shërbimeve të email-ve lejojnë dërgimin e një email-i me attachement jo më shumë se 10MB (Megabyte).

Përderisa Yahoo dhe Gmail ofrojnë maksimum 20MB respektivisht 25MB. Për dërgimin e disa file-ave apo fotografive të caktuara, madhësia në dispozicion është e mjaftueshme, por në qoftë se ju duhet të dërgoni diçka më të madhe apo më shumë, çfarë bëni?  Mesoni se Si të dërgoni File/Folder të mëdhenj (pa pagesë)

Lokale

Ekipi nga Kosova fitues të garës së NASA-s

Ekipi Natev nga Kosova ishte në garë të ngushtë për vendin e parë në garën prestigjioze të NASA-së. Fillimisht projekti i tyre u përzgjodh nga juria e NASA-s nga 950 projekte të 133 shteteve të ndryshme. Më pas votimi vazhdoi, derisa u shpallen fituesit zyrtar të NASA Space Apps Challenge People’s Choice Award.

Lajme

Vodafone lanson tabletin Tab Prime 6– Vodafone si duket ka vendosur të sponsorizoj një numër të pajisjeve të reja ku ketë e konfirmon edhe lansimi i një tableti të ri Tab Prime 6.
Tab Prime 6 vjen me ekran të plotë HD 9.6-inç i cili ofron një rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve dhe pajisja është e përkrahur nga procesori 4-bërthamor me shpejtësi 1.2GHz.

Microsoft Surface 3Microsoft lanson tabletin Microsoft Surface 3 -Microsoft sot njoftoi për lansimin e tabletit Microsoft Surface 3 i cili do të ketë çmimin rreth 499$. Microsoft Surface 3 tabletë vjen me versionin e fundit të sistemit operativ nga Microsoft, Windows 8.1 64-bit dhe është gjithashtu në dispozicion edhe me sistemin Windows Pro për përdoruesit e biznesit dhe po ashtu do të mbështesë edhe sistemin e ri operativ nga Microsoft, Windows 10, i cili do të jetë në dispozicion më vonë gajtë këtij vit.

Lansohet Sony Xperia C4 – hashethemet e më hershme për modelin Sony Xperia C4 morën fund, se pse tanimë ky modeli është prezantuar nga Sony si një pajisje e dedikuar për selfie.
Sony Xperia C4 vjen me Full HD ekranin IPS 5.5 inç me një rezolucion prej 1920 x 1080 pikselë dhe është i përkrahur nga procesori me 8 bërthama 64-bit Mediatek MTK6752 dhe 2GB RAM memorie.

Microsoft do të zëvendësoj Outlook.com me Office 365 – Microsoft po shqyrton zëvendësimin e teknologjisë dhe ndërfaqes se Outlook.com me Office 365, nëse disa raporte dalin të jenë të vërteta. Kompania gjatë këtij viti si duket do të migroj të gjithë përdoruesit e Outlook.com në Office 365. Office 365 sjell shërbime të reja të cilat përfshijnë edhe Outlook Web Access.

Samsung TabletsSamsung Galaxy Tab S2 do të prezantohet në qershor– Samsung ka pasur një punë të vështirë për pasardhësit të tabletit premium Tab Galaxy S duo, dhe si duket tani Samsung ka gjetur një zgjidhje. Burime nga Industria e Samsung-ut tani paralamrojnë për një prezantim për dy tableta të ri në njoftim në muajin qershor, kështu duke prezantuar modelin e ri Galaxy Tab S2 i cili do të vjen në dy versione, 8 inç dhe 9.7 inç.

Microsoft Lumia 435 nga tani në dispozicion edhe në SHBA– Microsoft Lumia 435, e cila u prezantua në janar të këtij viti, nga është tani në dispozicion për blerje në Shtetet e Bashkuara. Versioni T-Mobile i pajisjes (me ngjyrë të bardhë) tani është e shënuar në faqen e internetit Microsoft Store, dhe mban një çmim prej 70$ me kontratë.


VLC për Android me një tipar të ri
– VLC është një prej softuerëve më të preferuar në botë për të luajtur videot.Si softuer përdoret nga miliona njerëz në mbarë botën, dhe nga shumë lloje të platformave. Aplikacioni i VLC-së për Android, kohët e fundit është përditësuar dhe përdoruesit të cilët e përdorin me shpesh mund t’i shohin ndryshimet, edhe pse në pamje duket pak a shumë i njëjtë. Një tipar i ri që është shtuar në ketë përditësim është mundësia që videot të vazhdojnë të luhen në sfond, pa i mbyllur ato.

Lumia 640, smartphone i parë që do të marrë Windows 10– Smartphone-i i rangut të mesëm Lumia 640 mund të jetë smartphone-i e parë që do të marrë sistemin e ri operativ Windows 10, me përditësimin që pritet të vijë gjatë këtij viti, kjo sipas menaxherit të përgjithshëm të Microsoft-it për skandinavi, Osi Korpela. Përveç që do të jetë smartphone-i i parë që do të marrë ketë përditësim, Korpela ka treguar gjithashtu disa nga karakteristikat të cilat pritet t’i ketë Lumia 640. /ameble

Çfarë është Ruteri ?

Çfarë është Ruteri ?

Në botë sot ka më shumë se 3 miliard përdorues të rregullt të Internetit, pjesë e kësaj jemi edhe ne dhe atë në baza të pa ndërprera ditore. Interneti është rrjet (network) me mundësi për kyçje publike të rrjeteve të ndërlidhura kompjuterike, që transmetojnë të dhëna (data) të caktuara duke përdorur Internet protokollin (IP) standard.

Me fjalë të tjera, interneti është rrjet i rrjeteve që përmban miliona pjesëza të vogla rrjetesh rajonale, akademike, të biznesit e qeveritare, të cilat në vetvete përmbajnë informata dhe shërbime të ndryshme, siç janë posta elektronike, format e kontaktit, bisedat e shkruara, me video dhe zë, transferuesit e skedave, shpërndarjen e të dhënave dhe dokumentet e tjera nga e gjithë bota.

Pra interneti është rrjet i rrjetave, dhe ajo çfarë ne duhet të na interesojë të dimë është se si realizohen këto rrjeta dhe cilat janë komponentët e tyre.

Komponentët e një rrjete kompjuterike janë:

  • Hosts (Kompjuterët, laptopët, pajisjet tjera mobile siç janë telefonat e mençur dhe tabletet).
  • Ruteri (Pajisjet që mundëson shkëmbimin e paketave në rrjetë përmes protokolleve të rutimit).
  • Suici (Pajisje përmes të cilës lidhen komponentët fundore (kompjuterët) në rrjetë).
  • Lidhjet (lidhja me tela apo fije optike dhe lidhja pa tela (wireless)).
  • Protokollet (Protokollet e rutimit IP, TCP, CSMA/CD, CSMA/CA).
  • Aplikacionet (Shërbimet e rrjetës).
  • Përdoruesit (Njerëzit dhe makinat).

Në këtë artikull do të shpjegojmë funksionin e Ruterit, njërën ndër komponentët më të rëndësishme dhe më te komplikuara për tu konfiguruar në krahasim me të tjerat. Çfarë është ruteri, si funksionon ai, dhe çfarë në fakt mundëson ruteri?

Çfarë është Ruteri ?

Një ruter është një pajisje e rrjetës që përcjell apo pason paketat me të dhëna në mes kompjuterëve në rrjetë. Ruteri është i lidhur në të paktën dy rrjeta të ndryshme dhe është pajisje kritike qe e mbanë  qarkullimin e të dhënave nga LAN në WAN dhe anasjelltas.

Kur paketat me të dhëna arrijnë në ruter përmes rrjetës ruteri lexon informatat e adresës në paketë në mënyrë që të përcaktoj destinacionin përfundimtar të paketës në fjalë.

Më pas, duke përdorur informatat në tabelën e rutimit apo rregullat e rutimit e pason paketën për në rrjetën tjetër nga ku paketa vazhdon rrugëtimin për në destinacionin përfundimtar. Kjo krijon atë që quhet vënjë e rrjetave mbi njëra tjetrën apo internetwork.Router1-Ameble

Ruterët përformojnë funksionin e “drejtimit të trafikut” në atë që ne e njohim si Internet. Pra, një paketë me të dhëna në mënyrë tipike përcillet nga një ruter në tjetrin përmes rrjetave që konsistojnë në internetwork deri në momentin që arrijnë nyjën përfundimtare të destinacionit.

Kur të dhënat dërgohen nga një rrjetë në tjetrën paketat gjithsesi se do të kalojnë përmes ruterit i cili edhe u tregon rrugën paketave. Këtë punë ruteri e kryen duke kontrolluar IP-në e destinacionit në header të çdo pakete dhe duke ju referuar tabelës ku ruhen rutat, e zgjedh rrugën me te mire për t’i përcjellë paketat.

Interneti vetvetiu është një rrjetë globale që lidhe miliona rrjeta më të vogla andaj rëndësia e ruterit është shumë e madhe.

Jo të gjithë ruterat janë të njëjtë pasi që secili varet nga puna që e kryen dhe dallojnë nga lloji i rrjetës në rrjetë. Ju mund të shihni ndonjë pajisje dhe të mos kuptoni që është ruter. Çka e definon ruterin nuk është forma, ngjyra, madhësia apo prodhuesi, por është funksioni i rutimit të paketave ndërmjet kompjuterëve.

Ruterët më të njohur për ne janë ruteret e vegjël shtëpiak apo ruteret e zyrave që thjeshtë pasojnë të dhënat, si ueb faqet, e-mail-at, videot, bisedat ne skype, dëgjimin e muzikës online, etj. Këta rutera mundësojnë të gjitha këto gjëra në lidhjen që krijohet në mes kompjuterit tuaj dhe Internetit. Për shembull, modemi kabllor i cili ruton të dhëna në mes jush dhe furnizuesit tuaj të internetit mund të konsiderohet ruter.

Një ruter është një kompjuter, softuer dhe harduer i të cilit modelohet për t’ju përshtatur detyrës së rrugëtimit dhe dërgimit të informacionit në destinacion.

Ruterat përgjithësisht kanë një sistem operativ specifik (për shembull Cisco IOS, Juniper Networks JUNOS dhe JUNOSe, Mikrotik, etj.), RAM, NVRAM, memorie flash, një ose më shumë procesorë si dhe një ose më shumë ndërfaqja me rrjetin.

Ruterat e fuqishëm përmbajnë disa procesorë dhe qarqe të integruara specifike për aplikacionet (ASIC) dhe përdorin procesimin paralel në shkallë të gjërë.

Routerat lidhen me dy ose më shumë  nënrrjeta (subnets) logjike të cilat jo domosdoshmerisht përkojnë një më një më ndërfaqjet fizike të routerit.

Termi suiç (swich) i shtresës së trete përdoret shpesh në vend të ruterit (router), por suiçi është një term shumë i përgjithshëm pa një përkufizim teknik të përcaktuar. Në zbatimin e tij praktik, ruterat optimizohen për përdorimin e ndërfaqjeve Ethernet LAN dhe nuk mund të kenë ndërfaqje të tjera fizike. /ameble

Nga tani edhe me BlackBerry mund të bëhen WhatsApp thirrje telefonike

Nga tani edhe me BlackBerry mund të bëhen WhatsApp thirrje telefonike

WhatsAppNë janar të këtij viti, WhatsApp kishte lansuar një shërbim të ri i quajtur “WhatsApp Web”, nëpërmjet të cilit, përdoruesit e aplikacionit WhatsApp, mund të përdorin aplikacionin kompjuter dhe ne edhe në atë kohë, ne kemi përgatitur një edutek se si instalohet WhatssApp në kompjuter.

Më pas, WhatsApp kishte sjell edhe një shërbim të ri i cili mundëson thirrje telefonike falas i cili fillimisht ishte aktiv vetëm për pajisje Android.

Po të njëjtin shërbim, WhatsApp ka mundësuar me përditësimin e javës së kaluar për pajisje iOS ndërsa nga sot këtë mundësi do ta kenë edhe pajisjet BlackBerry.

Versioni i fundit i WhatsApp për BlackBerry 10 është në dispozicion nga World Store BlackBerry dhe mund të shkarkohet duke klikuar mbi linkun e mëposhtëm:

WhatsApp për BlackBerry 10 /ameble

Blackberry gati të publikojë tre telefona të rinj

Blackberry gati të publikojë tre telefona të rinj

Blackberry definitivisht ka qenë duke jetuar ditët më të vështira që nga koha kur Apple dhe Samsung kanë sjellë telefonat e tyre të mençur në këtë botë. Përkundër të gjitha vështirësive dhe derës së ngushtë për të depërtuar ne treg kompania legjendare BlacBerry nuk është ndalur së funksionuari duke pasur si target një klientelë të vogël.

Blackberry watch1

Me produktin e tyre Blackberry Lean, i cili u publikuar ne MWC 2015, kjo kompani nuk arriti që të tërheq shumë vëmendjen e njerëzve, megjithë tani ka më shumë shpresë që kjo e fundit të rikthej sado pak lavdinë e kaluar. Nëpër internet kanë filluar të shpërndahen disa fotografi të tre llojeve të ndryshme të telefonave të mençur me karakteristikë të veçantë ekranin e zgjeruar në formën e lakuar (curved) në të dy pjesët anësore.

Informata të detajuara nuk ka rreth këtyre produkteve, por jo zyrtarisht merret vesh se ekrani i këtyre modeleve pritet të jetë i madhësisë 5.1-inc me rezolucion 1440 x2560 pikselë, kamera e pasme prej 16MP dhe bateria 3.650 mAh.

Përveç ekranit “touch” si gjithmonë BlackBerry ka të integruar edhe tastierën e saj të famshme QWERTY të integruar ne secilën prej pajisjeve.

Për më shumë detaje na mbetet të presim në ditët në vijim. /ameble

APPLE WATCH me probleme

APPLE WATCH me probleme

Pas një kohe të gjatë pritjesh ora e mençur Apple Watch më në fund ka arritur që të lansohet për shitje Para-porositjet për këtë orë të mençur kanë nisur që në fillim të këtij muaji, dhe vetëm javën e kaluar blerësit arritën të merrnin porositë e tyre. Por, siç ndodh me shumë pajisje të reja që hidhet në treg, edhe Apple Watch nuk i ka shpëtuar ankesave të përdoruesve.

Apple watch2

Disa përdorues të Apple Watch janë ankuar se versioni prej çeliku të pandryshkshëm gërvishtet shumë lehtë në pjesen anësore.  Megjithatë probleme të tilla nuk janë raportuar për modelin më të shtrenjtë Apple Watch Sport, kjo falë mbështjellësit që mbulon gërvishtjet në alumin. Për ata që duan garanci për orët Apple atëherë duhet që të paguajnë shërbimin shtesë Apple Care+ në shumë nga 59 – 79 $ varësisht nga modeli që konsumatori blenë.

Tani për tani, ky është problemi i parë që është zbuluar, mbesim në pritje që të shohim se a do të ketë probleme të tjera me këte të fundit. /ameble

LG G4 pritet të kushtojë më lire se Galaxy S6

LG G4 pritet të kushtojë më lire se Galaxy S6

Vetëm pak dite pasi u raportua se LG do të lansoj për shitje telefonin e ri të mençur G4 filluan të shpërndahen të dhëna se çmimi i këtij të fundit do të jetë tepër i larte. Ky lajm është demantuar nga ueb faqja gjermane WinFuture, e cila raporton se version 32GB i LG G4 do të kushtoj në mes 679 – 689 Euro, që i bie 10 – 20 Euro më lire se Samsung Galaxy S6.

Modelet tjera si version 64GB pritet të kushtoj 729 – 739 Euro, që i bie më shtrenjte se S6, por më lire se Galaxy S6 Edge.

LG G4

LG G4 pritet që zyrtarisht të lansohet për shitje nesër gjatë ditës, duke filluar shitjet në Korenë e Jugut. /ameble

Përmbledhja Javore: 20 Prill – 25 Prill

Përmbledhja Javore: 20 Prill – 25 Prill

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante.

Video Shpaketim

Video Shpaketim: VIVAX SMART Point X45 Pro- Vivax Smart Point X45 Pro është një Android pajisje e cila mund të konsiderohet si një pajisje e rangut të mesëm dhe për çmimin që e ka, mund të ofron shumë mundësi dhe funksione sikurse pajisjet tjera nga Android që kanë çmime më të larta.

[youtube id=”uBhVZPfrX6E” width=”600″ height=”350″]

Nëse keni vendos me ble modelin Vivax Smart Point X45 Pro dhe jeni kureshtar se çfarë vjen në paketimin e tij, më poshtë kemi përgatitur një video shpaketim të modelit në fjalë. Pra, në paketën e modelit Vivax Smart Point X45 Pro janë të paketuara: telefoni Vivax Smart Point X45 Pro së bashku me mbrojtësin e ekranit, udhëzuesi, mbushësi për mur, kabllo USB, kufjet / ndëgjojset, një kapak i rezervë i telefonit si dhe një mbrojtës i telefonit nga ana e pasme.

 

Lajme

Angry Birds StellaLoja Angry Birds Stella arrinë 30 milionë shkarkime– Versioni Stella nga Angry Birds ishte lansuar më 4 shtator 2014 dhe që nga ajo kohë e deri më sot, ka arritur të shënojë më shumë se 30 milionë shkarkime. Një sukses i ri historik  i kompanisë Rovio.

Lansohet Sony Xperia Z4 dhe ja se cilat janë specifikat e tij të plota– Modeli Z4 nga seria tanimë globalisht e njohur Xperia nga Sony është prezantuar sot në Japoni. Ashtu siç është edhe përfolur deri më tani, modeli i ri Xperia Z4 duket i ngjashëm me modelin paraprak Xperia Z3, një pajisje Android rezistent ndaj ujit dhe pluhurit me trupin e metaltë.

Nga tani mund të bëhen thirrje telefonike edhe me WhatsApp në iOS– Në janar të këtij viti, WhatsApp kishte lansuar një shërbim të ri i quajtur “WhatsApp Web”, nëpërmjet të cilit, përdoruesit e aplikacionit WhatsApp, mund të përdorin aplikacionin kompjuter dhe ne edhe në atë kohë, ne kemi përgatitur një edutek se si instalohet WhatssApp në kompjuter.

Acer Liquid X2 përkrahë 3 SIM kartela– Një numër i madh i përdoruesve posedojnë më shumë se një telefon. Njëri prej tyre ose dy janë personal, ose njëri është zyrtar, ose ndoshta edhe ka edhe ndonjë kombinim tjetër. Por ka edhe raste kur përdoruesit kanë më shumë se dy telefona. Ata çdo herë ballafaqohen me këto pajisje duke u munduar që secila prej tyre të ketë baterinë 100 % të mbushur, nganjëherë ngarrohen edhe duke i harruar me i marr të gjitha me vete, e kështu me radhe.Acer Liquid X2

Adobe lanson aplikacionin për fotografi Lightroom 6– Adobe sot ka lansuar një version të aplikacionit të tyre të fotografisë Adobe Lightroom 6 me të cilin po përpiqen që të mbushin boshllëkun e lënë nga Apple Aperture aplikacioni i cili ishte lansuar në fillim të këtij muaji.

Microsoft pritet të lanosn modelin Lumia 940– Microsoft pritet të lanson modelin Lumia 940 më vonë gjatë këtij viti dhe bazuar në thashetheme, ky model pritet të ketë specifika harduerike mbresëlënëse, të cilat në fakt do ta bëjnë modelin Lumia 940 një super smartphone.

Lansohet Lenovo A5000 në Rusi0– Lenovo ka lansuar smartphone-in A5000 në Rusi, një pajisje të rangut të mesëm që ka çmimin vetëm 227$.Lenovo A5000 sjell në vete një bateri masive e fuqisë 4.000 mAh e cila në fakt do të jetë edhe komponentë kryesore në shitje. Pajisja vjen me ekranin e plotë (720p) IPS 5 inç dhe vjen me një shtresë të veçantë nano për ta bërë atë rezistent ndaj ujit.

Lansohet Shërbimi WiFi nga Google– Gjatë disa muajve të fundit, ne kemi dëgjuar thashethemet në lidhje me shërbimin e ri, WiFi nga Google dhe tanimë ky shërbim është edhe zyrtar nga Google dhe quhet Projektit Fi. Projekti Fi do të jetë në dispozicion fillimisht në Motorola Nexus 6 dhe shërbimi do t’i përdor dy rrjete mobile, Sprint dhe T-Mobile.

Biznesi e hartave nga Nokia, Nokia HERE, në shitje– Si duket Nokia, e cila tanimë është në pronësi të gjigantit Microsoft, është e interesuar për shitjen e njësisë së saj të hartave. Kompania është duke kërkuar një shumë të majme të hollave, rreth 3.2 miliardë Euro, dhe ofertat e para pritet të mbërrijë në fund të javës së ardhshme.

Prezantohet Xiaomi Mi 4i– Xiaomi ka prezantuar smartphone-in e tyre të ri Xiaomi Mi 4i cili do të vijë me një ekran Full HD 5 inç me një rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve. Xiaomi Mi 4i po ashtu vjen edhe me procesorin me 8 bërthama 64-bit nga Qualcomm Snapdragon 615 dhe 2GB RAM memorie.

Lansohet Asus ZenFone 2 në Indi– Asus ka lansuar smartphone-in Asus ZenFone 2 në Indi i cili do të shitet përmes shitësit në internet Flipkart në Indi. Asus ZenFone 2 vjen me ekranin Full HD 5.5 inç i cili ofron një rezolucion prej të 1920 x 1080 pikselëve dhe është i përkrahur nga procesori me 4 bërthama 64-bit nga Intel Atom me shpejtësi prej 2.3GHz. Asus ZenFone 2

Që nga tani, mund të fillojnë para-porosit për modelin Asus C201 Chromebook për vetëm 169$. Asus C201 Chromebook përmban ekranin 11 inç i cili ofron një rezolucion prej 1366 x 768 pikselëve dhe ka integruar procesorin ARM Cortex-A17 me 4 bërthama nga Rockchip RK3288, 2GB RAM memorie dhe 16GB hapësirë të brendshme.

Huawei P8 është shitur në një ditë– asia e Smartphone-it Huawei P8 e cila doli në shitje në Kinë, është shitur e tëra në ditën e nisjes së shitjes. Pajisja ishte shitur përmes dyqanit online të kompanisë Huawei me çmim prej 580$. /ameble

Përmbledhja Javore: 06 Prill – 11 Prill

Përmbledhja Javore: 06 Prill – 11 Prill

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante.

Video Praktike

Samsung “inboxing” shfaqë brendësinë e S6 Edge– Tashmë jemi mësuar të shohim video të shpaketimit të produkteve të ndryshme e sidomos telefonave. Por, ajo çfarë Samsung ka bërë për ne është një video në të cilën është shfaqur brendësia e Samsung Galaxy S6 Edge. Në këtë video, shfaqen pothuajse të gjithë elementet dhe mënyra se si është ndërtuar S6 Edge.

[youtube id=”X95EQIftcWY” width=”600″ height=”350″]

Sa është vështirë të riparohet HTC One M9– HTC One M9 është smartphone-i Android i fundit i kompanisë HTC, i cili vjen me një dizajn të ngjashëm me atë paraprak HTC One M8. Grupi i iFixit kanë marrë ketë smartphone për të parë se çfarë ka brenda pajisjes dhe gjithashtu për të zbuluar se sa i lehtë është për tu riparuar.

[youtube id=”tb_ENgMkwPE” width=”600″ height=”350″]

Pajisje të reja

OnePlus publikon OxygenOS– OnePlus ka deklaruar se sistemi i parë i kësaj kompanie tanimë është i gatshëm për përdorim. Sistemi i tyre i quajtur OxygenOS mund të shkarkohet në ketë link, kurse udhëzimet për flash OS i gjeni këtu. OnePlus, OxygenOS-in e quan një “eksperience të pastër të Android-it”, që është ndërtuar dhe optimizuar posaçërisht për smartphone-in e tyre OnePlus One i cili është bazuar në versionin Android 5.0.2.

E konfirmuar: LG G4 vjen me 28 Prill – LG sot zyrtarisht ka konfirmuar se gjatë një konference për shtyp më datën 28 prill në qytetin e New York-ut, do të prezantoj smartphone-in e tyre të fundit LG G4. Kompania veçse kishte para-lajmëruar për ngjarjen, por që kjo është hera e parë që deklarohet zyrtarisht se ne ketë ngjarje do shohim një vështrim të parë të këtij smartphone-i.

Logitech Keys-To-GoLogitech lanson tastierën “Keys-to-Go” për Android dhe Windows– Logitech ka lansuar një tastierë të re posaçërisht për përdoruesit e pajisjeve Android dhe Windows, të quajtur Keys-to-Go. Tastiera duket shumë e shumë e njëjtë me një model të mëparshëm të cilin e kishte lansuar për pajisjet iOS.Kjo tastierë, për tu lidhur më pajisjen tuaj përdorë Bluetooth-in dhe është dizajnuar të jetë e hollë dhe e lehtë për tu bartur kudo. Çelësat janë të rrafshet dhe të rehatshëm për tu shtypur dhe posedon një qëndrim të mirë mbështetës në pajisjet tuaja. Dhe krejt në fund tastiera është e mbështjelljur me FabricSkin. FabricSkin është rezistent ndaj ujit pluhurit.

DJI lanson modelin e ri të dronit “Phantom 3″– Në një ngjarje të drejtpërdrejt, kompania DJI ka prezantuar dy drona të ri Phantom 3, të cilët vijnë me disa karakteristika të reja. Phantom 3 do të vij në dy modele të ndryshme, Phantom 3 Professional, që përfshin kamerën e re me rezolucion të lartë 4k, dhe modeli tjetër Phantom 3 Advanced, e cila përfshin versionin të përditësuar të kamerës së tyre më definicion të lartë (HD) dhe mund të incizoj deri në 60fps.

HTC One M9 PlusHTC lanson edhe modelin One M9 Plus– Vetëm disa javë pas lansimit zyrtar të smartphone-it HTC One M9, kompania HTC tani ka zyrtarizuar modelin tjetër të ngjashëm, HTC One M9 Plus. Ky model është pak më i madh, posedon një dizajn të bukur metalik, por që ka të shtuar skanerin për gisht (fingerprint) të integruar në butonin Home dhe posedon kamerën Duo të cilin e kishte edhe smartphone-i i vitit të kaluar HTC One M8.

Ngjarje, Kompani dhe Kuriozite

Facebook si duket po teston integrimin e WhatsApp-it në aplikacion- Vitin e kaluar, Facebook kishte blerë aplikacionin e shumë njohur për mesazhe WhatsApp, në një shumë prej 19 miliardë dollarësh dhe si duket kompania tani ka filluar të bëj testimin e një lloj integrimi në mes të dy aplikacioneve. Sipas një raporti të ri, versioni i fundit i aplikacionit Facebook për Android (Version 31.0.0.7.13) posedon të integruar butonin WhatsApp, duke ju mundësuar përdoruesve të shpërndajnë lajme dhe media drejtpërdrejt në WhatsApp.

Dy përditësime të ardhshme të Windows 10 janë koduar si “Redstone”– Portali Neowin këtë javë ka njoftuar se Microsoft është duke planifikuar lëshimin e dy përditësimeve të mëdha për sistemin e tyre të ardhshëm Windows 10. Këto dy përditësime të mëdha të Windows 10 nga Microsoft, do të lëshohen njëra në muajin qershor të këtij viti dhe tjetra gjatë muajit tetor 2016, ku të dyja momentalisht janë të koduara me emrin ‘Redstone’.

Apple WatchApple dëshiron që Apple Watch të blihet online e jo të pritet në radhë– Zëvendës-kryetarja për shitje në Apple, Angela Ahrendts, u ka dërguar një letër të gjithë stafit të kompanisë, me të cilën Apple dëshiron që njerëzit të blejnë pajisjen Apple Watch dhe të tjera online, në vend se të shkojnë fizikisht në dyqane. Sipas shkresës, Apple do që njerëzit të përdorin aplikacionin AppStore dhe gjithashtu dyqanin online për të blerë Apple Watch dhe MacBook-un e ri të kompanisë.

Përditësimi i fundit i Instagram-it sjell opsione të reja– Instagram ka njoftuar se ka lëshuar një përditësim të ri të aplikacionit të tyre mobil për platformën iOS dhe Android. Përditësimi sjell disa opsione të reja në pajisjet iOS dhe Android, dhe një nga dy opsionet kryesore janë Color dhe Fade. Versioni i fundit i Instagram-it tanimë është në dispozicion në Google PlayStore, kurse përditësimi për iOS pritet të shfaqet ditët e ardhshme në iTunes.

Apple PhotosApple lëshon përditësimin OS X 10.10.3 Yosemite– Apple ka lëshuar përditësimin e softuerit të tyre për Mac, OS X 10.10.3 Yosemite, i cili sjell programin e ri Photos (për fotografi) në Apple Mac. Photos është zhvilluar për të zëvendësuar programin iPhoto dhe Aperture, ku do të ruaj të gjitha fotot tuaja në Apple iCloud, versioni OS X 10.10.3 posedon gjithashtu edhe shumë karakteristika të reja të cilat janë… /ameble

Samsung “inboxing” shfaqë brendësinë e S6 Edge

Samsung “inboxing” shfaqë brendësinë e S6 Edge

Tashmë jemi mësuar të shohim video të shpaketimit të produkteve të ndryshme e sidomos telefonave. Por, ajo çfarë Samsung ka bërë për ne është një video në të cilën është shfaqur brendësia e Samsung Galaxy S6 Edge.

Në këtë video, shfaqen pothuajse të gjithë elementet dhe mënyra se si është ndërtuar S6 Edge, duke filluar nga skaneri biometrik i vendosur në pjesen e përparme, më pas vjen ekrani fleksibil Super AMOLED, i cili është i mbrojtur me 3D Gorilla Glass 4. Bateria 2,600mAh me spiralen wireless për mbushjen e baterisë, më pas kamera e pasme 16MP dhe kamera e përparme 5MP.

Video e publikuar nga Samsung është quajtur S6 edge In-boxing. /ameble

[youtube id=”X95EQIftcWY” width=”600″ height=”350″]