Ashton Kutcher and LenovoVitin e kaluar kur Lenovo kishte paraqitur në prezantim aktorin Ashton Kutcher si një “inxhinier të teknologjisë” për ndihmë në hartimin e tabletit të tyre Yoga, të gjithë kanë menduar se është vetëm reklamë. Si duket kjo ishte gabim. Aktori, i cili portretizoi edhe rolin e Steve Jobs-it, thuhet se do të luajë një rol aktiv në zhvillimin e një serie të re të smartphone-ve për Lenovo, ka deklaruar kompania për Re/code.

Ndryshe nga partneriteti i Alicia Keys me BlackBerry-n, Ashton Kutcher këtu do të ketë një rol më shumë se fytyrë reklamuese. Para se të bëhej aktor, Ashton kishte studiuar inxhinierinë biokimike në Universitetin Iowa. Ai ka investuar edhe në një numër të startup-ve të njohura, duke përfshirë Uber dhe Foursquare.

Kompania nuk ka dhënë detaje në lidhje me serinë e këtyre smartphone-ve, duke thënë se ende jemi në fazën fillestare. Është gjithashtu e paqartë nëse do të dalin si produkte të Lenovo-s apo si Motorola. Lansimi zyrtar është planifikuar të ndodh gjatë këtij viti. Për më shumë detaje mbetet të shihet në të ardhmen. /ameble