SHPËRNDAJE

Bateria Li-ionKur është rasti për përzgjedhjen e një smartphone-i, fuqia e baterisë së tij luan një rol të rëndësishëm në blerje. Edhe po të jenë të gjitha karakteristikat tjera harduerike të mira nuk është e pranueshme, nëse bateria e këtij smartphone-i nuk zgjat më shumë se gjysmë dite.

Për momentin ka shumë zgjidhje të baterive, por diçka që është duke bërë kompania teknologjike StoreDot nuk keni dëgjuar asnjëherë! Kjo startup kompani se fundmi ka prezantuar një teknologji të re të baterisë, për të cilën pretendojnë se bateria ri-mbushet me rrymë brenda vetëm një minute.

Kjo teknologji ishte një lloj zbulimi aksidental, pasi që hulumtimi origjinal ishte menduar për nanoteknologji në përdorimin e sëmundjes Alzheimer. Dhe kështu studiuesit zbuluan një molekulë të caktuar peptide me vëllim të lartë, e cila në thelb u mundëson atyre të absorbojnë mbushje më të shpejtë se sa tjerët, duke çuar kështu në kohë më të shpejtë për ri-mbushje të baterive.

Për momentin StoreDot është thënë të jetë në bisedime me prodhuesi të smartphone-ve dhe po presin marrëveshje me të paktën një ose dy prej kompanive, deri nga fundi i vitit. Natyrisht, se ata nuk kanë njoftuar për cilat kompani bëhet fjalë, mirëpo shpresojmë se do të marrim vesh në të ardhmen. /ameble

SHPËRNDAJE