SHPËRNDAJE

BlackBerry Messenger (BBM) për iOS dhe Android është lansuar para dy ditë dhe për aq shkurt ka arritur të bëhet një nga top tri aplikacionet pa pagesë për pajisjet iOS. Pavarësisht pranisë së saj në top listën e iTunes-it, BBM për Android i duhet ende kohë për ta arritur të njëjtën sepse tani është në top 20 nga aplikacionet falas për këtë platformë.

BBM iOS Android

Vetëm 24 orë pasi lansimit në të dy këto platforma, kompania BlackBerry ka njoftuar se përdoruesit e pajisjeve mobile tashmë e kanë shkarkuar aplikacionin rreth 10 milionë herë.

Në përpjekje për të mbajtur serverët në funksion, BlackBerry ka ndryshuar strategjinë e shkarkimit duke u mundësuar përdoruesve për regjistrim paraprak. Kushdo që është i interesuar në shkarkimin e BBM për iOS apo Android mund të vizitoj faqen e kompanisë dhe të regjistrohet me email adresë,  BlackBerry pastaj do t’ju fus në listë dhe do t’ju lajmëroj nëpërmes email-it për të shkarkuar BBM.

Ka pas plotë dyshime për BBM nëse do të mund të konkurrojnë me shërbimet ekzistuese, të tilla si Kik, WhatsApp madje edhe iMessage, edhe sipas këtyre të dhënave ky duket definitivisht një fillim i mirë. |ameble|

SHPËRNDAJE