SHPËRNDAJE

Mbushës baterieNë qoftë se përdorni dy pajisje Android dhe iOS atëherë me siguri se keni edhe dy apo me shumë mbushës për të dy llojet. Përderisa pajisjet me platformën Android kanë bërë një punë të mirë kur është fjala të versioni i mbushësve me microUSB, Apple ende posedon një të vetin unik. Kjo mund të ndryshojë shumë shpejt, të paktën në Evropë, ku parlamenti i BE-së po bën presion për një ligj të ri që do të ketë një mbushës të përbashkët për të gjitha pajisjet mobile.

Ky ligji nuk është vetëm për reduktimin e shpenzimeve të konsumit, por gjithashtu është edhe çështje për mjedisin. Nëse të gjithë përdoruesit posedojnë një ose maksimum dy mbushësa, në vend të katër ose pesë siç nevojiten aktualisht për smartphone të ndryshëm, tablet, kamera digjitale dhe pajisje të tjera, atëherë me ketë ligj mund të zvogëlohen mbeturinat dhe të ndihmohet për mjedisin.

Zgjedhja më e mirë do të ishte për të pasur një version standard microUSB, pasi që sot shumica e pajisjeve mobile veç posedojnë një të tillë. Megjithatë, edhe një mini switch mund të jetë çështje për Apple, e cila posedon mbushësin e vet, ngjashëm siç ka bërë Nokia për disa nga pajisjet e saj, si për tabletin Lumia 2520.

Nëse ligji aprovohet, atëherë shtrohet pyetja nëse Apple do të ofrojë dy standarde të ndryshme të mbushësve, një për Evropë dhe një për pjesën tjetër të botës, apo thjeshtë do të kthej të gjitha në microUSB ose çfarëdo metode tjetër që i caktohet nga Komisioni Evropian. E gjitha kjo mbetet të shihet në të ardhmen e afërt. /ameble

SHPËRNDAJE