Sot, lehtë mund të gjejmë pajisje mobile që posedojnë deri në 3GB RAM, ku sa më shumë RAM e ndihmon pajisjen për të qenë më fluid dhe më të shpejt se sa pajisjet me më pak RAM. Vitin që po vjen, pritet të shohin pajisje me 4GB RAM, duke ju falënderuar kështu teknologjisë së re që ka zhvilluar Samsung.

Samsung 8 Gigabit LPDDR4 DRAM

“Çipi i ri 8Gb LPDDR4 mundëson të arrihet 4 GB LPDDR4 reale,” shpjegon Samsung. Çipi 8GB LPDDR4 thuhet se është dy herë më i shpejtë se ai i mëparshmi DDR3 DRAM dhe përkrah “incizimin e videove UHD” me shumë lehtësi.

Zëvendës presidenti ekzekutiv për shitje në Samsung, Joo Sun Choi, tha se teknologjia e re do të ndihmojë të kontribuojë në “lansimin në kohë të ekraneve të mëdhenj UHD për pajisje mobile”.

Samsung nga fillim i 2015-tës do të filloj t’i shtyjë partneret e vet të prodhimit që të përdorin modulin e memories 4GB, ku gjithashtu thotë se pajisjen e parë me aq memorie mund ta shohim nga muaji mars, në ngjarjen vjetore MWC (Mobile World Congress) që mbahet në Barcelonë. /ameble