SHPËRNDAJE

Moto 360-8-AmebleTë gjithë ata që janë të interesuar si dhe kuptohet kanë mundësi t’i qasen Google Store-it në SHBA, pajisja smartwatch Moto 360 është në dispozicion për të blerë me çmim prej 165$.

Motorola Moto 360 vjen me ekran 1.56 inç me rezolucion prej 320 x 290 pikselëve i mbuluar me Corning Gorilla Glass 2.

Motorola Moto 360 ka të integruar procesorin TI OMAP 3, 512MB RAM memorie, 4GB hapësirë të brendshme dhe vjen me sistemin Android Wear OS.

Moto 360 mund të lidhet me smartphone-in ose tabletin me anë të Bluetooth 4.0 LE.

Motorola Moto 360 po ashtu ka të integruar edhe disa funksione me zë, që mundësojnë kryerjen e një numëri të madh të funksioneve të pajisjes duke e kontrolluar atë me komandën me zë “OK Google”. /ameble.com

SHPËRNDAJE