SHPËRNDAJE

Microsoft BUILDBiletat për konferencën Microsoft Build Developer 2014 dolën në shitje dje dhe kompania ka arritur t’i shes të gjitha brenda ditës së parë. Microsoft Build Developer 2014 zhvillohet në mes të datave 2 dhe 4 Prill në San Francisko dhe në ketë ngjarje Microsoft pritet të jap më shumë informata në lidhje me sistemin e ardhshëm operativ Windows 9.

Në ketë ngjarje përveç Windows 9, aty pritet të dëgjojmë edhe informacione në lidhje me platformën mobile Windows Phone. Kompania është ende në procesin e marrjes së biznesit të smartphone-ve nga Nokia dhe në ketë ngjarje gjithashtu pritet të dëgjojmë detaje rreth pajisjeve të para Lumia të prodhuara nga udhëheqja e Microsoft-it.

Microsoft ende nuk ka njoftuar se sa bileta kanë shitur gjatë ditës së djeshme për ketë konferencë, ku pjesëmarrja pritet të jetë e ngjashëm me vitin e kaluar, e cila duhet të jetë rreth 3000 zhvillues. /ameble