SHPËRNDAJE

Blackberry MakeoverKompania kanadeze BlackBerry ka njoftuar se ka formuar një komision të veçantë me bordin e drejtorëve që të gjejnë “alternativa strategjike” për të ngritur kompaninë, dhe njëra prej opsioneve ka qenë edhe shitja e kompanisë. Opsionet tjera përfshijnë partneritet dhe ndërmarrje të përbashkët por qe ende është e panjohur në detaje.

Kjo vjen pas lansimit të BlackBerry 10, një platformë e re krejt ndryshe që ishte shpresuar që kompania të arrij popullaritet dhe të bëhet konkurruese në treg. Por me raportimet se platforma e tyre është vetëm rreth 2.9 % në treg dhe pas mundjes nga Windows Phone e Microsoft-it që u ngrit në vend të tretë, atëherë kjo nuk është çudi pse kompania po kërkon për ndryshime. |ameble|

SHPËRNDAJE