HTC-One-M9-ConceptNjë artikull nga Bloomberg zbuloi disa detaje për smartphonin One M9 të HTC-së që do të prezantohet në eventin e 1 Marsit. Së bashku me këtë smartphone mund të prezantohet dhe smartwatch i parë nga HTC.

Në artikullin e Bloomberg flitet për një kamerë dhe eksperiencë audio të përmirësuar. Pajisja do të ketë një kamera 20MP si kamera kryesore, ndërsa kamera frontale do të ketë teknologjinë UltraPixel. Ky ndryshim i teknologjisë së kamerave ngjan me atë çfarë pamë në modelin Desire 826 të prezantuar në CES 2015.

Artikulli përmend shkurt dhe disa informacione për orën e parë të mençur nga HTC, e cila ka shumë gjasa të prezantohet së bashku me HTC One M9 në eventin e datës 1 Mars në Barcelonë. Detaji i vetëm për orën është integrimi më shërbimin fitness nga Under Armour. HTC tha disa ditë më parë se në pajisjet e vitit 2015 do të integrohej shërbimi nga Under Armour, një kompani që merret me performancën atletike.

HTC Smartwatch u konfirmua që në Tetor 2014 dhe kompani tha që ishte vonuar për lançimin e pajisjes në mënyrë që të kishte kohë për të krijuar dhe dizenjuar një pajisje sa më konkuruese në treg.

Këtu mund të lexoni përmbledhjen tonë të karakteristikave të HTC One M9. /ameble/