SHPËRNDAJE

CEBIT 2014 gatiNgjarja CeBIT paraqet një prezantim të plotë të produkteve të reja rreth Teknologjisë së Informacionit, e cila gjithashtu bashkon kompanitë të mëdha të cilat ketë panair e shohin si një vend të mirë për të publikuar të rejat e tyre. Ky panair masiv më i madhi në Evropë për Teknologji mbahet në Hannover Messe të Gjermanisë nga 10-14 Mars 2014.

Në CeBIT marrin pjesë mbi 4000 ekspozues nga 70 vende të botës, dhe më shumë se 137700 vizitorë nga 120 vende të botës. Qindra kompani të teknologjisë në botë do të shfaqin produktet e tyre të fundit, duke përfshirë IBM, Microsoft, Intel, HP, Toshiba, Samsung si dhe shumë të tjerë.

Edhe kësaj herë, viti i pestë me radhë STIKK (Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të komunikimit të Kosovës) do të marrë pjesë në ketë panair, aty do të jetë me qëllim të promovimit të Kosovës si një destinacion i përshtatshëm për eksport të shërbimeve. STIKK do të jetë së bashku me AdaptivIT, Harrisia, ICK (IziSurvey dhe ZagApps). Gjate këtyre pese ditëve, kompanitë anëtare të STIKK do të kenë mundësi të takohen me partnerë/investitorë potencial, të promovojnë kompanitë si dhe sektorin e TIK të Kosovës si një destinacion potencial për eksportin e shërbimeve.

Pjesëmarrjen e STIKK-ut dhe të kompanive anëtare këtë vit e kanë përkrahur: SPARK-u, GIZ, Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze si dhe APIK-u (Agjencioni për Promovim të Investimeve në Kosovë). /ameble