SHPËRNDAJE

Angel M and CameronNgjarja me e madhe për Teknologji në Europë CeBIT është hapur zyrtarisht në qytetin gjerman të Hanoverit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel të dielën në mbrëmje ka marr pjesë në hapjen e kësaj ngjarje duke theksuar rëndësinë e realizimit dhe rregullave të përbashkëta evropiane për mbrojtjen e të dhënave. “Kjo duhet të jetë një temë e bisedimeve intensive me partnerët tanë amerikanë,” tha ajo në fjalën e saj të hapjes.
Që nga Qershori 2013, të dhëna kanë rrjedhur nga ish-kontraktori i NSA Edward Snowden i cili ka shpjeguar që në shkallën masive Agjencia për Siguri Kombëtare e Shteteve të Bashkuara  (NSA) dhe ajo Britanike (GCHQ) kanë mbledhur të dhëna të telefonisë dhe internetit nga qytetarët, duke spiunuar kështu edhe telefonin celular të kancelarës Merkel. Këto raportime kanë shkaktuar një debat global për mbrojtjen e privatësisë në internet.

Në anën tjetër kryeministri britanik David Cameron nuk ka përmendur çështjen e të dhënat gjatë fjalës së tij të hapjes. Britania është vendi partner zyrtar në ngjarjen CeBIT që zgjatë pesë ditë, e cila këtë vit është përqendruar në temën “datability”, që do të thotë aftësinë e përdorimit të shpejt dhe me përgjegjësi të sasive të mëdha të të dhënave, ka thënë ai.

Si pjesë e hapjes, David Cameron u përqendrua gjithashtu në mënyrat se si Gjermania dhe Britania mund të kombinojnë ekspertizën e tyre për të bashkëpunuar për ide të reja dhe inovacione. Ai njoftoi për një projekt të përbashkët britaniko-gjerman për të zhvilluar një rrjet të ri celular më të shpejtë i cili do të mundësonte një film të plotë dhe të gjatë për tu shkarkuar nga interneti për pak sekonda.

Rrjeti i ardhshëm i gjeneratës së pestë apo 5G, gjithashtu do të jetë një bashkëpunim në mes Universitetit Dresden të Gjermanisë, Universitetit Mbretëror të Britanisë në Londër dhe Universitetit Surrey.

Nga Cameron janë përmendur edhe disa fusha tjera të bashkëpunimit mes shteteve evropiane. /ameble

SHPËRNDAJE