Gazetarët e teknologjisë nga e gjithë bota, këto ditë kanë zbarkuar në Las Vegas për ngjarjen e madhe për teknologji CES 2015. Kjo ngjarje zyrtarisht fillon nesër dhe vazhdon deri në fund të javës. Startups dhe gjigantët e teknologjisë do të krijojnë guzhma nëpër sallat e kësaj ngjarje, duke treguar së çfarë pritet të kemi në 2015-tën.

CES 2015

Nëse ju intereson se çka mund të na sjellin ata, më poshtë kemi bërë një përmbledhje të shkurtër:

Smartphone

Zakonisht, emrat e mëdhenj të smartphone-ve në kësi lloj ngjarjesh dëshirojnë të kenë datat e tyre të veçanta për prezantimin e produkteve. Përderisa këtu nuk do të shohim asgjë nga Apple, ne mund ta presim Sony-in e cila në një konferencë të saj që ka paralajmëruar të mbahet sot me 5 Janar, do të na njoftoj për smartphone-in Sony Xperia Z4. Nëse bazohem nga modelet e kaluara të Xperia-s, nga Z4 mund të pritet kamera më e fuqishme, procesori, pajisja e papërshkueshme nga uji si dhe pritet të vijë me versionin e fundit Android 5.0 Lollipop.

Një lojtar tjetër i madh në kategorinë e smartphone-ve në ketë ngjarje është edhe LG-ja. Sot më herët kemi raportuar se nga kjo kompani sipas posterave është konfirmuar smartphone-i G Flex 2.

Edhe Xiaomi është një kompani tjetër që është e pranishme në ketë ngjarje. Kjo kompani kineze ka fituar famë gjatë vitit që shkoj me lansimin e smartphone-it Mi 4, dhe kështu edhe kësaj radhe pritet të vazhdoj me vrullin e saj me prezantimin e smartphone-it Mi 5.

Përderisa Samsung ka konfirmuar pjesëmarrjen në CES, ne do të presim dhe të shohim nëse kompania do ta prezantoj Galaxy S6. E njëjta gjë vlen edhe për HTC-në, e cila zakonisht për smartphone-at e saj të ri në vend të CES-it njofton në ngjarjen MWC, mirëpo asgjë nuk dihet.

Në ketë ngjarje pritet t’i shohim gjithashtu edhe kompani tjera të cilat nuk kanë si produkt primar smartphone-at, të tilla janë Kodak, Lamborghini etj.

Smartwatch (orë të mençura)

2014 ishte hera e parë ku orët e mençura (smartwatch) filluan të përdoren më të madhe nga përdoruesit, pas lansimit të softuerit Android Wear, orës Moto 360, LG G Watch, Pebble Steel, atij t’fundit Apple Watch etj. Sa i përket këtyre orëve nuk pritet asgjë nga Apple dhe Google për arsye se ato posedojnë ngjarjet e tyre të posaçme për këto produkte. Përderisa kompanitë e mëdha nuk kanë asgjë të re nga orët e mencura me siguri së kompanitë që si kemi dëgjuar kurrë do të vijnë më pajisje të reja të tilla.

Vetura

Veturat në ketë ngjarje nuk janë diçka e re (Audi gjithmonë aty posedon kabinën e vet që është mjaft spektakolare), me teknologjitë e re si Android Auto, automjete elektrike etj. Pra nga kjo presin më shumë lajme se zakonisht nga industrinë e automobilëve.

Përveç Audi, pritet edhe nga Ford, Toyota dhe Mercedes Benz. Të katër nga këta prodhues të automjeteve në të kaluarën gjithmonë kanë pasur një prani të konsiderueshme në ketë ngjarje. Sa për Apple CarPlay, kompania është bërë bashkë me Mercedesin, ku edhe pritet të dalin bashkë në një konferencë të paralajmëruar nga Mercedes sot pasdite.

Fotografi

Edhe pse thuhet së CES mund të jetë terreni kryesor për teknologjinë e kamerave, e që tradicionalisht nuk ka ndodhur kurrë, produkte të tilla të reja tanimë janë lënë në ngjarjet që në mënyrë tipike i përkushtohen fotografisë si Photokina ose ose organizime të pavarura të kompanive. /ameble