Intel tani zyrtarisht nuk do të mbështesë Linux-in në chip-in e tij të ardhshëm për laptopë dhe tableta. Kjo lë Windows 8 si Sistemin Operativ të vetëm që do të funksionoj më chip-in e Clover Trail Atom (procesor i optimizuar për Tablet).

Për të qenë të qartë, Linux teknikisht mund të funksionoj në Clover Trail për shkak se ai është një chip x86. Por është vështirë që ndonjë prodhues pajisjesh të marr mundimin për të bërë atë. Në vend të kësaj, Intel është duke i dhënë Windows 8 avantazhin e të qenit Sistemi Operativ i vetëm të cilin Clover Trail do ta mbështesë.

Intel ka konfirmuar në forumin e tij të zhvilluesve këtë javë se nuk do të mbështesë Linux-in për Cover Trail. Momentalisht tregu i pajisjeve mobile është i dominuar nga Android që është i bazuar në Linux, dhe iOS që është i bazuar në Unix. Duket se Intel dhe Microsoft do të vazhdojnë përpara së bashku në garën e pajisjeve mobile, e që deri më tani nuk kanë qenë shumë të involvuar në të.

Intel mund t’i jap Windows 8 një avantazh të vogël, por konkurrenca është ende mjaft e ashpër me Apple iOS dhe Google Android.

Mospërkrahja zyrtare e Linux nga Intel është pozicioni momental, mirëpo kjo mund të ndryshojë në të ardhmen. |techcrunch.com| [divider top=”0″]