SHPËRNDAJE

Cortana AndroidAsistenti digjital nga Microsoft, Cortana, aktualisht është në dispozicion vetëm në platformën Windows Phone dhe si duket Microsoft është duke e përgatitur versionin e saj edhe për platforma të tjera.

Sipas një raporti të fundit nga Reuters, Microsoft është fokusuar në një version të veçantë të Cortanes i cili do të jetë në dispozicion për të shkarkuar për pajisjet nga Apple dhe Android. Microsoft kishe njoftuar edhe më parë për planet e saja në lidhje me Cortanen, për integrimin e saj edhe jashtë platformës Windows Phone, si asistent digjital edhe për platformën desktop në sistemin e ri operativ Windows 10.

Apple dhe Google tashmë kanë ndihmësit e tyre digjitale, Apple e ka Siri dhe Google ka Google Now dhe Microsoft është duke kërkuar për të zgjeruar shërbimin e tyre në platformat e tjera jashtë Windows Phone.

Sigurisht kjo ende ka për t’u konfirmuar nga Microsoft, dhe po sa marrim më shumë informata mbi Cortanen dhe përkrahjen e saj për platformat iOS dhe Android, ne do të ju njoftojmë. /ameble.com

SHPËRNDAJE