SHPËRNDAJE

Samsung Note 2 ende mbetet një telefon/phablet mjaft i pëlqyer, edhe pse është i prapambetur në performancë dhe specifika. Falë grupit të programuesve Team Electron, Galaxy Note 2 është rikthyer me më shumë opsione të reja. Team Electron ka krijuar një ROM për Note 2 që përfshin shumë veçori të marra nga Note 4, si për shembull Ultra Power Saving Mode dhe opsionet Air Command. Ky ROM i përshtatur ka emrin DN4 (Ditto Note 4) sjell opsione të reja, ndërfaqen e re grafikë dhe shumë aplikacione të Samsung-ut që janë risi e Note 4.

Siç mund ta shihni në videoe më poshtme, Note 2 performon mjaft mirë me këtë ROM të instaluar.

https://www.youtube.com/watch?v=V3RPWVuDWUA

Pothuajse si çdo ROM tjetër edhe DN4 ka disa gabime. FM Radio nuk punon, ndërsa lidhja me Bluetooth ka probleme rastësore.

Nëse doni të instaloni këtë ROM të ri, vizitoni këtë forum XDA Developers dhe njihuni me të gjitha opsionet e reja dhe gjithashtu gjeni linkun për shkarkim. /ameble