SHPËRNDAJE

Të kesh një logo të veçantë është shumë e rëndësishme për një kompani, dhe Cyanogen Inc. duket se e ka kuptuar këtë gjë. Kompania ka maskotën e saj të veçantë për sistemin Android dhe tani ka krijuar dhe një logo që përshtatet me karakterin e kompanisë. Logoja është menduar gjatë dhe është domethënëse, edhe pse një vështruesi të thjeshtë ndoshta s’do t’i bëjë përshtypje.

Logoja përfshin 3 karakteristikat e Cyanogen: përshtatshmëria, siguria dhe kodimi i hapur (open source). Fatkeqësisht, nëse logoja nuk do të ishte shpjeguar, asnjë prej nesh nuk do ta kuptonte këtë fakt thjesht duke parë logon. C-ja në logo mund të dallohet dhe të lidhet me idenë e përshtatshmërisë (costumization). Ideja e sigurisë jepet nga fakti se e gjithë logoja i ngjan një vide, e cila të jep idenë e ndërtimit dhe sigurimit të sistemit.

Cyanogen koncepti

Logoja nuk do të zëvendësojë Cid maskotën, por do të bashkëpunojë me të. Cid do të jetë simboli i përdorur në komunitetin e CyanogenMod, komunitet i cili do të vazhdojë të funksionojë. /ameble

SHPËRNDAJE