SHPËRNDAJE

Samsung ka njoftuar për lançimin në treg të kamerës së re NX3000 Mirrorless e cila është si zëvendësim e modelit të më hershëm NX2000.

Samsung NX3000 është në dispozicion me lens 20-50mm dhe SEF-8 Flash për 479$ ose me 6-50mm F3.5-5.6 Power Zoom ED OIS  dhe SEF-8 Flash për 529$.

Samsung NX3000 është e pajisur me 20.3-megapikselë, sensorin APS-C CMOS, procesorin e imazheve DRIMe IV, përdorë kartelën SD dhe posedon teknologjinë e komunikimit NFC. Kamera e re Samsung NX3000 Mirrorless në pjesën e pasme është e pajisur me ekranin pa prekje që posedon masat 3-inç dhe siç ishte në modelin NX2000 ekrani kapacitiv me prekje  3.7-inç.

Samsung NX3000 është në dispozicion në ngjyra të ndryshme, duke përfshirë të zezë, kafe dhe të bardhë dhe vjen bashkë me një kopje të Adobe Photoshop Lightroom 5 për të përmirësuar fotot edhe më mirë nëse është e nevojshme. /ameble