SHPËRNDAJE

Kompania Dell ka njoftuar për tri pajisje PC më Windows 8, duke i nxjerr ato në dispozicion para daljes së sistemit të ri operativ Microsoft Windows 8 që është paralajmruar të prezantohet zyrtarishtë më 25/26 Tetor.

Nga këto tri pajisje e para është Dell XPS 12, një pajisje dy-në-një (two in one) që transformohet plotësisht nga laptop në një tabletë 12 inç, në një mënyrë shumë të lehtë dhe të thjesht duke rrokullisur atë në mbajtësen e vet. Ekrani ka rezolucion të plotë HD, dhe konfigurimin  e ka third-gen Intel Core i5, 4GB RAM dhe 128GB SSD. Çmimet fillojnë nga 1,199.99 $ (përafërsisht 926 €).

Pajisja e dytë është Dell XPS 27, një PC desktop më të gjitha-në-një (all in one), 27 inç më prekje 2560X1440. Ky model është më specifika mjaft të larta si, third-gen Intel Core i5, 6GB RAM, 1TB HD. Çmimet janë duke filluar nga 1,599.99 $ (rreth 1235 €).

Pajisja e fundit është Dell Inspiron 23, një pajisje tjetër më të gjitha-në-një (all in one). Siç po e shihni nga emri ky ka një ekran 23 inç, i cili ka rezolucion të plotë HD dhe kontroll te plotë më prekje. Posedon procesorë Intel Pentium G646, 4GB RAM, 500GB HDD që do të kushtojë 779,99 $ (rreth 600 €). Dell thotë se këto modele te reja janë aktualisht në dispozicion vetëm më para-porosi në SHBA, por shumë shpejt do të jenë në dispozicion edhe në vendet tjera. |ameble|

[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE
  • goni

    Po get Windows 8 ka me bo boom 🙂

  • isa

    sipas karakteristikave pajisjet nga DELLI do te jene lidertet konkurues ne treg

  • taulant

    te shofum se qysh po dalin kompjuterat e ri me win 8.

  • nexhi

    a thu a i bon konkurenc HP-se???? se niva qe edhe ata jon ka pregadtin pajisjet interesante me Windows 8.

  • nazzi

    HP ka probleme nuk e din as vet ata se ka jan…

  • dajti

    menxi po e pres Windows 8.

    • Haki

      Same

  • Haki

    Edhe unë pajtohem me Dajtin për sistemin e ri nga Windows 8. Në padurim e sipër jem.