SHPËRNDAJE

Kohët e fundit ka pasur disa ndodhi në lidhje me smartphone-t të njohur si infektues zjarri. Tani si duket edhe Samsung Galaxy S4 i është bashkuar këtij klubi.

galaxy s4 fire

Z. Du nga Hong Kongu ishte duke luajtur një lojë në smartphone-in e tij Galaxy S4 i cili papritmas shpërtheu në flakë. Nga paniku i krijuar ai e hodhi telefonin në dhomën e tij të cilën natyrisht e kishte kapur zjarri. Në këtë rast nuk kishte humbje jete përveç dëmeve materiale, raportojnë mediat.

Përdoruesi i smartphone-it Du pretendon se ishte duke përdorur aplikacione zyrtare të integruara në Galaxy S4 dhe nuk kishte përdor aksesorë të palës së tretë ose diçka të tillë.

Kompania gjigante Samsung, ka shprehur interesim për këtë çështje me ç’ rast do të fillojnë me disa analiza kimike në rrënoja për të parë se a ishin me të vërtet produktet e përdorura nga Du vërtet produkte zyrtare nga Samsung-u.|ameble|

SHPËRNDAJE