Nexus-6-defective-back-plate-640x410Nëse keni fatin të zotëroni një Google Nexus 6, kini kujdes nga një defekt i cili u ka ndodhur disa prej zotëruesve të këtij smartphoni. Disa përdorues kanë raportuar në Internet se kapaku i Nexus 6 është hapur dhe është shkëputur nga ngjitësi. Pas këtyre raportimeve, një përdorues i faqes reddit.com, i cili gjithashtu kishte këtë problem në pajisjen e tij, kontrolloi dhe pa që bateria ishte zgjeruar duke shkaktuar që kapaku të shkëputej nga ngjitësi. Motorola është përgjigjur në Twitter duke thënë që “kanë parë disa smartphone Nexus 6 me kapakë të hapur”. Shumë përdorues janë përgjigjur se bateria në fakt është zgjeruar me kalimin e kohës, ndërsa të tjerë u shprehën që pajisja e tyre e kishte këtë defekt që kur e panë për herë të parë.

Meqë ky defekt është dukshëm një defekt në prodhimin e pajisjes, nëse dikush prej jush ka Nexus 6 me të njëjtin defekt, ju sugjerojmë të kontaktoni me grupin e Kujdesit ndaj Klientit në Motorola. Duket që Motorola dhe kompanitë celulare janë treguar të kujdesshëm për të ndërruar smartphonet me defekt për të mbajtur klientelën të kënaqur./ameble