Diten e djeshme Kompania Sony ka shfaqur disa prej produkteve të tyre në IFA 2012 që po mbahet në Berlin të Gjermanisë, kështu që do të mundohem t’ju paraqesim disa prej më të rëndësishmeve që u dalluan.

Sony së pari ka filluar të shfaqet me 4K Bravia HDTV 84-inc, me rezolutë 3840×2160, që do të jetë në dyqane nga fillimi i Shtatorit me një çmim të shtrenjtë, sipas thashethemeve.

Pas HDTV-s kanë zbuluar edhe smartphone-in e tyre të ri Xperia T, i cili do të shfaqet në filmin e ardhshëm “Skyfall” të James Bond-it në nëntor të këtij viti.

Telefoni përmban një kamerë 13MPix, me incizim të videove HD 1080p të plotë. Ekrani 4.6 inç HD, dhe procesorë 1.5 GHz Qualcomm Krait MSM8260-A Dual Core, vjen më 16 GB memorie e cila mund të rritet nëpërmes kartës mikro SD deri 32GB. Si një telefon i certifikuar nga PlayStation, automatikisht ka qasje në librarinë online të lojërave, si dhe qasje në mijëra filma përmes rrjeteve të ndryshme të Sony-it.

Më pastaj, Sony ka zbuluar Laptopin 10point multi-touchscreens që dominojnë në vargun e fundit të VAIO PC-ve, dhe kandidon më Sistem Operativ Windows 8.

Ky varg përfshin VAIO Duo11 me 11-inç , Vaio Tap20 i ri, Seria Vaio T dhe Seria Vaio L me 20-inç.
“Sony ka forcuar dhe zhvilluar versionet VAIO të saj VAIO line-up duke shtuar këtu një zgjidhje intuitive touch”, tha Ryosuke Akahane, president i VAIO-s nga kompania e Sony-t. “Kjo do të japë një përvojë unike përdoruesve të VAIO-s, e kombinuar me aplikacione bindëse dhe karakteristika të reja. VAIO Line-up i ri nga Sony, është shfaqur me Windows 8, dhe do të vihet në dispozicion nga fundi i Tetorit të këtij viti.

Sony ka zbuluar edhe tabletin e tyre Xperia Tablet S. Ky tabletë vjen me një ekran 9.4-inç, ekran SPI 1280×800, chipset Tegra 3, SD slot, 64GB e integruar, baterinë 6.000 mAh, dhe sistem operativ të Androidit 4.0 Ice Cream Sandwich. Tabletë vjen në një stil unik të hollë, Tableti S vjen më trashësi 0,35 dhe 0,48 inç, peshon rreth 600 gram, mund të përdoret edhe si remote universale. Tableta Sony do të jetë në dispozicion nga 7 Shtatori. Çmimet do të fillojë nga 400 dollar për modelin 16GB, 32GB do të jetë 500 dollar dhe 64GB për 600 dollar.

Gjithashtu duhet rrumbullaksuar disa pjesë interesante të ditës se djeshme nga Sony e cila ka shfaqur edhe ndegjojset (headset) 3D të quajtura Sony HMZ-T2 Personal me pamje 3D. (shih foton).

Kompania Sony gjithsesi se nuk ka përfunduar me këto produkte por vazhdon ende, kështu qe ameble do ti paraqesë ato në ditët e ardhshme. |ameble| [divider top=”0″]