SHPËRNDAJE

Google nuk është më një ueb portal vetëm për kërkim. Alternativa të tilla si Bing, Yahoo, Gjirafa (vendore) etj. ofrojnë mjete të ngjashme për të kërkuar në ueb. Megjithatë, shifrat nuk gënjejnë, ato sugjerojnë se shumica e përdoruesve të internetit në botë dhe vend zgjedhin Google.

Sot secili që përdor internetin e di që për të kërkuar diçka, normal duhet shtypur disa fjalë apo një frazë në kutinë brenda uebit dhe me poshtë paraqiten linçet sipas fjalisë. Por Google Search tani ofron shumë më tepër se një kërkim të thjesht.

Ajo ka paraqitur disa risi të ndryshme përgjatë viteve të fundit duke na jap mundësi për të gjetur informacione në mënyra edhe me të lehta. Në sajë të një kombinimi të moduleve Onebox e cila drejtpërdrejt i përgjigjet pyetjeve pa pasur nevojë që të klikoni në linçet tjera të jashtme dhe kështu e shfaq një grafikë me rezultatet.

Me poshtë kemi përmbledhur një listë të këtyre trikave nëpërmes Google Search që për secilin nga ne sot, ndoshta janë të nevojshme, të paktën për të kursyer kohën. Nëse i keni parë ose përdorur ndonjërën nga to (ose të gjitha) atëherë vërtet jeni një përdorues i shpeshtë i Google Search:

Clock (ora, koha)

Ka arsye të ndryshme pse nganjëherë ju nevojitet ta dini se sa është ora në një vend të caktuar në botë. Mund të keni takime online me ndonjë person në anën tjetër të botës dhe ju nevojitet ta caktoni orën, pastaj dëshironi të përcillni diçka drejtpërdrejt nga New York-u etj. Në këto pyetje ju përgjigjet Google Search duke shënuar Clock dhe vendin apo shtetin për të cilin ju intereson se sa është ora.

Lloji: “time [vendi]“. Shembull: “time new york”, “time london”, “time prishtina”

Time Newyork

Demographics (të dhënat demografike)

Nëse keni menduar ndonjëherë se sa njerëz jetojnë në një qytet të caktuar, vend apo edhe kontinent, atëherë nëpërmes kërkimit population në anglisht dhe vendi ku ju intereson shfaqen të dhënat.

  • Lloji: “population [vendi]“. Shembull: population kosova” 

Population Kosova

 

Alarm (alarmi)

Si njerëz që jemi, jemi të udhëhequr nga koha dhe oraret që vendosen mbi ne. Përreth nesh kemi orë dhe pajisje të ndryshme të dizajnuara për të matur kohën për një ose arsye tjetër. Edhe Google tani posedon një të tillë, me këto shkurtesat e saja nëpërmes Google Search ju mundëson të caktoni një orar ose një alarm të caktuar kohe për ndonjë rast të caktuar. Në Google Search shkruani:

  • Lloji: “set timer to [koha]“. Shembull: “set timer to 5 minutes”
  • Lloji: “set timer for [koha]“. Shembull: “set timer for 19:00”

Set timer

 

Weather (moti)

Kohët të fundit edhe tek ne moti është bërë i ndryshueshëm brenda ditës, nganjëherë jeni ulur ne kompjuter dhe siç jemi mësuar me Google Search ne shume shpejt mund të shikojmë motin nëpër mes tij për gjithë javën, vetëm me një fjalë të shkurtër kërkimi:

  • Lloji: “weather [vendi]“. Shembull: “weather tirana”, “weather prishtina”

Weather Tirana

Duke mos pasur fund me këto mundësi të reja qe i ofron Google Search, po ju përmendim edhe disa qe ndoshta mund të ju hyn në punë si:

  • Lloji: “translate [fjalia] to albanian “. Shembull: “translate hello to albanian”
  • Lloji: “sunrise [vendi] “. Shembull: “sunrise prishtina”
  • Lloji: “calculate [numra] “. Shembull: “calculate 5+5*5+5” ose çfarëdo formule
  • Lloji: “convert euros to dollars”
  • Lloji: “convert meter to inches” etj etj.

Nëse dini ndonjë që ju ka rënë ta përdorni na shkruani më poshtë. |ameble|

SHPËRNDAJE