SHPËRNDAJE

Dizajneri i parë i deritashëm në HTC, Scott Croyle po lë kompaninë Taivaneze për të punuar në projektet e tij. Lajmi është konfirmuar gjithashtu edhe nga HTC. Kompania e përshkruan atë si një “tranzicion afatgjatë”, ku Croyle do të punojnë në një rol të konsulencës që do të përqendrohet në projekte të veçanta afatgjatë.

Disa nga punët që ka kryer Croyle do të kalojnë tek Drew Bamford, i cili ka merret me softuer dhe shërbime dhe raporton drejtpërdrejt tek krye-shefi i kompanisë, Peter Chou.

“Drew Bamford është një udhëheqës me përvojë dhe i talentuar në HTC. Përveç detyrave të tij aktuale në zhvillimin e produkteve dhe analizave në eksperienca nga përdoruesit, Drew pritet të udhëheq edhe laboratorin kreativ të HTC-së dhe pritet të përqendrohet në produkte të reja inovative.” Thuhet se ky është njeri ndër ata që ka dizajnuar modelet e smartphone-ve të fundit HTC One M7 dhe One M8.

Si do që të jetë pozitën e Scott Croyle do ta ketë përkohësisht deri sa të gjendet personi i duhur për ketë pozitë në muajt e ardhshëm. /ameble

SHPËRNDAJE