SHPËRNDAJE

IPKO Foundation në bashkëpunim me Share Foundation dhe Dokufest kanë shpalosur sot detaje nga DOKU:TECH, projekti më i ri që do sjellë teknologjinë e internetin gjatë Dokufestit. DOKU:TECH është kampi katër ditor dedikuar teknologjisë dhe internetit që do organizohet gjatë festivalit Dokufest në Prizren.

DOKU:TECH eksploron dhe sfidon implikimet sociale të innovacioneve teknologjike përmes konektimit, përmbajtjes, transparencës dhe sigurisë. I vendosur në qytetin e bukur të Prizrenit, në Kosovë, kjo ngjarje do të sjellë në një vend folës, observues, hulumtues, dhe ndërtues me reputacion nga e gjithë bota për të folur për njohuritë e hapura, sigurinë digjitale, privatësinë, ndërrmarrësinë sociale, dhe biznesin. Ngjarja do u ofrojë mundësinë të gjithë pjesëmarrësve që në një mënyrë unike dhe inspiruese të dëgjojnë dhe sfidojnë folësit gjatë evenimenteve dhe të marrin pjesë në diskutimet plot gjallëri përgjatë programit.

Dokutech

Veton Nurkollari shprehi gëzimin e tij që një iniciativë e këtij lloji gjen vend në DokuFest 2014.

“DOKU:TECH është një rrjedhë interesante se si po zhvillohen programet paralele në DokuFest dhe ka qenë e natyrshme që një iniciativë ku do të diskutohet dhe flitet për teknologjitë e reja të gjej vend në një festival të filmit. Shumica e asaj se cfarë do të flitet në konferencë në një mënyrë apo tjetër ka lidhje me film dhe si e përdorin teknologjinë filmëbërësit sot. Shpresojnë që kjo iniciativë të jetë tradicionale dhe të vazhdojë të rritet në vitet e ardhshme”, tha Nurkollari.

DOKU:TECH do jetë vend edhe për të mësuar. Gjatë punëtorive që do organizohen në katër ditë, pjesëmarrësve do u ofrohen mundësi për të mësuar aftësi të reja se si të mbrohen në ambientin digjital, si të krijojnë blogjet personale, si të themelojnë kompaninë e tyre apo edhe si të prodhojnë birrën. / KultPlus /ameble

SHPËRNDAJE