SHPËRNDAJE

Don Mattrick ne ZyngaKompania Zynga të hënën ka njoftuar për emërimin e Don Mattrick si Drejtor Ekzekutiv të saj të ri që pritet të filloj nga 8 Korriku, i cili më parë ka punuar si udhëheqës për Interactive Entertainment Business në kompaninë Microsoft.

Mattrick në Zynga do të shërbejë gjithashtu si anëtar i bordit të kompanisë së drejtorëve, puna e tij do të jetë të rindez kompaninë e lojërave sociale, e cila u themelua në korrik të vitit 2007.

Mattrick për më shumë se 30 vjet ka qenë në industrinë e zhvillimit, ndërtimin dhe menaxhimit të bizneseve për lojëra argëtuese. Portofoli i tij përfshin një numër të titujve me reputacion, duke përfshirë Need for Speed, The Sims dhe FIFA në kohën kur ishte me Electronic Arts.

Zynga padyshim se sheh potencial të madh në përvojën e tij. Ish udhëheqësi i Zynga-s tha se punësimi i tij këtu është një hap drejt forcimit të kompanisë, si dhe një fuqi që do të shtyjë kompaninë në kapitullin e ardhshëm të saj. “Kjo është një fitore për njerëzit të cilët luajnë lojëra të Zynga-s,” tha John Doerr, Anëtar i Bordit të Drejtorëve në Zynga.

Zynga për ata që nuk e din është e njohur mirë më lojëra e famshme të saj si FarmVille, Mafia Wars dhe shumë tjera. |ameble|

SHPËRNDAJE