SHPËRNDAJE

DotA 2Sipas raporteve të fundit, DotA 2 gjatë kësaj fundjave ka arritur të thyejë rekordin 1 milionë të përdoruesve. Për ata që nuk e kuptojnë, i bie që në të njëjtën kohë ka pasur 1 milionë lojtarë që kanë luajtur DotA 2.

Në të vërtetë ky është një numër mjaft mbresëlënës, mirëpo duhet theksuar se është ende shumë larg prej lojës League of Legends. E fundit që ishte raportuar, League of Legends maksimumin që ka pas është në mes 5 – 7.5 milionë lojtarë në të njëjtën kohë, edhe pse këto shifra janë të vjetra. DotA 2 është mjaft mirë sepse ka arritur të mundë lojën Counter-Strike: Global Offensive e cila ka shënuar të ketë rreth 420.000 lojtarë në kohë të njëjtë.

Vitin e kaluar krijuesi i lojërave Valve ka njoftuar se në total kanë pasur deri në 7.86 milionë lojtarë të DotA 2, e që në atë kohë kanë arritur të mundin lojën World of Warcraft, edhe pse sot World of Warcraft posedon 10 milionë lojtarë aktiv në total. /ameble

SHPËRNDAJE