SHPËRNDAJE

SAN FRANCISCO – Kanë mbetur edhe pak orë para se Google të mbajë konferencën vjetore rreth “Innovation in the Open” dhe ngjarjeve te rëndësishme qe ndërlidhen me këtë kompani.

Konferenca e Google-it u jep mundësi zhvilluesve softuerik të shkëmbejnë dhe mprehin idetë e tyre me ato të inxhinierëve te Google-it. Duhet të kemi parasysh se në të kaluarën, në të njëjtën konferencë janë bërë publike shumë produkte dhe iniciativa të reja. Dhe këtë herë pritet të ndodh e njëjta gjë. Kompania Google do të mbaj konferencën te ndarë në dy sesione, të Mërkurën ne mbrëmje dhe te Enjten në mëngjes, ku personat kyç në kompani pritet të publikojnë Tabletët e ri nga Google, versionin më të ri të Android “JellyBean” siç edhe ju kemi njoftuar me herët, të ardhmen e sistemeve operative nga Google dhe gjithashtu lajme rreth synimeve të tjera vjetore.

Ameble do të jetë në pritje të kësaj ngjarje të madhe së bashku me ju, dhe sapo të mbaroj konferenca e Google ne do të ju njoftojmë me të gjitha ngjarjet e rëndësishme që do te jenë pjese e saj.

Ketë ngjarje, drejtpërdrejt mund ta shihni gjithashtu tek ne (kliko Play më poshtë, nga ora 18:30):

[youtube id=”_PmU9mpdnqM” width=”600″ height=”350″]

E Plotësuar: Për ata qe nuk kanë pas mundësin ta shohin drejtpërdrejt:

[youtube id=”OxzucwjFEEs” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE
  • Bedriu

    Ok le ta shohim cfar po na ofron Google kete here

  • Reali

    updatein e androidit po se po

  • Arbeniinitivisht

    Wow, google definitivisht sjan normal. Cka ka met pa u zbulu nkete bote ?