SHPËRNDAJE

Microsoft është duke mbajtur një konferencë shtypi në Nju Jork, gjatë së cilës pritet të prezantohen disa tablet të ri Surface. Ngjarjen e drejtpërdrejt mund ta shikoni nëpërmes këtij linku.

Thashethemet deri më sot ishin të ndryshme, disa sugjeronin një tablet Surface Mini 8-inç, kurse disa pretendime tjera ishin se Microsoft mund të nxjerr modelin e ri Surface Pro 3 të përditësuar me ekran më të madh, ose edhe Surface 3 që posedon platformën Windows RT.

Tani, thashethemeve u erdhi fundi dhe pajisja e parë që është shfaqur në ngjarjen e tanishme është tableti Surface Pro 3 krejtësisht i ri. Modeli i ri Surface Pro përmban një ekran të madh 12-inç dhe një dizajn krejtësisht të hollë që është vetëm 9.1 milimetra i trashë. Gjithashtu ka një kickstand të ri që mban pajisjen në çdo kënd.

Surface Pro 3 (1)

Surface Pro 3

E plotësuar (21/05/2014 – 09: 45): Microsoft thotë se ky model i ri përmban karakteristika absolutisht të larta, ekranin që është rritur në 12-inç me rezolucion 2160 x 1440 pikselë, pajisja mund të llogaritet edhe si zëvendësim i një laptopi.

Nga ana harduerike Surface Pro 3, vjen me tri opsione të procesorëve Intel Core i3, Core i5 dhe Core i7, gjithashtu ekziston zgjedhja prej 4GB ose 8GB RAM. Ndërsa nga hapësira e brendshme për ruajtjen e të dhënave vjen duke filluar nga 64GB dhe shkon deri 512 GB. Posedon slotën micro SD, portën USB 3.0, WiFi, Bluetooth 4.0 LE dhe kamerën frontale dhe të pasme me 5-megapikselë Full HD 1080p.

Përveç tabletit si pajisje, Microsoft ka njoftuar edhe për pjesën shtesë Dock-in që ju mundëson të përdorni pajisjen si kompjuterë normal. Kjo ju mundëson të shtoni gjëra të tjera shtesë, si tastierë apo maus me kabull, përdorni portet shtesë USB etj. Krejt në fund, Microsoft ka njoftuar edhe për lapsin e ri “Pen” për ketë model të Surface-it i cili mund të jetë shumë i nevojshëm për përdoruesit, dhe nuk ka qenë në modelin e më hershëm.

Çmimet e këtij tableti fillojnë nga 799$ për modelin me procesor Core i3 dhe 1949$ për modelin me karakteristika më të larta i cili vjen me procesor Intel Core i7, 8GB RAM dhe 512GB HDD. Microsoft me shitjen e tabletit të ri do të fillojë nga data 20 Qershor, edhe pse mundësinë për para-porosi e ka hapur nga tani nëpërmes uebfaqes së tyre për tabletin. /ameble

Një video për të është publikuar menjëherë nga Microsoft:

SHPËRNDAJE