Microsoft SignMinistria e Administratës Publike dhe ajo e Arsimit, nesër do të nënshkruajnë një memorandum mes këtyre dy ministrive, me Microsoft-in.

Qëllimi i këtij Memorandumi është të formalizohet korniza e bashkëpunimit në mes MAP, MASHT dhe Microsoft-it, me ç’rast do të mundësohet qasje dhe pjesëmarrja më e madhe në programet, në trajnimet, resurset dhe mjetet teknologjike të cilat janë pjesë e nismave globale të Microsoft-it, YouthSpark dhe programi Partner në Mësim.

Sipas kësaj komunikate së bashku do të analizohet përparimi i institucioneve dhe individëve të caktuar, do të promovohen tendencat pozitive, me qëllim që të sigurohet implementimi i teknologjive të reja të cilat do të mundësojnë novacione, përvoja të reja dhe arsim më të mirë.

“Memorandumi do të japë dimension të ri, më të thellë dhe më cilësor të bashkëpunimit me Microsoft që do të thotë intensifikim të bashkëpunimit të suksesshëm të deritanishëm. Në tre vitet e ardhshme, në partneritet dhe bashkëpunim me qeverinë, me universitetet, me organizatat joqeveritare dhe me një numër të madh të kompanive, do të krijohen shumë mundësi për të rinjtë në Kosovë, duke e nxitur zhvillimin e potencialeve te nxënësit, studentët si dhe mësimdhënësit”, thuhet në komunikatë. /gazetaexpress