Microsoft Lumia në llogarinë e tyre të Twitter-it ka konfirmuar se të gjitha pajisjet e tanishme me Windows Phone 8, duke përfshirë edhe Nokia edhe Microsoft Lumia do të përditësohen në të ardhmen me versionin Windows 10.

“Ne planifikojmë në të ardhmen të përditësojmë të gjitha pajisjet Windows Phone 8 me Windows 10,” ka shkruar kompania në një cicërimë, duke u përgjigjur në një pyetje nëse modelet e tanishme Nokia Lumia do të marrin versionin e ri Windows 10.

Kompania në Twitter në mënyrë specifike ka komentuar për Lumia-n dhe të ardhmen e saj. “Nuk do të jetë vetëm Windows 10 i cili do të përditësohet në të gjitha pajisjet Lumia Windows Phone 8, ne në të ardhmen ne do të nxjerrim edhe modele tjera të reja me Windows 10!”, ka shkruar kompania ditë më parë.  

Megjithatë nuk është dhënë asnjë detaj apo kohë për nisjen e përditësimeve me Windows 10 për smartphone. /ameble