SHPËRNDAJE

BlackBerry-assistantBlackBerry sot zyrtarisht ka zbuluar asistentin me zë që, ngjashëm siç është Siri, Google Now dhe Cortana, që ju mundëson përdoruesve të komunikojnë me smartphone-at e tyre duke përdorur komandat me zë. Zyrtarisht është emëruar BlackBerry Assistant dhe si softueri Microsoft Cortana, është bërë për të shërbyer si një asistent personal për përdoruesit e smartphone-ve.

Në një blog postim të shkurtër të tyre, kompania ka shpjeguar disa nga opsionet e përdorimit BlackBerry Assistant, por nuk e ka shpjeguar në detaje se çfarë mund të bëjë. Përdoruesi mund t’i kërkoj softuerit që të lexoj email-a të ri, për shembull, ose të kontrolloj motin. Gjithashtu mund të përdoret për të dërguar mesazhe, të rregulloj orare, hap ndonjë aplikacion specifik, si dhe shumë tjera.

BlackBerry nuk ka shkruar nëse posedon mundësin e kërkimit me pyetje, por është thënë se për me shumë detaje pritet të jepen në kohën kur të lansohet versioni përfundimtar i BlackBerry 10.3. /ameble