Kur është puna të orët e mençura (smartwatch), Google ka platformën e tyre Android Wear që është një version i ri i Android-it i zhvilluar për pajisjet smartwatch. Edhe Apple Watch tanimë posedon platformën e modifikuar të iOS-it. Tizen në anën tjetër është një lojtarë në treg dhe gjendet në Samsung Galaxy Gear dhe Gear 2.

Ndërsa LG e cila ka lansuar pajisjet e saj smartwatch G Watch dhe G Watch R i ka realizuar me platformën e Google-it Android Wear, por si duket edhe kjo kompani ka në plan të lansoj platformën e vet për smartwatch të bazuar nga WebOS. Ky lajm vjen nga një ueb-faqe e cila është për zhvillues të LG-së dhe nëpërmjet portalit The Verge të cilët kanë parë ketë imazh (shih më poshtë), ku është shfaqur një zog që mban një orë në kurrizin e vet.

LG WebOS

 

Tani që kjo ueb-faqe ka rënë (nuk funksionon) ne vetëm mund të spekulojmë, mirëpo në bazë të kësaj një gjë është e sigurt që LG është duke punuar në një platformë të veten për smartwatch.

Sa i perket krejt ksaj, nga vetë kompania ende nuk është konfirmuar asgje. /ameble